Connect with Us

Serbia sfidon kërcënimin me sanksione amerikane për shkak të armëve ruse

Kosova & Rajoni

Serbia sfidon kërcënimin me sanksione amerikane për shkak të armëve ruse

Publikuar

-

Ministri serb i Mbrojtjes, tha të premten se Serbia do të vazhdojë të blejë armë nga “shtetet mike” pavarësisht kërcënimeve me sanksione amerikane në rast se Beogradi vazhdon të pranojë dërgesa armësh nga Rusia.

Duke u mbështetur në një material të  Agjencisë së lajmeve “Associated Press”, radioja amerikane VOA, citon një deklaratë të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin i cili ka artikuluar:

“Serbia nuk është koloni” dhe do të vendosë vetë për “fuqizimin dhe pajisjen e forcave të saj të armatosura.”

Zyrtarët amerikanë kanë folur hapur për vendosjen e sanksioneve kundër Serbisë në rast se Moska i shet më shumë armë, veçanërisht armatime që mund të rrezikojnë sigurinë e vendeve fqinje anëtare në NATO, vijon radioja amerikane dhe më tej raporton:

Serbia ka blerë së fundmi një sistem të sofistikuar kundërajror nga Rusia, e cila i ka siguruar vendit Ballkanik edhe avionë, helikopterë dhe mjete të blinduara.

Ministri Vulin, i cili njihet për qëndrimin e tij pro-rus, tha se dërgesat e fundit janë për qëllime mbrojtëse. Ai tha se nuk ka asnjë arsye për sanksione nga “çdo vend që respekton të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e Serbisë për të vendosur në mënyrë të pavarur” se si të armatoset.

LEXO EDHE:  Beogradi informon Rusine per hapat kunder pranimit te Kosoves ne UNESCO

Armatosja e Serbisë nga Rusia shihet me shqetësim nga Perëndimi, në një periudhë tensionesh në rritje në Ballkanin që u përfshi në luftërat shkatërruese në vitet 90-të. NATO ndërhyri kundër Serbisë në vitin 1999 për t’u dhënë fund mizorive ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ndonëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, udhëheqja populiste e Serbisë ka forcuar më tej lidhjet e ngushta politike dhe ushtarake me aleaten sllave Rusinë, si dhe me Kinën.

Serbia është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të politikave të saj në Ukrainë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Greqia në alarm/ Konfirmohen 21 raste të reja me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 31 numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi, ku 21 raste janë regjistruar ditën e sotme.

Deri paraditen e 5 marsit numri i të infektuarve ishte 10, por një grup turistësh që kishin shkuar në Izrael dhe Egjipt u kthyen të infektuar.

Zëdhënësi për shtyp i Ministrisë së Shëndetësisë Tsidoras tha gjatë një deklarate për shyp the se vetëm dy nga raste e paraqitura janë me pneumoni kurse të tjerat me simptoma të lehta.

LEXO EDHE:  Kosova i fal Serbise nje operator te telefonise se levizsshme

LEXO EDHE:  Serbia nxjerr “armët”/ Shfaq për herë të parë aeroplanët luftarakë MiG-29

Po ashtu ai paralajmëron se priten të tjera raste me koronavirus në ditët e ardhshme në Greqi.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thaçi, Kurti dhe LDK pa qëndrime unike

Publikuar

-

Nga

Presidenti Hashim Thaçi thotë se takimi me Vuçiçin në Shtëpinë e Bardhë, paraqet moment kthese në dialog. Vuçiçi pohon se nuk do të ketë marrëveshje së shpejti me Kosovën. Kurti u shkruan letër krerëve të BE-së.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas kthimit të tij nga SHBA-së tha se takimi i tij me Presidentin serb Alaksandar Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, paraqet moment kthese në dialogun ndërmjet dy vendeve me lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas letrës dërguar Presidentit Donald Tramp, letër u ka dërguar dhe krerëve të Bashkimit Evropian, të cilët i njofton me prioritetet e qeverisë së tij, por edhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas kthimit nga SHBA-së në një konferencë për medie tha se ai “do të jetë i angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje të përhershme dhe paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Momenti i kthesës”

“Takimi i Washingtonit në mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë besoj se do të jetë takimi dhe momenti i kthesës kritike dhe pozitive që nën udhëheqjen e SHBA-së dhe lidershipit të presidentit Donald Trump, dinamikës dhe mençurisë së ambasadorit Richard Grenell të arrihet marrëveshja në të ardhmen e afërt”, theksoi Thaçi. Takimin në Shtëpinë e Bardhë ai e cilësoi si “inkurajues për të dy palët që paraqet vullnet të mirë për paqe në Kosovë dhe Serbi”.

“Prandaj, këtë momentum dhe këtë mundësi nga Washingtoni duhet ta shfrytëzojnë edhe Kosova edhe Serbia për arritjen e paqes si garanci për paqe në gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha presidenti i Kosovës, duke shtuar se “është e rëndësisë jetike për procesin e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, që të dy palët të kenë besim në lidershipin e SHBA-së deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare”.

Vuçiç: “S’ka marrëveshje”

Nga ana tjetër edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në të njejtën ditë në një konferencë për media në Beograd, foli për takimin që kishte me Thaçin në Washington, duke hedhur poshtë, siç tha, “disa informacione jozyrtare se Serbia ka rënë dakord me Perëndimin për një zgjidhje përfundimtare për çështjen e Kosovës”. “Ditëve të fundit ka pasur shumë lajme të rreme për atë se si bëhen marrëveshjet e mëdha dhe për atë se si plani tashmë është hartuar. Nuk ekziston asnjë plan i madh dhe asnjë marrëveshje e madhe”, tha Aleksandar Vuçiç, duke shtuar se kushti i Serbisë për vazhdimin e dialogut me Kosovën vazhdon të jetë heqja e tarifës 100% nga Kosova për mallrat e Serbisë.

“Sa u përket çështjeve taktike, në Washington kemi diskutuar për të ashtuquajturin minishengen, lëvizjen e shpejtë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, si dhe për ndërtimin e autostradës dhe vendosjen e linjës hekurudhore dhe ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, është shprehur Vuçiç, citojnë mediet në Serbi.

Kosova pa politikë unike ndaj tarifave

Në anën tjetër brenda Kosovës akoma nuk ka një politikë unifikuese në raport me dialogun me Serbinë dhe heqjen e tarifës që me ngulm po e kërkon SHBA-së. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u nisi letra presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesit të lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për t’i njoftuar me prioritetet e Qeverisë së re të Kosovës dhe rëndësinë e dialogut. Këtë letër Kurti ua dërgoi përfaqësuesve të BE-së pasi që një letër të ngjashme tri ditë më parë Kurti i kishte dërguar edhe Presidentit amerikan Donald Tramp dhe sekretarit Pompeo. Pos prioriteteve të qeverisë së tij, Kurti ka folur edhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi.

LEXO EDHE:  Kosova i fal Serbise nje operator te telefonise se levizsshme

LEXO EDHE:  Ambasada porosit qytetarët amerikanë për protestën/ Jini vigjilentë

Kurti kërkon integrimin e Kosovës

“Arritja e një marrëveshjeje politike mes dy shteteve tona do të jetë një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE dhe si mjet për arritjen e paqes afatgjate dhe stabilitetit në rajon”, është shprehur mes tjerash në letër. Kurti edhe njëherë informoi zyrtarët evropianë se që nga 15 marsi do të heqë tarifën 100% në lëndën e parë që vjen nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, ndërsa kërkon edhe hapa konkret nga ana e Serbisë.

“Kjo është shenjë e vullnetit të mirë diplomatik dhe e angazhimit tonë për rifillimin e dialogut me Serbinë. Shpresojmë që Serbia t’i përgjigjet në mënyrë reciproke këtij vendimi dhe në këmbim të kësaj presim që Serbia t’i heqë të gjitha barrierat e mbetura jotarifore për tregti me Kosovën, si dhe t’i jap fund fushatës së saj të çnjohjeve kundër Kosovës”, ka shkruar Kurti në letrën e tij. Kryemnistri Albin Kurti u bënë thirrje si autoriteteve evropiane edhe atyre amerikane që të krijojnë mekanizma për monitorim dhe sanksionim, ashtu që të dyja palët Kosova dhe Serbia të përmbushin premtimet që kanë bërë nëpër marrëveshjet që tani ekzistojnë.

Mospajtimet VV-LDK

Por, brenda qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka mospajtime me partnerin e koalicionit Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ashtu sikurse SHBA-së po kërkon që tarifa ndaj mallrave të Serbisë të hiqet tërësisht dhe t’i hapet rruga dialogut me angazhimin e

drejtpërdrejt të SHBA-së. Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti që vjen nga LDK, tha sot se “angazhimi i Serbisë për defaktorizimin e subjektivitetit të Kosovës është sistematik, që tregon se ajo është kundër marrëveshjes për normalizim. Kjo nuk është gjë e re”.

“I ri është konteksti politik në Kosovë, ku institucionet e reja që kanë legjitimitet të plotë qytetarë tani marrin përsipër agjendën e dialogut dhe politikës së jashtme. Është e qartë se kjo agjendë e qeverisë së re mund të ketë sukses vetëm në koordinim SHBA dhe BE. Paralizimi eventual i institucioneve të reja të Kosovës karshi këtyre temave për shkak të kauzave pseudopolitike, siç është tarifa, na shpie në getoizim”, shkroi në profilin e tij social Hoti, duke ritheksuar se LDK, “nuk do të lejojë getoizimin e Kosovës”, sepse sipas tij “kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën ndërkombëtare të Kosovës”./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi/ Mbyllen shkollat, universitetet dhe ambientet publike

Publikuar

-

Nga

Numri i personave të prekur nga koronavirusi vijon të rritet edhe në Greqi, ku mësohet se 10 persona janë konfirmuar të prekur nga ky virus.

Sipas mediave greke, alarmi nga koronavirusi, ka çuar në mbylljen e shkollave, universiteteve, teatrove si dhe ambientet publike argëtuese në Patra dhe zonën e Achia, Ilia, dhe ishullin Zakynthos, deri më 6 mars.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Italia, e cila është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirus, ku deri më tani janë shënuar mbi 100 viktima dhe mbi 1 mijë të infektuar.

LEXO EDHE:  Beogradi informon Rusine per hapat kunder pranimit te Kosoves ne UNESCO

LEXO EDHE:  Shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë?/ SHBA i vë “vulën”

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë, në fund të muajit dhjetor 2019, duke shënuar deri më tani mbi 3 mijë viktima në mbarë botën e mbi 80 të infektuar.

LEXO TE PLOTE