Connect with Us

Shtyhet mbledhja e tryezës së Reformës Zgjedhore

Politikë

Shtyhet mbledhja e tryezës së Reformës Zgjedhore

Publikuar

-

Tryeza e Reformës Zgjedhore nuk do të mblidhet ditën e sotme, siç ishte lajmëruar. Shtyrja e mbledhjes është bërë me kërkesë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike.

Sipas BW, është vendosur që kjo tryezë të mbahet ditën e hënë, në orën 10:00. Ndërkohë, pritet që deri të hënën opozita jashtëparlamentare të sjellë propozimet e veta për çështjen e administratës zgjedhore.

Kujtojmë se në mbledhjen e parashikuar për sot në rend dite ishin dy çështje: Diskutimi mbi administratën zgjedhore dhe sistemi zgjedhor.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar leksion Bashës/ Po i lë Ramës mandatin e tretë, Shqipëria drejt katastrofës

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ndërsa komenton protestën e 2 marsit, të thirrur nga presidenti Ilir Meta, e cilëson atë sa sukses të Metës, aq edhe dështim të opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se “Opozita qe po ecen kuturu nga sheshet tek tryezat, ka deshtuar qartesisht ne arritjen e cdo objektivi elektoral. Te tre pale zgjedhjet e zhvilluara nga 2015 e pas, kane shenuar humbje gjithnje e me te thella, deri ne humbjen totale ne tavoline te 30 qershorit.”

Sipas Kullurit, pjesemarrja e larte dhe entuziazmi i pjesemarresve demokrate apo votuesve gri, eshte sa sukses i Presidentit aq edhe deshtim i opozites. Por kete boshllek kjo opozite jo vetem qe e ka krijuar vete, por as nuk ka ndermend te mbushe.

Po ashtu Kulluri i jep një leksion të mirë edhe kreut të PD-së, ndërsa thekson se “Mosreflektimi total i Bashes dhe opozites ne teresi, me shume gjasa do coje drejt deshtimit te katert elektoral. Dhe kjo, pjesemarresit ne proteste i ka alarmuar. Nje mandat i trete qeverises i Rilindjes do ishte katastrofik per Shqiperine e lodhur! Dhe kete “drame politike te mundshme” Meta nuk e shmang dot sado te drejte te kete, apo i vendosur te jete! Vota e djathte apo gri qe i mungon opozites nuk mund te perfaqesohet nga ish kryetari i LSI! Jo!”.

Postimi i plotë i Kullurit:

Qellimi nuk eshte protesta!
Mitingu i thirrur nga Presidenti i Republikes diten e hene qartesisht ka rihapur edhe njehere debatin per situaten e rende politike ne vend pas paqes false te uljes ne tryeze e reformes zgjedhore mes opozites dhe mazhorances!

Jo se protesta perben lajm, pasi ne 2019 pati me shume protesta se asnje here me pare!

Por sepse se pari, pjesemarrja e larte u arrit nga thirrja e Presidenti dhe jo opozites.

Se dyti, pas shume vitesh u pane ne shesh shume qytetare qe nuk jane te angazhuar ne partite politike te opozites apo pushtetit!

Dhe te dyja keto arsye kane hapur debatin per arsyet e suksesit te protestes.

Shume zera publike e quajten sukses te Metes, ndersa te tjere po te shumte si deshtim te Opozites qe nuk ngjall shprese duke ja lene leadershipin Presidentit!

Ndersa Berisha e permblodhi ngjarjen me fjalet “opozita te lexoje mesazhin e protestes”, duke konfirmuar te dyja anet e medaljes se qendrimeve!

Keto qasje nuk kane vlere per protesten si qellim ne vetvete, pasi thelbi i debatit eshte fati i zgjedhjeve te ardhshme! Dhe arsyet e debatit qendrojne pikerisht pas pritshmerive per to.

Opozita qe po ecen kuturu nga sheshet tek tryezat, ka deshtuar qartesisht ne arritjen e cdo objektivi elektoral. Te tre pale zgjedhjet e zhvilluara nga 2015 e pas, kane shenuar humbje gjithnje e me te thella, deri ne humbjen totale ne tavoline te 30 qershorit.

LEXO EDHE:  Kadilli: Rama mbron inkriminimin, patericën e tij në pushtet

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli i reagon ashpër Bashës/ “E premte e zezë për PD-në”

Dhe ky fakt i deshtimit total te objektivave te opozites, nuk fshihet dot as pas “heroizmit te helmimit nga gazi lotsjelles” e as triumfi absurd i “9 kushteve te Bundestag-ut”! Aktualisht kemi nje parlament teresisht “mavi”, nje qeverisje te pashqetesuar Rilindase dhe nje qeverisje lokale te Partise Socialiste! Kaq!

Mungesa e vendosmerise, qartesise, transparences, modelit moral dhe perfaqesimit e unitetit te brendshem, e kane bere opoziten nje “apendisit politik”! Eshte aty, por nuk ushtron asnje funksion!

Ndersa Presidenti ne anen jo vetem qe ka dale ne aksion i vendosur dhe i qarte, por po ben edhe “opozitari vetmitar” per shkak se pushtetin e pakufishem Rama e ka kryesisht prej “dhuratave” te vendimeve te opozites! Hapesiren e lene bosh ne institucione, Rama me shfrenimin e tij per pushtet po e shfrytezon brutalisht duke rrezikuar te drejtat e qytetareve!

Ndaj pjesemarrja e larte dhe entuziazmi i pjesemarresve demokrate apo votuesve gri, eshte sa sukses i Presidentit aq edhe deshtim i opozites. Por kete boshllek kjo opozite jo vetem qe e ka krijuar vete, por as nuk ka ndermend te mbushe.

Mosreflektimi total i Bashes dhe opozites ne teresi, me shume gjasa do coje drejt deshtimit te katert elektoral. Dhe kjo, pjesemarresit ne proteste i ka alarmuar. Nje mandat i trete qeverises i Rilindjes do ishte katastrofik per Shqiperine e lodhur! Dhe kete “drame politike te mundshme” Meta nuk e shmang dot sado te drejte te kete, apo i vendosur te jete! Vota e djathte apo gri qe i mungon opozites nuk mund te perfaqesohet nga ish kryetari i LSI! Jo!

Kete boshllek tashme 7-vjecar mund ta mbushe vetem nje force apo koalicion i djathte qe mund te ktheje besimin dhe perfaqesimin ne ide, angazhime dhe njerez politike qe jane opozitare por nuk mbeshtesin Bashen dhe linjen e tij te deshtuar! Mediokriteti, paaftesia, mosperfaqesimi, burracakeria dhe propaganda qesharake nuk e mbushin dot kete vakum elektoral! Dhe kjo eshte e provuar ne menyre te qarte humbejt e njepasnjeshme!

Kriza nuk zgjidhet nga buratine politike, por nga njerez me integritet! Shqetesimet e popullit te djathte nuk mund te perfaqesohen nga nje lidership qe sillet si i majte! Pronat, meritokracia apo rivendosja e tregut te lire kerkojne njerez qe besojne tek liria dhe jo tek kulti i nje lideri absolut qe arrrin vetem deshtime absolute! Ndaj nje alternative serioze opozitare eshte e vetmja rruge qe te largoje Ramen nga pushteti absolut dhe ti hape rruge rikthimit te demokracise! Perndryshe, lamtumire shqiptare te vuajtur dhe miresevini siriane te deshperuar!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju nuk e dini fare se çfarë bëhet në Shqipëri”/ Enkel Demi vë me “shpatulla pas muri” ministrin e Ramës

Publikuar

-

Nga

enkel demi qylsat e lulit

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi ka pasur një debat të fortë, sot në emisionin “Abc e Mëngjesit” me Enkel Demin.

Gjatë bisedës në studio, moderatorin Enkel Demi disa herë ka kapur “mat” ministrin e Ramës, ndërsa ky i fundit tentonte t’i shmangej pyetjeve.

Duke u rikthyer pas në kohë, ndërsa kujtonte vitet ’90, Eduard Shalsi tha se në atë kohë shqiptarët nuk u ngritën për parime demokratike, sepse sipas tij as nuk e dinin çfarë ishte demokracia.

“Ne në vitet ’90 nuk u ngritëm për parime demokratike, por nuk na linin të mbanim flokë të gjata, të dëgjonim muzikë apo të shikonim filma. Ne nuk kishim liritë bazë, ne nuk e dinim çfarë ishte demokracia”-tha Eduard Shalsi.

Më tej, ndërhyri Demi, i cili theksoi se “Jemi ngritur kundër ish-sigurimsave. Ndërsa sot ish-sigurimsat i keni drejtorë, oficerë të sigurimit të shtetit, etj. Janë me emra të deklaruar. Kjo është qeveria juaj”.

LEXO EDHE:  Këshilltari i djathtë liston dështimet e Bashës/ Thirrje të fortë për demokratët

LEXO EDHE:  Të gjitha faktet ekskluzive/Ja "grupi kriminal" i sharësve të Lulzim Bashës

Por, Eduard Shalsi tentoi ti shmangej bisedës, ndërsa tha se “Shqipëria nuk kërcënohet nga komunizmi, ai është fantazëm”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Demit, i cili iu drejtua duke thënë se “Ju nuk e dini fare se ca bëhet në Shqipëri”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Enkel Demi bën për “ujë të ftohtë” Shalsin/ Ministri i Ramës kapet “mat”

Publikuar

-

Nga

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Abc e Mëngjesit”, me Enkel Demin.

Moderatori Enkel Demi, disa herë ka vënë “me shpatulla pas muri”, ministrin e Ramës.

Enkel Demi solli në vëmendje rastin e Agron Tufës, i cili  detyrua të ikte nga vendi dhe të kërkonte azil, për shkak të kërcënimeve me jetë, ndërsa nga qeveria nuk ka pasur asnjë reagim.

“Agron Tufa iku, kërkoi azil, ndërsa nga qeveria juaj nuk ka bërë asnjë deklaratë”-tha Enkel Demi.

Por, për Eduard Shalsin ky nuk qenka problem për shqiptarët.

“Nëse më pyet për hallet e shqiptarëve, të them 1, 2, 3, 4 apo 5”-tha Shalsi.

Ndërkohë, Demi iu përgjigj duke theksuar “Po pse ky nuk është hall i shqiptarëve?”

“Ne po merremi me hallet dhe shqetësimet e tyre. Unë nuk kam asnjë kompleks komunizmi”-tha Shalsi.

LEXO EDHE:  Grida Duma, personazhi që duhet në krye të PD

LEXO EDHE:  Të gjitha faktet ekskluzive/Ja "grupi kriminal" i sharësve të Lulzim Bashës

Por, ndërsa biseda është shoqëruar me debate të forta, moderatori Demi ka kapur sërish “mat” Eduard Shalsin.

Ndërsa ky i fundit tha se nuk bezdiset nga komunizmi, por nga kaosi dhe mungesa e institucioneve në 25 vite.

Por, Enkel Demi i kujton Shalsit se kanë shtatë vite që janë në qeveri.

“Mua nuk më bezdis dhe as kompleksohem nga komunizmi, por nga kaosi, mungesa e institucioneve në 25 vite”-tha Shalsi.

“Po keni shtatë vite në pushtet. Si mund ta thoni këtë”-iu drejtua Enkel Demi, Eduard Shalsit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE