Connect with Us

Shtyrja e mbledhjes për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Një Bashë në tryezë, një tjetër në selinë e PD

Politikë

Shtyrja e mbledhjes për Zgjedhoren/ Gjiknuri: Një Bashë në tryezë, një tjetër në selinë e PD

Publikuar

-

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka reaguar pas shtyrjes së mbledhjes së Reformës Zgjedhore nga PD.

Sipas Gjiknurit, deklarimet publike të kryetarit të PD bien në kundërshtim me vet frymën konsensuale me të cilën ka ecur puna e deritanishme e tryezës politike të reformës.

Ai shprehet se vizionin e tij për shtetin, Lulzim Basha mund ta deklarojë në fushata zgjedhore por kjo nuk ka lidhje me Kodin Zgjedhor.

Gjiknuri thekson se me deklarimet e sotme, Basha ka vendosur që të mos njohë as propozimet zyrtare të dorëzuara deri më tani nga partia e tij në këtë tryezë dhe as dakordësitë e arritura mes palëve.

Ai shton se mbeten në pritje të propozimeve zyrtare të Partisë Demokratike mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor.

“Një Bashë në tryezë, një tjetër Bashë në selinë e PD

Në ditën kur të gjithë prisnin që opozita jashtëparlamentare të paraqitej në tryezën e reformës zgjedhore për të dorëzuar propozimet e saja për çështjen e administratës dhe sistemit zgjedhor, Partia Demokratike vendosi ta shtyjë mbledhjen. Deklarimet publike të kryetarit të PD bien në kundërshtim me vet frymën konsensuale me të cilën ka ecur puna e deritanishme e tryezës politike të reformës. Vizionin e tij për shtetin, Lulzim Basha mund ta deklarojë në fushata zgjedhore por kjo nuk ka lidhje me Kodin Zgjedhor. Sa për kujtesë, çështja se sa dhoma duhet të ketë Kuvendi i Shqipërisë është trajtuar gjërësisht në reformën kushtetuese të vitit 1998.
Fatkeqësisht, me deklarimet e sotme, Basha ka vendosur që të mos njohë as propozimet zyrtare të dorëzuara deri më tani nga partia e tij në këtë tryezë dhe as dakordësitë e arritura mes palëve. Rikujtoj se deri më tani, palët kanë arritur konsensus si për rolin e Policisë së Shtetit, Prokurorisë, hetimin nga SPAK të veprave penale të korrupsionit zgjedhor, sanksionimin dhe mbrojtjen e raportuesve të shkeljeve zgjedhore, financimin miks të fushatave zgjedhore, identifikimin elektronik të zgjedhësve në qendra votimi ose fillimin e zbatimit me projekte pilot të votimit elektronik etj.
Duke mos dashur të besoj se meraku i vetëm i Partisë Demokratike është sabotimi dhe dështimi i tryezës së reformës zgjedhore përpara datës 15 Mars, rikujtoj se mbledhja e rradhës së tryezës politike është ditën e Hënë, ora 10:00. Mbetemi në pritje të propozimeve zyrtare të Partisë Demokratike mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor, për të cilin sikurse është rënë dakord, duke qenë se prek dhe Kushtetutën mund të kërkojë më shumë kohë edhe përtej 15 Marsit. Riktheksoj se mazhoranca ka vullnetin dhe detyrimin për ta përmbyllur sa më parë reformën zgjedhore duke adresuar plotësisht rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Në tryezën politike të reformës zgjedhore diskutohen VETEM çështje që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor. ASNJE çështje tjetër që shkon përtej kësaj nuk është objekt diskutimi në këtë tryezë!”, shkruan Gjiknuri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Keni plane për fundjavën?/ Lajme jo të mira priten sa i përket motit

Publikuar

-

Nga

Nëse keni bërë plane për fundjavën, atëherë lajme jo të mira priten sa i përket motit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë do të nisë që në orët e para të 24 orëshit me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar ndërsa në zonën e jugut me intensitet deri të lartë.

Duhet theksuar se në zonën e jugut, deri në orët e pasdites vonë, reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE:  FOTOT / I kujt është Durim Keçi, i Ramës apo Bashës?

