LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video qesharake/ Deputeti i opozitës lë nam në Kuvend: Kur isha kaçurrel qerasja fëmrat me whisky

6 Mars 2020, 15:36, Politikë CNA
Video qesharake/ Deputeti i opozitës lë nam në Kuvend: Kur isha

Disa deputetë të ?opozites së re? ,  të dalë nga listat e PD-së,  kanë ngjallur vëmendje të gjërë të publikut, dhe kjo jo për shkak se kanë sjellë një frymë të re në Kuvend.

Pas videos qesharake të deputetes, Majlinda Halilaj, me fjalimin e saj epik për ?Koorporatën e Investimeve?, radha është e një tjetër deputeti të listës Basha.

Bëhet fjalë për Kostaq Papa i cili gjatë ditës së djeshme, teksa mbajti fjalim në Kuvend, lidhur me krimet e fundit ndaj grave,  rreket të kërkojë falje në emër të meshkujve, por ngatërrohet dhe bëhet çorap duke dalë në fund në përfundimin se ?ishte një kohë, kur ai i jepte vajzave pranë tij më shumë uiski dhe pije të mira sesa ujë?.

?Të gjithë duhet të jemi pak më xhentëlmen meqenëse kanë ndodhur disa gjëra në lidhje me femrat periudhën e kaluar.

Femrave duhet ‘u kërkojmë ndjese edhe kur kemi të drejtë. Respekti im është. Unë di të kërkoj ndjesë për këdo, dhe aq më tepër për femrat, sepse në rininë time të gjitha femrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurela por kur kisha dhe para, kanë pirë më shumë ujë, kanë pirë më shumë wisky ose pije më të mira sesa uji?, thekson deputeti i listës Basha në fjalimin që gajasi gjithë Kuvendin./CNA.al

Fjalimi ?bombë? i deputetit ?Don Zhuan?/ Kur kisha kaçurrela dhe lekë, femrat pranë meje pinin më shumë uiski se ujë  

Lajmet e fundit nga