Connect with Us

Reforma Zgjedhore/ Bardhi i përgjigjet Gjiknurit: Çunat problematikë do të mbajnë përgjegjësi për çdo krim

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Bardhi i përgjigjet Gjiknurit: Çunat problematikë do të mbajnë përgjegjësi për çdo krim

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Damian Gjiknurit lidhur me propozimet e PD për sistemin zgjedhor që prezantoi Basha sot.

Bardhi shprehet se do e shëmbin modelin e shtetit privat të Edi Ramës dhe do të ndërtojmë një sistem që punon për njerëzit dhe i jep pushtet njerëzve.

Ndërsa ironizon duke thënë se për ”çunat problematikë” do të ketë një alternativë ku do të mbajnë përgjegjësi për çdo krim shtetëror dhe elektoral.

“Edi Rama dhe Damian Gjiknuri kanë të drejtë që shqetësohen pse Lulzim Basha dhe opozita luftojnë për forcimin e demokracisë në vend, sundimin e ligjit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ata janë krejt e kundërta e kësaj. Ata kanë ndërtuar shtetin privat, që dhunon qytetarët dhe pasuron e mbështet “çunat problematikë”.

Vizioni dhe alternativa jonë është për shqiptarët dhe jo për Edi Ramën, Damian Gjiknurin dhe, aq më pak, për”! Për këta kemi një tjetër alternativë: Zotimin se kushdo do të mbajë përgjegjësi për çdo krim shtetëror apo elektoral që kanë kryer në të shkuarën.

LEXO EDHE:  Rreziku i Lulëzimit të projektit Basha

Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Rilindja, janë të VETMIT që nuk duan Reformë të vërtetë Zgjedhore. Ato janë të qartë se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, të pandikuara nga “çunat problematikë” apo paratë e krimit dhe korrupsionit, sot do të ishin prapa hekurave dhe jo në qeverisje apo tryeza.

Ne do ta shëmbim modelin e shtetit privat të Edi Ramës dhe do të ndërtojmë një sistem që punon për njerëzit dhe i jep pushtet njerëzve.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të përmbylljes së Reformës Zgjedhore në afatin e përcaktuar. Për këtë kemi bërë propozime konkrete dhe do të vazhdojmë të bëjmë propozime konkrete, që garantojnë standardet për zgjedhje të lira e të ndershme, përfshirë edhe në takimin e rradhës së ditës së hënë.”/CAN.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha publikon videon dhe del ‘garant’/ Do të presim lidhjet e mafies me shtetin

Publikuar

-

Nga

Fitorja po vjen apo po largohet?/ Basha i shmanget pyetjes: Nuk ka zgjedhje të zakonshme

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar videon ndërsa nuk kursen as akuzat ngda kryeministrit Edi Rama.

Sipas Bashës, Rama e ka mendjen të shtojë pasuritë dhe nuk iu bie në mend për njerëzit. Kryedemokrati zotohet se me ardhjene tij në qeveri do të presin lidhjet e mafies me shtetin.

“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit.
Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përgjimet e antimafies italiane/ Balla e kalon topin në fushën e Bashës

Publikuar

-

Nga

Përgjimet e antimafies italiane/ Balla e kalon topin në fushën e Bashës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, ku foli edhe për përgjimet e antimafias italiane për ndërtimet në Shqipëri.

Ndonëse në këto përgjime u lakua edhe emri i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe komponentëve të tjerë të politikës, Balla e kaloj “topin” në fushën e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas Ballës eurodeputeti që ka dalë në përgjime është mik i ngushtë me Bashën dhe për këtë ai tha kryeopozitari mund të përgjigjet më mirë për këtë gjë.

“Unë jam kryetari i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian dhe jam i bindur që eurodeputeti që përmendet është miku i ngushtë i Lulzim Bashës, madje e ka pritur edhe në zyrë. Shko pyeteni Bashën sepse e di mirë. Si politikan shqiptar, meqë është përmendur një politikan

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 30 qershorit/ Basha replika me gazetarët

LEXO EDHE:  “Bandat qëllojnë biznesmenët”/ Pse Basha nuk tregon emrat

Ata që janë përmendur i keni në presidencë dhe miq të kreut të opozitës. SPAK do të bëj verifikimet përkatëse dhe do I shkoj deri në fund kësaj çështje. Kjo çështje po hetohet nga drejtësia e vendit fqinj.

Ora News e ka një çështje të hapur për këtë gjë e nuk duhet të hyj më thellë”, tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja me drejtuesit e qarqeve/ Balla zbardh takimin, çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka dhënë detaje lidhur me mbledhjen e sotme ku kryeministri Rama mblodhi të gjithë drejtuesit politik të qarqeve.

Balla bëri me dije se gjatë mbledhjes është bërë një raportim i 12 drejtuesve të qarqeve mbi detyrat specifike.

“Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshëm për ecurinë e fushatës zgjedhore. Ka qenë një raportim i 12 drejtuesve të qarqeve mbi detyrat specifike. Ëshët e rëndësishme që zgjedhjet janë zgjedhje me standarde demokratike. Bien të gjithë dakord që PS ka filluar një proces shumë të paanshëm për vlerësimin dhe përcaktimin e kandidaturave. I kemi dhenë mundësinë shumë të rinjve të konkurojnë dhe tashmë kemi arritur në një grup përfaqësuesish shumë të mirë. Kjo cështje ka qenë një prej diskutimeve të sotme me gjithë drejtuesit e qarqeve”, u shpreh Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE