Connect with Us

Video qesharake/ Deputeti i opozitës lë nam në Kuvend: Kur isha kaçurrel qerasja fëmrat me whisky

Politikë

Video qesharake/ Deputeti i opozitës lë nam në Kuvend: Kur isha kaçurrel qerasja fëmrat me whisky

Publikuar

-

Disa deputetë të “opozites së re” ,  të dalë nga listat e PD-së,  kanë ngjallur vëmendje të gjërë të publikut, dhe kjo jo për shkak se kanë sjellë një frymë të re në Kuvend.

Pas videos qesharake të deputetes, Majlinda Halilaj, me fjalimin e saj epik për “Koorporatën e Investimeve”, radha është e një tjetër deputeti të listës Basha.

Bëhet fjalë për Kostaq Papa i cili gjatë ditës së djeshme, teksa mbajti fjalim në Kuvend, lidhur me krimet e fundit ndaj grave,  rreket të kërkojë falje në emër të meshkujve, por ngatërrohet dhe bëhet çorap duke dalë në fund në përfundimin se “ishte një kohë, kur ai i jepte vajzave pranë tij më shumë uiski dhe pije të mira sesa ujë”.

“Të gjithë duhet të jemi pak më xhentëlmen meqenëse kanë ndodhur disa gjëra në lidhje me femrat periudhën e kaluar.

Femrave duhet ‘u kërkojmë ndjese edhe kur kemi të drejtë. Respekti im është. Unë di të kërkoj ndjesë për këdo, dhe aq më tepër për femrat, sepse në rininë time të gjitha femrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurela por kur kisha dhe para, kanë pirë më shumë ujë, kanë pirë më shumë wisky ose pije më të mira sesa uji”, thekson deputeti i listës Basha në fjalimin që gajasi gjithë Kuvendin./CNA.al

Fjalimi “bombë” i deputetit “Don Zhuan”/ Kur kisha kaçurrela dhe lekë, femrat pranë meje pinin më shumë uiski se ujë  

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Anisa Bahiti: Mos e gjuani me gur LSI, ajo ju bëri milionerë!

Publikuar

-

Nga

Anisa Bahiti: Mos e gjuani me gur LSI, ajo ju bëri milionerë!

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim në Elbasan, Anisa Bahiti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, për largimet e anëtarëve të LSI nga kjo parti duke iu bashkuar PS.

Në shkrimin e saj ajo shprehet se këta individë po largohen pasi u bënë milionerë nga LSI dhe se partia për ta ishte si hotel me 5 yje.

‘Disa nga njerëzit më të pushtetshëm të LSI ndër vite po largohen dhe më e bukura është se, bëjnë sikur kanë qenë të persekutuar.

Po largohen ata që LSI e kanë pasur më shumë se shtëpinë e tyre, ata që e kanë pasur hotelin e tyre, ose me saktë, suitën me 5 yje . Ata që, kur ishte Berisha në pushtet, ishin drejtorë, deputetë, ministra e kryetarë bashkie e minibashkie. Ata që, kur ishte LSI me Ramën në pushtet, ishin sërish ministra, deputetë e drejtorë. Po largohen duke e gjuajtur LSI me gurë, kur në fakt ata morën vetëm të mira materiale dhe pushtet personal prej saj, ata që mijëra të rinj shqiptarë, një ndër të cilët edhe unë, që votojnë ndër vite, u kanë zënë rrugën dhe i kanë marrë peng të ardhmen. Po. Sepse në pushtet ata favorizonin karrierën e nipave, mbesave, vëllezërve dhe të përkëdhelurve të tyre. Në të njëjtën kohë që deputeti i Beratit ishte Ministër, ishte dhe deputet dhe kishte vëllain drejtor të targave dhe patentave të qarkut të Durrësit. Kështu dhe shume të tjerë…

Fatkeqësisht ata për shumë kohe gëzuan mbështetjen dhe mbrojtjen deri në sektarizëm dhe krahinalizëm të drejtuesve të LSI. Aq i dhimbshëm është ky fakt sa, këta mysafirë të “hotelit me 5 yje” po largohen pa paguar, duke ja lënë borxhet në kurriz elektoratit, anëtarësisë dhe rinisë së partisë. Sërish askush nuk u kërkon ndjesë atyre mijëra vetëve për deputetët,ministrat dhe drejtorët të cilët iu vunë mbi kokë ndër vite .

LEXO EDHE:  Del video/ Pamje të frikshme, ja si ndodhi aksidenti te Ambasada Italiane

LEXO EDHE:  Del video/ Pamje të frikshme, ja si ndodhi aksidenti te Ambasada Italiane

Ishin po ata drejtues që nuk pyetën asnjë ditë elektoratin dhe anëtarësinë a duhet të largoheshin nga parlamenti, a duhet të braktisnin zgjedhjet e pushtetit vendor, duke i lënë njerëzit rrugëve të vetmuar përballë pushtetit më të çmendur të të gjitha kohërave të ortakëruar me oligarkinë vendase.

