Connect with Us

Qeveria miraton fondin 8.7 mld lekë/ Ahmetaj: Gati ndërtimi i 3400 shtëpive të individuale

Lajme

Qeveria miraton fondin 8.7 mld lekë/ Ahmetaj: Gati ndërtimi i 3400 shtëpive të individuale

Publikuar

-

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj tha se është gati ndërtimi i 3400 shtëpive individuale.

Gjatë një deklarate për shtyp, Ahmetaj ka prezantuar shifrat zyrtare për modelet dhe përmasat e banesave që ai tha se do të rindërtohen.

Ahmetaj u shpreh se nga fondi prej 8.7 miliardë lekësh që ka miratuar qeveria, 2.2 miliardë do i kalojnë Bashkisë së Tiranës për 889 njësitë e banimit që do të rindërtohen në kryeqytet.

“Jemi gati të nisim nga puna për ndërtimin e 3400 shtëpive individuale nga fundit për rindërtimit. 8.7 miliardë është lekë fondi i miratuar sot nga qeveria. Kjo shifër përballohet nga buxheti i vititi 2020. Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ketë një fond të alokuar. Janë 2500 shtëpi, banesa individuale që do të ndërtohen nga FSHZH. Për Tiranë 2.2 mld lekë. Bëhet fjalë për 889 njësi banimi individuale që do të ndërtohen nga Bashkia e Tiranës”, tha Ahmetaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Sazan Guri qetëson shqiptarët/ Gjashtë arsyet pse nuk mund të sëmureni nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ambientalisti Sazan Guri ka reaguar në lidhje me situatën e frikës që ka shkaktuar koronavirusi, tek shumë qytetarë.

E ndërsa koronavirusi në Itali ka marrë dhjetëra jetë njerëzish, si dhe mijëra të tjera janë infektuar, Sazan Guri qetëson shqiptarët, duke iu renditur disa arsye që sipas tij çojnë në mendimin se shqiptarët kanë imunitetet të fortë përballë këtij virusi.

“Nuk e di pse me pyesin pa pushim, sikur jam i mjekesise, pse shqiptaret nuk sëmuren me gripin kinez. Me aq sa di, jo si i fushes se mjekësisë, por i diturisë time (une di që sdi asgjë), mund të them, ndoshta me plot gojë se shqiptarët janë:

1. Rracë parake, që kanë formuar protoplazmat e kombeve të tjerë, që për vete ruajnë genin, farën ADN e fortë…
2. Me gjak zero negativ shumica, qe quhet ndryshe Gen shqiptar EV13,pastaj me kohen dhe me perzjerjet vijne zero pozitiv, A, B, AB, etj.
3. Me imunitet të lartë dhe me gjakun me formulën më të kompletuar, që e kanë pasur faraonët, ndaj nëse ben analizat e gjakut në egjypt e indi, infermieret të përulen deri në gjunjë.
4. Ushqehen me vitamina bio që vijnë prej përdorimit të hudhrave e qepëve, specave djegës.
5. Një studim tjetër i Cavalli-Sforza na dëften po këto rezultate, i cili shtyhet të tërheqë konkluzionin se: Shqiptarët tregojnë distancë gjenetike të konsiderueshme me të gjitha popullsitë
6. Ka edhe te tjera, por do i mbaj per vete
7. Mos harroni të merreni me mua, hahaha S.G”-shkruan Sazan Guri.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Veliu pret në takim kreun e Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës/ Të forcojmë bashkëpunim, qëllimi është i njëjtë

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ardi Veliu priti në një takim Drejtuesin e Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës, Gjeneralin Laurent Hendrix.

Veliu dhe Hendrix vlerësuan marrëdhëniet e mira mes Policisë së Shtetit, Xhandarmërisë dhe Policisë holandeze.

Gjatë takimit u konfirmua gatishmëria e përbashkët për të bashkëpunuar kundër krimit të organizuar, kontrabandimit të qenieve njerëzore dhe lufta kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

U dakordsua që bashkëpunimi në të ardhmen do të konkretizohet me hetime të përbashkëta, shkëmbim informacioni në kohë reale, sepse vetëm kështu mund të arrihet suksesi.

Kreu i Xhandarmërisë Mbretërore të Holandës përgëzoi Drejtor Veliun për arritjet e Policisë së Shtetit, duke e falënderuar për punën e bërë në drejtim të parandalimit dhe uljes së numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Holandë.

LEXO EDHE:  Korçë/ Kapet 21 vjeçari që vodhi një banesë

LEXO EDHE:  Kompania italiane fillon aktivitetin në Shqipëri/ Ahmetaj: Industri me vlerë të shtuar serioze në ekonomi

Drejtor Veliu garantoi gjeneralin Hendrix se Policia e Shtetit ka forcuar masat, si në pikat e kalimit kufitar, gjatë intervistimit të shtetasve për arsyet e lëvizjes në hapësirën SCHENGEN, ashtu edhe masat në kufirin e gjelbër.

Gjithashtu, Veliu theksoi se tashmë Policia e Shtetit është më profesionale, e besueshme për partnerët dhe kjo konfirmohet nga operacionet e përbashkëta, pothuaj të përjavshme me ta, në luftën kundër individëve dhe grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtari në fushën e narkotikëve, kontrabandimit të qenieve njerëzore, krimeve ndërkufitare dhe falsifikimeve të dokumenteve.

Veliu dhe Hendrix, në mbyllje të takimit konfirmuan edhe njëherë gatishmërinë për të bashkëpunuar, pasi qëllimi është i njëjtë për të dyja palët.

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Do kërkoj dëmshpërblim”/ Çili zbulon shumën që do i kërkojë shtetit

Publikuar

-

Nga

Pronari i UET, Henri Çili ka zbuluar shumën që do kërkojë për dëmshpërblim nga shteti pas gjyqit.

Ai tha se do të jetë një shumë simbolike prej 1 euro.
Në studion e Open, Çili tha se kur të fitojë gjyqin do të kërkojë një dëmshpërblim prej vetëm një euro, për të vendosur në vend reputacionin e tij.

“Natyrisht kur të fitoj do kërkoj një dëmpshpërbim simbolik. Vetëm një euro. Për të vendosur në vend reputacionin tim, që s’ka lidhje me atë ngjarje”, u shpreh Çili.

LEXO EDHE:  Buxheti 2019, debate në grupin e PS-së/ Braçe luftë me Ahmetajn

LEXO EDHE:  Buxheti 2019, debate në grupin e PS-së/ Braçe luftë me Ahmetajn

Kujtojmë se më herët, Çili u shpreh se do apelojë vendimin e Gjykatës, do kërkojë pafajësi dhe dëmshpërblimin përkatës./CNA.al

LEXO TE PLOTE