Connect with Us

Skandali seksual kur ishte president/ Bill Klinton rrëfehet për aferën me Monica Lewinsky

Bota

Skandali seksual kur ishte president/ Bill Klinton rrëfehet për aferën me Monica Lewinsky

Publikuar

-

Ish-Presidenti i SHBA, Bill Klinton, ka rrëfyer për herë të parë në një dokumentar për “Daily Mail” për lidhjen e tij me Monica Lewinsky.

Clinton zbulon se në kohën kur ai u takua me Lewinsky-in, presioni i punës e bëri atë të ndjehej si një boksier i cili kishte bërë 30 raunde dhe ai e shikoi Lewinskyin si “diçka që do t’ia hiqte mendjen për pak kohë”.

Në dokumentar flet edhe bashkëshortja e Bill, Hillary Clinton, e cila zbulon se në vijim të skandalit, çifti kaloi debate ‘të dhimbshme’ rreth martesës.

Clinton i kërkon falje Leinsky-it në dokumentarin që do të ketë premierën sot, dhe thotë se ai u ndje “i tmerruar” se jeta e saj ishte përcaktuar nga afera e tyre.

“Në një moment kur gjërat nuk kthehen në normale ti duhet të vendosësh se si të përcaktosh normalen”, ka thënë Clinton, duke sugjeruar se ish-praktikantja famëkeqe duhet thjesht të vazhdojë përpara.

Seria me katër pjesë përmban qasje të jashtëzakonshme në rrethin e brendshëm të Clinton-ëve dhe shqyrton jetën publike të Hillary nga ditët e saj studentore deri në humbjen e zgjedhjeve të 2016-ës ndaj Donald Trump.

Por pjesa në lidhje me çështjen Lewinsky – të cilën çifti rrallë e adreson në publik – ka të ngjarë të jetë më e shikuara.

LEXO EDHE:  Skandali seksual në liceun e Fierit/ Kërpaçi: Kriminale heshtja e qeverisë

Skandali çoi Clintonin për “shkarkim” (impichment) në 1998. Por ai i mbijetoi gjyqit në Senat dhe mbeti në detyrë gjatë mandatit të tij të dytë.

Afera e tij seksuale me Monica Leëinsky konsiderohet si një ndër ngjarjet më të mëdha dhe më skandaloze në historinë e politikës amerikane, por dhe botërore.

Gjatë publikimit të disa detajeve më parë, thuhet se Clinton shkonte me praktikanten edhe gjatë orarit të punës.

Madje, ka pasur raportime, se Lewinsky i bënte seks oral Clintonit, ndërkohë që ky i fundit fliste në telefon me drejtues të lartë shtetesh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Ish polici serb në Kosovë akuzohet për krime lufte dhe përdhunim

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti të premten aktakuzë kundër një ish polici serb për “krimet e luftës kundër popullsisë civile dhe përdhunim gjatë luftës në Kosovë”.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri Z.V., si pjesëtar i forcës policore rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marr pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual, si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton radioja amerikane në gjuhën shqipe.

LEXO EDHE:  Xhonson, Klinton, Nikson dhe tani Trump/ Historia e presidentëve që iu nënshtruan “impeachment”-it

LEXO EDHE:  Xhonson, Klinton, Nikson dhe tani Trump/ Historia e presidentëve që iu nënshtruan “impeachment”-it

Prokuroria nuk dha më shumë hollësi për të akuzuarin e as identitetin e tij, por mediet lokale në gjuhën serbe thanë se bëhet fjalë për Zoran Vukotiçin, i cili është në vuajtje të dënimit prej 6 vjet e gjysmë heqje lire për krime lufte.

Ai qe dënuar në maj të vitit 2018 nga një gjykatës i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, nën akuzat për torturë ndaj të burgosurve në burgun e Smrekonicës, që ndodhet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, gjatë viti 1999.

Autoritetet në Kosovë thonë se janë mbi 20 mijë viktima të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, ndërsa deri tash nuk është shënuar asnjë rast dënimi për këtë krim të luftës.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Serbia sfidon kërcënimin me sanksione amerikane për shkak të armëve ruse

Publikuar

-

Nga

Ministri serb i Mbrojtjes, tha të premten se Serbia do të vazhdojë të blejë armë nga “shtetet mike” pavarësisht kërcënimeve me sanksione amerikane në rast se Beogradi vazhdon të pranojë dërgesa armësh nga Rusia.

Duke u mbështetur në një material të  Agjencisë së lajmeve “Associated Press”, radioja amerikane VOA, citon një deklaratë të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin i cili ka artikuluar:

“Serbia nuk është koloni” dhe do të vendosë vetë për “fuqizimin dhe pajisjen e forcave të saj të armatosura.”

Zyrtarët amerikanë kanë folur hapur për vendosjen e sanksioneve kundër Serbisë në rast se Moska i shet më shumë armë, veçanërisht armatime që mund të rrezikojnë sigurinë e vendeve fqinje anëtare në NATO, vijon radioja amerikane dhe më tej raporton:

Serbia ka blerë së fundmi një sistem të sofistikuar kundërajror nga Rusia, e cila i ka siguruar vendit Ballkanik edhe avionë, helikopterë dhe mjete të blinduara.

Ministri Vulin, i cili njihet për qëndrimin e tij pro-rus, tha se dërgesat e fundit janë për qëllime mbrojtëse. Ai tha se nuk ka asnjë arsye për sanksione nga “çdo vend që respekton të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e Serbisë për të vendosur në mënyrë të pavarur” se si të armatoset.

LEXO EDHE:  Nga skandali seksual te helmimi në shkollë/ Besa Shahini nuk tutet!

LEXO EDHE:  Skandali seksual në liceun e Fierit/ Kërpaçi: Kriminale heshtja e qeverisë

Armatosja e Serbisë nga Rusia shihet me shqetësim nga Perëndimi, në një periudhë tensionesh në rritje në Ballkanin që u përfshi në luftërat shkatërruese në vitet 90-të. NATO ndërhyri kundër Serbisë në vitin 1999 për t’u dhënë fund mizorive ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ndonëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, udhëheqja populiste e Serbisë ka forcuar më tej lidhjet e ngushta politike dhe ushtarake me aleaten sllave Rusinë, si dhe me Kinën.

Serbia është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të politikave të saj në Ukrainë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Holanda regjistron viktimën e parë nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Holanda ka konfirmuar viktimën e parë nga koronavirusi.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, pacienti ishte një 86-vjeçar i cili humbi jetën në një spital në Roterdam.

Holanda kishte raportuar rastin e parë me koronavirus më 27 shkurt, ndërsa që nga e enjtja e 5 marsit 82 raste janë konfirmuar me virusin vdekjeprurës.

Ndërkohë ditëne sotme në Rajonin italian të Toskanës, rezultoi e infektuar nga koronavirusi një foshnje 45 ditëshe./CNA.al

LEXO TE PLOTE