LEXO EDHE:  Loja me ndarjen territoriale

Edhe për ditën e diel, pritet mot me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fjalimi “bombë” i deputetit “Don Zhuan”/ Kur kisha kaçurrela dhe lekë, femrat pranë meje pinin më shumë uiski se ujë  

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës parlamentare, Kostaq Papa ka mbajtur një fjalim “bombë” gjatë ditës së djeshme në Kuvend duke tërhequr jo pak vëmendjen e të pranishmëve në sallë.

Në një fjalim në kontekstin e krimeve të fundit ndaj grave, Papa rrekët të kërkojë falje në emër të meshkujve, por ngatërrohet dhe bëhet çorap duke dalë në fund në përfundimin se “ishte një kohë, kur ai i jepte vajzave pranë tij më shumë uiski dhe pije të mira se sa ujë”.

Pasi përfundon me nostalgjinë, Papa thotë më në fund se çfarë kishte ndërmend duke theksuar se çdokush duhet të jetë më i “sjellshëm me femrat”./ abcnews

LEXO EDHE:  Basha nuk mund të lajë hesape

LEXO EDHE:  Mbledhja e Komisionit për reformën zgjedhore/ Skenë groteske

LEXO TE PLOTE

Politikë

Në shkolla ndodh gjithçka nga ngacmimi seksual te hashashi/ Rilindja një “KÇK” që mbron punët e pista

Publikuar

-

Nga

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, foli për helmimin masiv të nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier.

Në rubrikën “Opinion”, në News24, Baçi akuzoi mazhorancën se po bën show, pasi sipas tij në shkollat e Fierit ka problematika të shumta, që nga ngacmimet seksuale, te përdorimi i cigareve dhe hashashit e deri te ngjarja e përsëritur e helmimit, që ka krijuar jo pak panik te nxënësit, prindërit dhe mësuesit.

“Është një rrëmujë totale e këtij shteti. Në Fier kemi problematika të shumta, që me skandalet seksuale. Për rastin konkret do thoja se është për të ardhur keq. Është një rast që përsëritet në të njëjtën shkollë dhe është përplasje e individëve, grupeve brenda Rilindjes, mes kryetarit të bashkisë, ish-nënkryetares së bashkisë dhe ish-nënkryetares së PS, që është hequr, dhe mësuesve që merren me drejtimin e arsimit në Fier. Pas mbërritjes së ministres së Arsimit pardje ka nisur një inspektim i befasishëm, jashtë çdo rregulli, me qëllimin e vetëm për të goditur mësues të ndryshëm si organizatorë të ngjarjes. Deklaratat e tyre kërkojnë të mbulojnë punën e pistë të tyre, luftën e tyre të brendshme për pushtet.”-tha Baçi.

Po ashtu ai akuzoi kryetarin e Bashkisë së Fierit, Drejtoreshën e Shkollës dhe Drejtoreshën e Spitalit, që sipas tij, janë bërë bashkë për të fshehur ngjarjen.

“Tentativa e tyre për të fshehur çdo gjë, për ta nxjerrë situatën sikur është e stisur nga opozita lë shumë për të dëshiruar. Bie në këtë batak edhe ministria e Arsimit, që nuk ja ka idenë çfarë ndodh. Bën deklarata bombastike dhe të dala boje, që e etiketon opozitën si “KÇK”. Në Fier kanë nxjerrë edhe “Jap ca të japësh JQJ”. Drejtuesit e arsimit të Fierit duhet të kishin dhënë dorëheqjen, por ministrja e Arsimit shkoi dhe i mori në mbrojtje. Është fatkeqësi të kemi një ministre të tillë.

LEXO EDHE:  Rrëzimi i Fatmir Xhafajt/ Si dështoi plani Rama, Meta, Basha

LEXO EDHE:  Loja me ndarjen territoriale

Drejtoresha e Arsimit arriti dhe nxori fjalë të papërgjegjshme, të paimagjinueshme, për një fëmijë, duke thënë se është shtatzënë dhe më pas bën lojëra fjalës se ‘thashë për mësuesen’. Janë në gjendje të mjerueshme, janë të papërgjegjshëm në mënyrën si drejtojnë.”-tha Luan Baçi.

Ish-deputeti paralajmëroi edhe një video, që implikon edhe punonjësit e policisë në helmimin e nxënësve.

“Ekziston edhe një filmim tjetër i punonjësve të policisë, që kanë dashur t’iu marrin telefonat qytetarëve, që shkojnë në spital për të parë gjendjen e nxënësve. Videoja ekziston, por nuk është bërë publike”, tha Baçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE