Connect with Us

Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 197 viktima, rreth 4000 të infektuar

Sociale

Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 197 viktima, rreth 4000 të infektuar

Publikuar

-

Është rënduar bilanci sipasojë e epidemisë së koronavirusit në Itali.

Sipas mediave vendase numri i viktimave ka shkuar në 197, ndërsa deri më sot janë regjistruar 3916 raste personash të infektuar.

Vetëm në Lombardi janë 2 mijë e 612 të prekur teksa dy rajonet e tjera problematike mbete Emilia- Romagna si dhe Veneto.

Italia është vendi me më shumë të prekur dhe me më shumë viktima në Europë nga koronavirusi teksa në gjithë botën mban vendin e katërt pas Kinës, Koresë së Jugut dhe Irait.

LEXO EDHE:  I shpëtoi rënies nga ura/ Kamionisti rrëfehet pas ngjarjes (Video)

Masa drastike janë marrë nga autoritetet italiane teksa në rajonet më të prekura nga koronavirusi është shpallur gjendja e emergjencës, shkollat janë mbyllur si dhe ndeshjet e futbollit luhen pa tifozë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Koronavirusi/ Manastirliu inspekton masat e marra në Portin e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar masat e marra për parandalimin dhe kontrollin e koronavirusit COVID-19 në Portin e Durrësit. Manastirliu ka deklaruar se duhet të rritet vigjilenca akoma më shumë në pikat kufitare.

“Është shumë e rëndësishme jo vetëm të kryhet monitorimi i temperaturës por edhe plotësimi I skedës së udhëtarëve që vijnë nga vendet me shpërthime komunitare, që na jep mundësinë për të ndjekur rastin nga epidemiologët nëse do të jetë e nevojshme. Nëse ka shenja dyshuese, telefonohet nr 127 që bën të gjithë kooordinimin e rasteve”, tha Manastirliu gjatë inspektimit në portine Durrësit.

Manastirliu vuri theksin tek rëndësia e informacionit në kohë reale dhe vigjilencës së shtuar.
“Duhet të vijojmë të marrim masa në këtë situatë, madje me një vigjilencë të shtuar, që është shumë e rëndësishme në këto momente për verifikimin e të gjithë pasagjerëve edhe skedimin e tyre në këtë sistem që ne kemi krijuar”, tha Manastirliu.

Në pikat kufitare ajrore dhe detare, janë dyfishuar ekipet e shëndetësisë për të pasur kontroll të imtësishëm. Në vijim të masave të marra Urgjenca Kombëtare ka vendosur në dispozicion autoambulanca të dedikuara në pikat kufitare. Gjithashtu janë marrë masat për rritjen e stokut të mjeteve të mbrojtjes specifike personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore.

LEXO EDHE:  Kryemadhi takime në Itali/ 82% e gjimnazistëve duan të ikin nga Shqipëria

LEXO EDHE:  Niveli i lartë i pesticideve/ Greqia asgjëson 4.6 ton domate nga Shqipëria e Italia

Sipas raportimeve të stafit mjekësore në Portin e Durrësit nuk ka pasur raste të temperaturave të lartë dhe mesatarisht rreth 400 udhëtarë në ditë informohen dhe këshillohen. Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 17,770 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Ligji i ri i punësimit në Gjermani/ Ambasadori Zingraf sqaron shqiptarët: Si dhe kush përfiton një vize pune

Publikuar

-

Nga

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf, ka folur me mundësitë që kanë shqiptarët për t’u punësuar në Gjermani me ligjin e ri.

Përmes një video mesazhi, në rrjetet sociale, ambasadori sqaroi me detaje procedurat që duhet të ndjekë një shqiptar në mënyrë që të përfiftojë një vizë punë.

Ambasadori thekson se ajo çfarë është e rëndësishme është diploma dhe kualifikimet profesionale, të cilët duhet të njihen nga institucionet gjermane.

“Ekzistojnë mundësi të reja për punonjësit kualifikuar për të marrë më shpejt vizën, nëse ata kanë një kualifikim profesional dhe diplomë universiteti, e cila njihet në Gjermani. Por gjithashtu, ashtu deri më sot mbetet i vlefshëm rregulli: Viza është e domosdoshme përpara largimit për në Gjermani.

Për të përfituar nga ligji i ri për Fuqinë Punëtore është e rëndësishme” Fillimisht bëni njohjen e kualifikimeve dhe më pas aplikoni për vizë. Diplomat e huaja universitare dhe kualifikimet profesionale si rregull duhet të njihesh fillimisht nga institucionet gjermane. Në Shqipëri po shohim vitet e fundit një kërkesë të madhe për viza punësimi në Gjermani. Rregullat e njohura, veçanërisht aksesi i lehtësuar në tregun e punës gjerman për punonjësit pas ose aspak të kualifikuar mbeten në fuqi. Ne në ambasadë po bëjmë më të mirë tonë për t’u shërbyer sa më shpejt të jetë e mundur personave që kanë bërë tashmë një aplikim. Por ne kemi për momentin një kohë pritjeje më të gjatë se një vit për aplikuesit shqiptarë pa kualifikim ose diplomë universitare. Më lejoni të theksoj në këtë kontekst se qëllimi ynë është që prej 30 vjetësh është të përmirësojmë shanset dhe mundësitë këtu në Shqipëri”, tha ambasadori gjerman.

LEXO EDHE:  Shqiptarët po konkurrojnë organizatat mafioze në Itali

LEXO EDHE:  Niveli i lartë i pesticideve/ Greqia asgjëson 4.6 ton domate nga Shqipëria e Italia

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Xhaxhi kryeministër më ndihmo me një konteiner”/ Thirrja rrëqethëse e 15-vjeçares që fle në tokë

Publikuar

-

Nga

Ina Bibaj pas tërmetit të 26 nëntorit të vit të kaluar po përballet me jo vetëm me jetësën e vështirë në një çadër por shëndeti i saj është përkeqësuar nga lagështira. Kjo vajzë 15-vjeçare nga fshati Gallatë i Malësisë të Kurbit ndjek shkollën tek fshati fqinj në Skuraj. Problemet e saj shëndetësore dhe jeta e vështirë kanë shqetësuar dhe drejtorin e shkollës, Zef Markun, pasi nxnënësja ka nisur të mos frekuentojë mësimin.

Na vjen keq për këtë nxënëse jeton në kushte të vështira në çadër pas dëmtimit të banesës. Jetojnë në çadër por flenë në tokë. Ka filluar të vijë rallë në shkollë”, thotë ai.

Marku sqaron se donin të mblidhnin një fond lekësh për vajzë që ajo të kurohej por i ati kërkon zgjidhje për strehimin.

I ati nuk ka të ardhura që ta kurojë. E menduam të mblidhni të ardhura, po i ati nuk donte se thotë kur fle në tokë nuk sbëjnë gjë ilacet për sa kohë fëmijët flenë në tokë. Dua një kontenier na tha ai”, shprehet drejtori.

LEXO EDHE:  Luftë me rrënojat në Itali/ Shkon në 37 numri i viktimave, mes tyre dhe fëmijë

LEXO EDHE:  Foto/ Zhduket 18-vjeçarja shqiptare në Itali

Ina dhe vëllai i saj për të shkuar në shkollë duhet të ecin rreth 1 orë e gjysmë. Sapo kthehet në shtëpi tregon se nga kushtet e këqia po vuan nga rematizma.

Kockat më dhembin se nga lagështia në çadër patjetër që do të dhembin”, thotë Ina.

Prindërit e Inës veç saj kanë dhe dy fëmijë të tjerë. Prej skamjes njërën prej vajzave e kanë larguar nga shtëpia.

Vajzën e kam dërguar në Lezhë tek vëllai edhe ajo vuan me stomakun”, shprehet ajo.

Ina shpreson problemet e saj do të marrin zgjidhje vetëm nëse ky mesazh bie në veshin e kryeministrit Rama.

Xhaxhi kryeministër unë kam nevojë për ndihmë. Ju lutem më ndihmoni! Dua një konteiner për familjen time, këtu në çadër nuk mund të jetojmë”, bën thirrje Ina. /abcnews.al

LEXO TE PLOTE