Për çdo kënd që kishte mendimin ndryshe për këto dy çështje automatikisht kishte një dënim, “pushkatim” politik nga sekti drejtues, pavarësisht kontributeve ndër vite dhe mbështetje pa kusht ndaj deputeteve, drejtorëve dhe ministrave që po i braktisin sot duke shkuar tek “Rilindja”.

Fatmirësisht autorja e këtij shkrimi nuk është më pjesë e asnjë strukture drejtuese të LSI dhe është drejtuese e një media modeste rajonale, si e tillë u bën dy thirrje atyre që po ikin; së pari, mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë. Dhe të rinjëve ; votojeni LSI-në sa më shumë por vetem nëse ajo ka një program konkret dhe strategji reale për ju . Dhe mbi të gjitha kërkojini llogari drejtueseve që të mos ju vënë më në krye vetëm ata që iu përmbushin oreksin sektit të tyre dhe të kërkojnë ndjesë me fakte dhe jo vetëm me fjalë për milionerët që po e shkelmojnë duke ikur tek “Rilindja”!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi akuza Veliajt/ Po tenton të blejë njerëzit e LSI, i josh me punësime në Bashki

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi akuza Veliajt/ Po tenton të blejë njerëzit e LSI, i josh me punësime në Bashki

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me disa banore te kryeqytetit hodhi akuza ndaj Bashkisë së Tiranës, se po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI-së.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi akuzoi drejtpërdrejt Erion Veliajn duke thënë se ai tentoi të blejë ish-deputeten Silva Caka.

“Dje kemi qeshur dhe kemi lluar të bëjmë barcaleta tashmë sepse ju janë turrur të gjithë njerëzve që janë protagonistë apo individë të LSI apo LRI dëgjojmë dhe qeshim nga ana tjetër e telefonit sesi drejtorë të bashkisë marrin dhe ju premtojnë vende punë anëtarëve të LSI për t’i futur në Bashkinë e Tiranës.

Ose më qesharakja është sesi Lali Eri fton Silva Cakën, deputeten e LSI, dmth janë këto janë banalitete që gjejnë vemje politike të cilat faktikisht Shqipëria për hir të së vërtetës e ka këtë defekt.

LEXO EDHE:  Paris Hilton tregon linjat e saj sensuale në videon e ‘Love’

LEXO EDHE:  “Rama provokoi”/ Deputetja demokrate hedh dritë mbi incidentin në Kuvend

Dhe gjithmonë duhet rigjenerimi, rifreskimi i klasës  politike për të sjellë njerëz të rinj, gura të reja dhe çdo konsumim politik që vjen të cilët faktikisht i kanë dhënë kosto politike  grupeve të caktuara politike apo njerëzve të caktuar. Kjo është demokracia”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën

Publikuar

-

Nga

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën

Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës.

Gazetari Bledi Mane ka nxjerrë detaje nga këto lëvizje, duke u shprehur se presidenti Ilir Meta ka nisur kërcënimet dhe intimidimet verbale ndaj ish deputetes Silva Caka, pasi kjo e fundit i ka vënë në dukje degradimin e LSI.

Mane shprehet se LSI do i largohet një tjetër emër në 14 shkurt, dhe ai është Edmond Haxhinasto i cili është deleguar në Njësinë 4.

Postimi i plotë i Bledi Manes:

Mesditën e së martës shërbimi i sigurisë së Gardës së Republikës brenda Presidencës, njoftoi urgjentisht komandën qëndrore për një incident që ndodhte ndërkohë. Nga brenda zyrës së Presidentit Ilir Meta vinin klithmat dhe ulërimat e frikshme të një burri që shoqëroheshin me qarjen dhe refuzimin e një zëri femëror. Ndërkohë në protokollin e vizitorëve të Presidentit gjendej i shënuar vetëm emri i ish deputetes së LSI-së Silva Caka.

LEXO EDHE:  Del video/ Pamje të frikshme, ja si ndodhi aksidenti te Ambasada Italiane

LEXO EDHE:  Del video/ Pamje të frikshme, ja si ndodhi aksidenti te Ambasada Italiane

Zonja në fjalë ishte thirrur nga Ilir Meta urgjentisht dhe po i kërkohej llogari pse nuk pranonte të punonte e të kandidonte në Njësinë Nr.4 në kryeqytet. Situata po agravohej dhe Ilir Metës po i linin nervat. Iu turr në mënyrë kafshërore një femre duke e fyer, poshtëruar e kërcënuar.

Pavarësisht degradimit presidencial, ashtu stoike ish deputetja Caka ia qartësoi prerë Ilir Metës se partia e LSI po degradonte dhe shumë zëra dhe shumë emra të arsyeshëm po i largoheshin.

Pas Nasip Naços, Lefter Kokës, Aleksandër Lipivanit, Gledjon Rehovicës, Silva Cako është një tjetër poltikane e re që nuk gjen dot veten në partinë familjare Meta. Ndërkohë në Njësinë 4 është deleguar Edmond Haxhinasto i cili sipas grafikut pritet të largohet nga LSI-ja më 14 shkurt./CNA.al

LEXO TE PLOTE