LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propozimi për Sistemin Zgjedhor/ Topollaj i përgjigjet Bashës për platformën e vonuar të PD-së

6 Mars 2020, 16:48, Politikë CNA
Propozimi për Sistemin Zgjedhor/ Topollaj i përgjigjet Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot platformën për ndryshimin e sistemit Zgjedhor.

Sipas Bashës plani i PD fillon me një Reformë zgjedhore tërësore që do ta forcojë demokracinë shqiptare dhe do të luftojë korrupsionin.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj shkruan se edhe pse me shumë vonesë të bëhet zemra mal kur individë apo forca poltike përafrohen me idetë e tua.

Ndërsa ka rishpërndarë dhe platformën për Sistemin zgjedhor të Bindjes Demokratike, prezantuar 6 muaj më parë.

?Edhe pse me shume vonese, te behet zemra mal kur individe, forca politike etj, perafrohen me idete e tua.
Ju ftoj ti riktheheni platformes me fiks 6 pika dhe zgjidhje konkrete te ?Bindjes Demokratike? per nje reforme te thelle te sistemi zgjedhor ne Shqiperi, prezantuar me shume se 6 muaj me pare.

Ndersa ata qe e kane kuptuar me ne fund, uroj qe te behen pak me konkrete. Dmth te na tregojne fiks propozimet e tyre per nje reforme te thelle zgjedhore qe te mund ti besojme se e kane me te vertete kesaj radhe.?/ CNA.al

PROPOZIMET E BINDJES DEMOKRATIKE PËR NJË REFORMË TË THELLË ZGJEDHORE

Lajmet e fundit nga