Connect with Us

Video-Nga “koporata” tek xhentelmeni që qeras femrat me Whisky/ Deputetët e listës Basha gajasin Kuvendin

Politikë

Video-Nga “koporata” tek xhentelmeni që qeras femrat me Whisky/ Deputetët e listës Basha gajasin Kuvendin

Publikuar

-

Majlinda Halilaj, deputetja e cila zëvendësoi Lulzim Bashën në Kuvend, pasi ky i fundit vendosi të djegë mandatin e tij, do të linte namë në Kuvend disa muaj më parë, teksa u përpoq të denonconte “Korporatën e Investimeve” .

Megjithëse me një fletë formati para, ku vetëm duhet te lexonte, Halilaj i referohej vazhdimisht “Korporatës” si “Koporatë”, duke mos e artikuluar si duhet.

Video do të bëhej shumë shpejt virale në rrjetet sociale, ndërsa shkaktoi shumë reagime. Vetë Basha do të shprehej duke hequr përgjegjësitë nga vetja se këta persona kanë ardhur nga fundi i listave, ku vëmendja e propozuesve të emrave ka qenë më e reduktuar.

Ndërsa dje, një tjetër deputet i listës Basha, ka gajasur Kuvendin teksa mbajti një fjalim për krimet e fundit ndaj grave. Bëhet fjalë për Kostaq Papën, deputet i qarkut Vlorë në listën Basha 2017, produkt i Republikës së Re” .

LEXO EDHE:  “Model suksesi”/ Politika shqiptare uron Arba Kokalarin

Teksa mundohej të kërkonte falje në emër të meshkujve, Papa ngatërrohet dhe bëhet çorap duke dalë në fund në përfundimin se “ishte një kohë, kur ai i jepte vajzave pranë tij më shumë Whisky dhe pije të mira sesa ujë”.

“Femrave duhet ‘u kërkojmë ndjese edhe kur kemi të drejtë. Unë di të kërkoj ndjesë për këdo, dhe aq më tepër për femrat, sepse në rininë time të gjitha femrat që më janë afruar mua, kur kisha dhe kaçurrela, por kur kisha dhe para, kanë pirë më shumë se ujë, Whisky ose pije më të mira sesa uji”, theksoi deputeti i listës Basha.

Cili është fjalimi më fantastik, ju mbetet ta vlerësoni vetë./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bëj pjesë tek njerëzit më të kulturuar të vendit”/ Dalin në “dritë perla” të tjera të deputetit “Don Zhuan”

Publikuar

-

Nga

Kostaq Papa është kryetari i Partisë së Emigracionit Shqiptar dhe aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë në radhët e opozitës së re i dalë nga listat Basha.

Megjithatë, ai u bë i njohur për publikun e gjerë, me fjalimin e tij kur tha se  “ishte një kohë, kur ai i jepte vajzave pranë tij më shumë Whiski dhe pije të mira se sa ujë”.

Por, në një aktivitet të zhvilluar kohë më parë, ai thotë midis të tjerash se është një nga njerëzit më të kulturuar të këtij vendi.

“Kjo që kërkojmë ne është Shqipëria e Bashkuar, është shqiptaria. Edhe Lëvizja Krahët e Shqipes, duket konsideruar si një lëvizje. Sepse në kuadër të lëvizjes së diasporës dhe të shqiptarëve kudo qoftë në trojet etnike, qoftë në emigracion nga jashtë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, janë në lëvizje të njëanshme ose të pjesshme. Të gjitha bashkë përbëjnë lëvizjen e diasporës apo të trojeve të tjera etnike, pra të lëvizjeve shqiptare.

LEXO EDHE:  Nuk reagoi për debatin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë / Edith Harxhi i “përvishet” Bashës

LEXO EDHE:  Sërish skandal me firmat e lobimit/ Basha paguan 40 mijë dollarë për të nxirë Shqipërinë

Të ulemi pak me këmbë në tokë. Lëvizja Krahët e Shqipes apo çdo lëvizje tjetër të ulet me këmbë në tokë. Nuk janë lëvizja shqiptare sepse lëvizja shqiptare është tërësia e lëvizjes së tërë shqiptarëve në Shqipërinë londineze, në Kosovë, në Iliri, në Preshevë, në Sanxhak, në Malësinë e Malit të Zi, në Çamëri, në Kosovën lindore.

Nuk dua të ndalem sepse për të folur për punën e shqiptarizmit, secili nga ne jo vetëm unë që ndoshta bëj pjesë tek njerëzit më të kulturuar të këtij vendi, të gjithë ne mund të flasin me orë apo ditë të tëra.”, shprehej Papa asokohe./CNA.al

Video-Nga “koporata” tek xhentelmeni që qeras femrat me Whisky/ Deputetët e listës Basha gajasanin Kuvendin

Video qesharake/ Deputeti i opozitës lë nam në Kuvend: Kur isha kaçurrel qerasja fëmrat me wiskey

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një ministër i Ramës hyn e del në Presidencë”/ Gazetari zbulon “tigrin” që po negocion që Meta të tërhiqet

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emison “Zonë e Lirë”, ku u diskutuan përlasjet Rama-Meta.

Në një moment, analisti Arjan Curri ka treguar se një ministër i qeverisë Rama hyn dhe del përditë në Presidencë që të bindë Metën të tërhiqet.

“Është një ministër i Ramës që hyn dhe del në Presidencë dhe bën negociata që këta (Meta) të tërhiqen”, tha Curri por nuk tregoi emër. Ndërkohë, menjëherë ndërhyri moderatori Arian Çani që zbuloi kush është ministri.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Basha: Të kërkojmë Europën brenda vetes sonë si opozitë  

LEXO EDHE:  Basha viziton policin e plagosur/ PD mbeshtet uniformat blu

“Është Tigri, Tigri, kështu e njohin”, tha Arian Çani, ndërsa Vasili mohoi duke shtuar se po gabonin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po paguani karmën e asaj që keni bërë”/ Analisti ia plas në sy Vasilit

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili është i ftuar mbrëmjen e sotmë në emsionin “Zonë e Lirë”.

Përballë analistit Arjan Çuri, Vasili ka komentuar përplasjen Rama-Meta.

Çuri ia ka thënë në sy Vasilit se LSI-së po paguan karmën e asaj që bëri gjatë historisë së saj politike.

“Sulmin LSI e ka nga të dyja partitë. LSI për mua nuk e ka bërë atë që duhet të bënte, sot po paguan karmën e asaj që bëri gjatë historisë së saj politike. Nëse sot e tutje zgjedh ta bëjë, është e mirëpritur. Meta dikur ka rrëzuar vet dekretet e Presidentit që ka qenë para tij”, tha Çuri.

“Së pari, e tërë ekspozeja dua ta konsideroj si një ekspoze nga pavëmendja. Të vërtetat janë këto; LSI nuk ka bërë ato që thua ti… Në Shqipëri, u përkrah Nisma për Mbrojtjen e Kushtetutës, vite më parë. E dyta, kishte me sistemin zgjedhor. Edhe aleanca nga interesi s’ka bërë LSI. Në 2013 aleanca ishte në atë kohë që u quajt e natyrshme midis dy forcave që kishin vokacion të majtë. Në emër të kësaj gjëje, Ilir Meta nguli këmbë, mund të bënte pazar me Edi Ramën, por bëri një sakrificë të jashtëzakonshme, që të përfshinte opozitën brenda. Nuk pranoi të hynte në zgjedhjet e 2017 pa opozitën. Hamendjet dhe bizantinizmat nuk janë zanati im. Unë merrem me fakte”, ka thënë Vasili.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Basha: Të kërkojmë Europën brenda vetes sonë si opozitë  

LEXO EDHE:  Sërish skandal me firmat e lobimit/ Basha paguan 40 mijë dollarë për të nxirë Shqipërinë

“Karma është e tmerrshme në univers. Ndihmuat maxhorancën atëherë të merrte nën kontroll KLD. Nuk u futët në çadër, nuk e mbështetët PD në çadër”, u shpreh Çuri./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE