LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shiu nuk po na ndahet/ Bëhuni gati për rrebeshe dhe shtrëngata

6 Mars 2020, 07:14, Sociale CNA
Shiu nuk po na ndahet/ Bëhuni gati për rrebeshe dhe shtrëngata

Për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Sipas SHMU, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin (pa përjashtuar orët e pakta me diell kryesisht në zonën e qendrës).

Në orët e para të mëngjesit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe zonën e jugut. Më pas reshjet gradualisht shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët dhe mesatar.

Prej orëve të pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet do jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga -3ºC në zonat malore deri në 4ºC në ato të ulta dhe bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat parashikohen nga 10ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta e bregdetare.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim juglindje – jugperëndim duke u shoqëruar me valëzim të forcës 6-7 ballë.

Lajmet e fundit nga