Connect with Us

Sherr me thika në Tiranë/ Plagoset rëndë një person

Kronika

Sherr me thika në Tiranë/ Plagoset rëndë një person

Publikuar

-

Një sherr ka ndodhur në zonën e “Misto Mames” në Tiranë, ku dy persona kanë goditur me mjete të mprehta një person tjetër.

Sipas njoftimit të policisë, dy shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit T. SH., 51 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim e shtetasit I. Sh., 20 vjeç.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Gjendet një i vrarë në Tiranë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I përfshirë në rrëmbimin e Jan Prengës/ Sekuestrohen pasuritë e Doçajt

Publikuar

-

Nga

Gjykata Speciale (GJKKO) ka konfimuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurisë së Artan Doçaj, të akuzuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës.

Sipas Report tv, nën sekuestro janë vënë një banesë dy katëshe në Shkodër, një makinë tip fuorsitradë dhe një motorr në pronësi të Doçajt.

Pasuria e Doçajve në Shkodër, u bë subjekti i OFL, ditën e dytë të punës së saj, nën akuzat si bashkëpunëtorë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit është ende në kërkim nga policia.

Policia ka gjurmuar dhe pasuritë e regjistruara në emër të familjarëve apo personave të tretë, të cilët janë të detyruar të justifikojnë ligjshmërinë e tyre, në të kundërt konfiskohen nga shteti.

LEXO EDHE:  Pas denoncimit në CNA/ Veliaj shtron rrugën në qendër të Tiranës

LEXO EDHE:  Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel!

Me aktin normativ anti KÇK të miratuar nga mazhoranca dhe opozita parlamentare një ditë më parë, këto prona mund të përdoren nga shteti edhe në gjendje sekuestroje (ende pa u vulosur konfiskimi që kërkon një proces më të gjatë gjyqësor).

LEXO TE PLOTE

Kronika

Refuzoi ta merrte në punë/ Shqiptari plagos me armë pronarin italian

Publikuar

-

Nga

arrestohen tre shqiptare ne itali

Policia italiane ka arrestuar një 44 vjeçar shqiptar pasi plagosi me armë zjarri punëdhënësin e tij italian.
Ngjarja u shënua në nnjë zonë në periferi të Fiuggi ku shtetasi F. Shehu e kishte takuar sipërmarrësin italian për tu sqaruar.

Bëhet me dije se synimet e punëtorit ishin të kërkonte nga sipërmarrësi një punësim të ri, por pas refuzimit, ai nxori një armë me të cilën fillimisht e kërcënoi 57-vjeçarin dhe më pas qëlloi dy herë ndaj tij.
Njëri prej plumbave e goditi në njërën këmbë, ndërsa tjetri goditi makinën e sipërmarrësit.
aas ngjarjes, shqiptari u nis në drejtim të Fiuggi Fonte.

Gjashtë patrulla të policisë u vunë në ndjekje të tij dhe pas kërkimeve e gjetën 44 vjeçarin pranë një bari në zonë.
Shqiptari do të përballet me drejtësinë italiane për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Kuçovë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Ura Vajgurore-Kuçovë.

Një 40-vjeçar me inicialet A.D, është përplasur për vdekje teksa kalonte rrugën.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Informacioni paraprak i Policisë Berat: 

Rreth orës 20.00 në aksin rrugor Ura Vajgurore – Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”, shtetasi R.D  duke drejtuar  i mjetit e tij tip benz, ka goditur me pasojë vdekjen shtetasin A.D, 40 vjeç banues ne fshatin Tapi, Kuçovë

LEXO EDHE:  Sherr me thika në Elbasan/ Plagoset rëndë 62-vjeçari

LEXO EDHE:  Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel!

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor po punon per zbardhjen e  shkakut të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE