LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD publikon audion/ Drejtoresha: S'ka doreza, vini përparëse e merrni raki nga shtëpia!

6 Mars 2020, 11:21, Politikë CNA
PD publikon audion/ Drejtoresha: S'ka doreza, vini përparëse

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar sot një audio, ku pretendohet se drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 8 në Tiranë, diskuton me personelin mjekësor për masat e marra për parandalimin e koronavirusit.

Në audio duket se problemi kryesor është mungesa e dorezave mbrojtëse dhe të dezinfektantëve në qendrën shëndetësore.

“Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek, e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit te ri janë vetëm propagandë. Më të pambrojturit janë mjekët. Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura, atje mungonin edhe masat më elementare. Video e vërteton plotësisht këtë. Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t?u thënë qytetarëve të vërtetën”, shkruan Bardhi.

Në bisedë personeli ngre shqetësim edhe nëse do të kenë kontakt me një person të mundshëm të infektuar me koronavirus, por drejtoresha e qendrës shëndetësore, Blerta Berberi, u thotë të vënë përparëse. Në mungesë të dezinfaktitit, që mjeket e qendrës dëgjohet t’i thonë se mungojnë edhe në farmaci, drejtoresha thotë që të marrin raki nga shtëpia.

Lajmet e fundit nga