Connect with Us

Të majtët i shohin gjoksin, të djathtët shalët

Opinione

Të majtët i shohin gjoksin, të djathtët shalët

Publikuar

-

Nga Ilir Levonja

* Sot e gjithë Shqipëria është një femër striptizmi ku njëra palë i sheh gjoksin dhe tjetra shalët. E para fillon në një kuvend ku një kryeministër monstër u gërthet shqiptarëve se dy veta me kostum nuk duan që të kapen kriminelët, megjithëse pirdhet duke thënë se fitoi me një milion vota. Një kryeministër monstër që quan reformë mandatet e dërguara të deklarimit të parave disa emrave të presupozuar kriminelë, ndërkohë që u këlthet shqiptarëve se nuk çan bythën se çfarë thotë Departamenti i Shtetit amerikan në lidhje me atë që Vangjush Dako është non grata në SHBA, ai Gjushin e ka mik.

Një kryeministër monstër që u çirret shqiptarëve se dy veta me kostum nuk e duan Shqipërinë në Europë, ndërkohë nga ana tjetër nënshkruan qoftë dhe gojarisht marrëveshje interesi si pranimin e refugjatëve nga Siria e shkrumbuar nga lufta civile. Një kryeministër monstër që ka aftësinë dhe i transformon marrëveshje të tilla si reforma të suksesshme, megjithëse nga ana tjetër sapo i ka faturuar gjobat nga humbja e gjyqeve për prishjet e revolucionit të tij me tritol. Sapo ia ka shtuar faturat me kreditë e buta ato që serviren si fitore për grumbullimin e gjoja donacioneve për tërmetin e 26 nëntorit 2019 dhe që shqiptarët hokatarë janë gati të dalin në shesh me hori për suksesin e monstrës.

Nga ana tjetër një opozitarizëm plot xhel koke që e shikon nga shalët. Në kohën që Ramiu i lëpihet gjinjëve, ky shalëve. Ramiu këlthet në kuvend se po bën reforma, ky nga poshtë ose nga mes shalëve, denoncon me nerv lëpirësi.., o kush foli, o kush thotë, poston ca video që me sa duket nuk e ka kuptuar atë që këto video nuk i masturbojnë më shqiptarët ashtu sikur e masturbojnë atë. Shqiptarët e dinë se kush janë shushunjat, e dinë se cilët janë kurvarët, e dinë se cilët janë shkërdhatat, e dinë se cilët janë horrat. Shqiptarët e dinë ndaj po ua lënë vendin sirianëve dhe atyre nga Bangla, ndaj po përdhunonë në grup nëpër shkolla. Për më tepër që shkollat sot drejtohen nga xhandarë me tesera partie jo nga arsimtarë me pedagogji.

LEXO EDHE:  Deklarata tronditëse/ Shqipëria, parajsë për kriminelët

Të del një xhandar shkolle e të përplas surratit sa të harrosh se je në shekullin e internetit. Pusho sa t’i plasa qurret në tavan, kishe gjë ti me Edi Ramën. Një opozitarizëm që sikur edhe të majtët të dalin në rrugë, të mbushin sheshet, sikur edhe shqiptarët e Kosovës të vinë, sikur edhe ata nga Maqedonia, sikur edhe ata nga Mali i Zi, Lugina e Preshevës etj.., o po sikur edhe arbëreshët apo ata të Moresë, prapë nuk ngrihemi, jemi me edukatë, të hekurosur por krimi ama po e ha Shqipërinë. Një opozitarizëm që pika po na kënaq duke dëgjuar ligjërimin e një monstre plot batuta mes tij dhe ca listorëve, mes tij dhe Rudinës mbi pyllin, gjatësinë dhe mendjen fyell. Prapë Luli shikon nga shalët. Shqipëria është një femër klasike e strupit. Nuk e njihni, shkoni në një klub nate, shikoni epshet e Shqipërisë, prozhektor përsipër. Harrojeni coronavirusin, adrelinë e gjallë është jeta aty. Përsipër Luli, Rama, Iliri… Tao Tao, Erioni vetull ngrysur. I qeti mortja e zezë Taku, kaleshi Sasha, heroi i diktaturës Ruçi. Veçse ta dini, ata që vërtetë e duan Shqipërinë kishin shkuar deri tani shtatëqind herë në zgjedhje të reja, pasi që, kjo e ka emrin demokraci.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Familja Emblematike Jasharaj, flakadan i pashuar i lirisë së Kosovës martire

Publikuar

-

Nga

Nga Azgan Haklaj
* Drenica u shndërrua në shekullin e XX-të kryeqënder e lëvizjes kombëtare për çlirim, ku spikati Prekazi si bazë e aksioneve të rrufeshme e të guximshme luftarake.
Sëpata e Ahmet Delisë, pushkët e Azem Bejtës, Shaban   Polluzhës, Tahir e Nebih Mehës mbajtën gjallë gati një shekull shpresën e çlirimit kombëtar nga Serbia.
Në pranverën e vitit 1981, me dt 13 maj doli në skenë Familja Jashari, kur Shaban Jashari me Hamzën dhe Ademin u betuan mbi varret e Tahir dhe Nebih Mehës se do ta vazhdojnë luftën deri në vetëmohim për çlirim e bashkim kombëtar.
Tahir Meha dhe Nebiu kishin rënë heroikisht në fushë të mejdanit me njësitet speciale të Jugosllavisë, të cilët treguan heroizëm të rrallë në luftimet e rrepta, duke asgjesuar disa prej tyre.
Shteti i Millosheviçit gjakatar e mbante nën mbikqyrje Familjen Jashari dhe e percillte vazhdimish sepse e shihte si rrezik shumë të madh që nga varrimi i Mehajve, në lëvizjen studentore të vitit 1989, për shkak të mbështetjes që ata i baënë asaj e në vazhdim.
Me dt 30 dhjetor të vitit 1991, në virgjilje të vitit të ri 1992 Ushtria Serbe sulmoj për herë të parë Jasharajt, por u detyrua të terhiqet për tu rikthyer me forca me të shumta me dt 22 janar të vitit 1998, në sulmin e dytë dhe përsëri kjo familje ndonëse me gra e femijë i rezistoj aksionit ushtarak megjithëse u plagosën vajzat e Ademit dhe Hamzës.
E turpëruar dhe e mundur ushtria e Kasapit të Ballkanit u tërhoq për tu shfaqur pas pak kohësh e shumtë në numër, me mjete të blinduara e artileri të rëndë me dt 5 mars të vitit 1998.
Pas tre ditësh luftime të ashpra me dt 5-6-7 mars ranë në fushën e nderit për tu përjetësuar në pavdekësi Komandanti Legjendar i UÇK- së Adem Jashari, Shabani e Hamza dhe dhjetra familjarë, mes të cilëve gra e femijë.
Këtij sulmi i mbijetoj Bashkimi, djali i Rifatit dhe Besarta, vajza e Hamzës.
Familja Jashari luftoi për tre ditë më guxim e trimëri të rrallë deri në vetëmohim, duke u pagëzuar kështu si kryefjala dhe kallzuesi më autentik i qëndresës për liri e pavarësi e për ta shkruar përgjithmonë emrin me shkronja të arta në Panteonin e Kombit Shqiptar.
Ajo u martirizua për çlirim e bashkim kombëtar.
Me aktin sublim të flijimit në emër të Atdheut u ba frymëzim për luftën çlirimtare shqiptare por edhe për lëvizjet e popujve që aspirojnë për liri.
Sot pas 22 vitesh përkulemi me respekt e mirënjohje para Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjarëve të tij që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Gjaku i tyre i derdhur lumë do të mbetet kurdoherë materie e gjallë e ndërgjegjes kombëtare, me mesazhin postulat se:
“Më e shtrenjtë se jeta ime, më e shtrenjtë se familja ime është Atdheu im”.
Vepra e tyre shendrit si flakadan i pashuar përjetësisht.
Sot pas 22 viteve, në ditën e kujtesës historike të Familjes së Jasharajve, kujtojmë me pietet Komandantin Legjendar të UÇK- së së lavdishme Adem Jashari, që realizoi ëndrrën shekullore të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe vitin që shkoi kemi festuar me madhështi 20 -vjetorin e çlirimit e para pak ditësh 12- vjetorin e Pavarsisë së saj, si dhe shembien e kufijëve mes shqiptarëve duhet ti them Bacës Adem se ëndrra juaj nuk është përmbushur.
Ju dhatë jetën për Kosovën e lirë e sovrane dhe për bashkimin kombëtar.
Por projekte të reja ndarje po hartohen në kurriz të shqiptarëve dhe kufj të rinj po ndërtojnë mes tyre.
Ogur i zi është qarkullimi i një draft- marrveshje mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim njohjen e Kosovës nga Serbia në të cilin parashihet:
“Krijimi i Osecacionit të komunave serbe, i cili manaxhon shëndetësinë, ekonominë dhe arsimin nga Serbia.
Kisha Ortodokse Serbe me të gjitha pronat e saj në Kosovë do të jetë etnitet me pavarësi të ngjashme si të Vatikanit.
Krijimi i një komune të re serbe në Kosovë duke i marrë territor Vushtrisë, Obiliqit, Skenderajt e cila do të lidhet me Graçanicën, komunë me popullsi serbe, jetësimi i idesë mëparshme të Prilluzhës, që do të mbetej gozhda e Nastradinit.
Komuna e Lepasoviqit t’i takojë Serbisë në demarkimin e ri që do të bëhet mes Kosovës e Serbisë”.
Baca Adem, Gebëlsi i Millosheviçit,Vuçiçi me ndihmën e konspiracionistëve shqipfolës tentoj ta rrëmbejë Trepçen, vlera e të cilës është e barbartë me buxhetin 100 vjeçar të Shtetit të Kosovës, por Qeveria Haradinaj e shpalli atë pasuri shtetërore dhe e parandaloj.
Në Samitin e Berlinit, ndonse i vetëm bashkëluftëtari i juaj ish Kryeministri Haradinaj u ba barrikadë e pakapërcyeshme e skenarëve për ndarjen e Kosovës, dhe shterroj ëndrrat serbiane për Serbinë e madhe apo Jugosllavinë e re.
Fatkeqësisht në këtë skenar janë përfshirë me Vuçiçin Kryeministri ynë Rama e bashkëluftëtari juaj Presidenti Hashim Thaçi.
I çmendur nga dëshperimi për deshtimin, Kryeministri ynë me sivëllaun e tij Vuçiçin ideuan miniShengenin Ballkanik për të aneksuar Kosovën dhe krijimin e bajpaseve detare për Serbinë.
Paturpësia e Edi Ramës arriti deri aty sa ta padisë gjoja për shpifje bashkëluftëtarin tuaj, ish Kryeministrin e Kosovës z Ramush Haradinaj.
Baca Adem, Ramush Haradinaj i vendosi taksë Serbisë ndërsa Edi Rama u vendosi taksë shqiptarëve në Rrugën e Kombit dhe krijoj kufijë të ri, për shembien e të cilëve ju e dhatë jetën tuaj dhe sakrifikuat familjen.
Kryeministri ynë Edi Rama i kërkon Kryeministrit Albin Kurti ti heqë taksën Serbisë dhe deklaron nëpër studiot televizive se kosovarët e paguajnë taksën e Rrugës Kombit me krenari.
Baca Adem, kuislingët, esadistët, zervistët, kanë rrëmbyer pushtetin, dhe po luajnë pokër me demokracinë dhe Kombin tonë.
Koha therret Adem të rinj.
LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Eduard Zaloshnja/ Populli “kuqeblu”, “violet” dhe “gri”

Publikuar

-

Nga

Bazuar në të dhënat zyrtare të KQZ-së dhe të Gallup-it, banorët e rritur të Shqipërisë në vitin 2017, u përvijuan në tre sinorë të ndryshëm elektoralë, që ishin pak a shumë të barabartë. Pavarsisht se në zgjedhjet e 2017-ës nuk kishte koalicione zyrtare mes partive, tre sinorët e ravijëzuar qartazi ishin: 1) sinori “kuqeblu”, ku dominonte flamuri blu i PD-së dhe flamuri i kuq i LSI-së; 2) sinori “violet” ku dominonte flamuri socialist; 3) sinori “gri”, i populluar nga banorët mosvotues. (Shënim: 1.4 milionë emigrantët e llogaritur nga Gallup-i nuk futen në këtë tablo, sepse vetëm pak mijëra prej tyre vijnë për të votuar në Shqipëri).

Në të gjitha sondazhet që kam zhvilluar pas zgjedhjeve të 2017-ës, kam konstatuar një rregullsi të frikshme. Me luhatje brenda kujfive mëse normalë të marzhit të sondazheve (+/-3%), përgjigjet e pyetjve me konotacion politik janë grupëzuar pak a shumë brenda 3 sinorëve të sipërpërmendur.

Fjala vjen, pyetjes “A duhet shkarkuar Ilir Meta nga posti i Presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës?”, shumica dërrmuese e popullit “violet” i është përgjigjur “po”; shumica dërrmuese e popullit “kuqeblu” i është përgjigjur “jo” dhe shumica dërrmuese e popullit “gri” i është përgjigjur “s’e di”. Dhe jo më kot, në sondazhet mujore që kam zhvilluar prej qershorit të 2017-ës (me pak përjashtime), PS-ja më del me vota që luhaten diçka mbi 50-përqindëshin, ndërsa koalicioni “kuqeblu” diçka poshtë 50-përqindëshit.

LEXO EDHE:  “Shkarkohet” kryeministri/ Rama bëhet ministër

LEXO EDHE:  Deklarata tronditëse/ Shqipëria, parajsë për kriminelët

Që “revolucioni” i nisur në bulevard më 2 mars nga Ilir Meta të ketë sukses afatgjatë, duhet që t’i bashkohet jo vetëm populli “kuqeblu”, por edhe populli “gri”. Sidoqoftë, ky i fundit s’para u bashkohet politikanëve që, në një mënyrë apo në një tjetër, janë ulur për 30 vjet në krye të sofrës së pushtetit…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Tanush Çaushi/ Çamëria, çështje part-time (me kohë të pjesshme)?

Publikuar

-

Nga

I ulur përballë Korfuzit të bukur tek Pylli i bukur me pisha, në afërsi të skajit më fundor të Konispolit, sytë i kam ngulitur tek vija kufitare në Qafë-Botë. Konispoli, skaji më jugor i Shqipërisë së sotme. Këtu përplasen jo vetëm dallgët e detit Jon, por edhe historia e lashtë e Neolitit dhe e Kaonisë dhe e Thesprotisë. Këtu përplasen edhe epokat e historisë së Çamërisë. Këtu mijëra çamë më shfaqen gjithmonë të zbathur dhe të dëbuar nga vatrat e tyre. Natën më shfaqen vajza çame të veshura me të bardha, që ëndërronin ditën e dasmës, por nuk e gëzuan dot atë dite. Më tutje gjyshja më vështroi me një shikim të rreptë si për të më thënë: – Harram e paçi, të paktën na kujtoni! Çamëria, kjo sfidë e diplomacisë shqiptare tashmë jashtë axhendave të qeverisë shqiptare dhe të qeverive të pas viteve 90. Çështja çame është çështje kombëtare, por duket se është lënë në harresë dhe nuk trajtohet si e tillë. Zgjidhja e kësaj çështjeje kërkon një aksion politik diplomatik, por duket se edhe “vllau” nga Kosova, ministri i jashtëm nuk e ka në axhendë këtë çështje. Politikanët shqiptarë nuk kanë kohë të merren me çështjen kombëtare të Çamërisë. Ata janë të “zënë” me revolucione të mëdha dhe modele qeverisjeje inovative që bota si ka parë ndonjëherë. Ndonjëherë, duke dashur të bësh gjëra të mëdha harron të bësh gjërat më bazike: – Një nga gjërat më bazike për një politikan dhe qeverisës është çështja kombëtare dhe pjesë e saj është çështja çame. Çfarë po ndodh vallë me çështjen çame? Është shumë e çuditshme sesi gjithë këto media, portale, gazeta, opinionistë të talentuar e zhurmuesa nuk e hapin gojën fare dhe nuk e përmendin këtë çështje? Është e qëllimshme apo është neglizhencë? Pyetje pa përgjigje. Ah po, njëherë në vit shkojmë dhe vendosim një tufë me lule në varrezat e Kllogjerit në kufi. Pastaj dëgjojmë disa fjalime dhe këtu mbyllet kjo histori. A duhet të kemi një strategji për këtë çështje? A duhet ta ngremë në institucionet ndërkombëtare këtë çështje? A duhet të bejmë plane veprimi me objektiva? Çamëria është një çështje part-time? Kur do kujtohemi për të që ta ngremë problemin për zgjidhje? Përse media nuk e quan dhe nuk e përmend këtë çështje me rëndësinë që i takon? Përse bëhen emisionee pafund për çështje të parëndësishme dhe oër Çamërine jo? Nuk bëhet fjalë për ndryshim kufijsh, por për të drejtat e njeriut. – Deri kur ma?

LEXO TE PLOTE