Connect with Us

Opozita shtyn mbledhjen ku do diskutohej ndryshimi i sistemit/ Rudina Hajdari ngre dyshimet e forta

Politikë

Opozita shtyn mbledhjen ku do diskutohej ndryshimi i sistemit/ Rudina Hajdari ngre dyshimet e forta

Publikuar

-

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me shtyrjen e mbledhjes së Tryezës për Reformën Zgjedhore, e bërë me kërkesë të opozitës jashtë parlamentare.

E ftuar në studion e “Dita jonë” në A2, Hajdari ka deklaruar se nuk është mirë shtyrja e takimit, për faktin se sot do të flitej për ndryshimin e sistemit.

“Ka patur disa zhvillime momentet e fundit. Opozita e bashkuar e ka anuluar takimin e ditës së sotme, duke e shtyrë për të hënën. Nuk është mirë që të shtyhen takimet, pasi 15 marsi është javën tjetër. Ishte ditë e rëndësishme, sidomos për mua, duke qenë se sot do të flitej për ndryshimin e sistemit, por mbrëmë në darkë vonë erdhi njoftimi se do të shtyhet takimi”, deklaroi Hajdari.

Më tej, ajo ngriti edhe dyshimet për një “bojkot” të mundshëm nga ana e opozitës, pasi sipas saj është hera e dytë që shtyhet tema e ndryshimit të sistemit.

LEXO EDHE:  Fakte/ Si gënjen publikisht Lulzim Basha

“Urojmë që të mos jetë bojkot, por ndihem e shqetësuar për këtë fakt sepse është hera e dytë që tema e ndryshimit të sistemit shtyhet. Duhet të kuptojmë që kjo reformë bëhet për shqiptarët, dhe ashtu siç kemi dëgjuar propozimet e opozitës, dhe kemi qenë të hapur, edhe opozita duhet të ketë durim dhe të dëgjojë propozimin e opozitës në parlament dhe shqetësimet e saj”, shtoi Hajdari.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përgjimet e antimafies italiane/ Balla e kalon topin në fushën e Bashës

Publikuar

-

Nga

Përgjimet e antimafies italiane/ Balla e kalon topin në fushën e Bashës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, ku foli edhe për përgjimet e antimafias italiane për ndërtimet në Shqipëri.

Ndonëse në këto përgjime u lakua edhe emri i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe komponentëve të tjerë të politikës, Balla e kaloj “topin” në fushën e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas Ballës eurodeputeti që ka dalë në përgjime është mik i ngushtë me Bashën dhe për këtë ai tha kryeopozitari mund të përgjigjet më mirë për këtë gjë.

“Unë jam kryetari i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian dhe jam i bindur që eurodeputeti që përmendet është miku i ngushtë i Lulzim Bashës, madje e ka pritur edhe në zyrë. Shko pyeteni Bashën sepse e di mirë. Si politikan shqiptar, meqë është përmendur një politikan

LEXO EDHE:  Revoltohet Rudina Hajdari/ Do fundoseni, mos bëni show politik 

LEXO EDHE:  Hajdari thirrje deputetëve/ Dilni nga kafja, hajdeni në Kuvend

Ata që janë përmendur i keni në presidencë dhe miq të kreut të opozitës. SPAK do të bëj verifikimet përkatëse dhe do I shkoj deri në fund kësaj çështje. Kjo çështje po hetohet nga drejtësia e vendit fqinj.

Ora News e ka një çështje të hapur për këtë gjë e nuk duhet të hyj më thellë”, tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja me drejtuesit e qarqeve/ Balla zbardh takimin, çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka dhënë detaje lidhur me mbledhjen e sotme ku kryeministri Rama mblodhi të gjithë drejtuesit politik të qarqeve.

Balla bëri me dije se gjatë mbledhjes është bërë një raportim i 12 drejtuesve të qarqeve mbi detyrat specifike.

“Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshëm për ecurinë e fushatës zgjedhore. Ka qenë një raportim i 12 drejtuesve të qarqeve mbi detyrat specifike. Ëshët e rëndësishme që zgjedhjet janë zgjedhje me standarde demokratike. Bien të gjithë dakord që PS ka filluar një proces shumë të paanshëm për vlerësimin dhe përcaktimin e kandidaturave. I kemi dhenë mundësinë shumë të rinjve të konkurojnë dhe tashmë kemi arritur në një grup përfaqësuesish shumë të mirë. Kjo cështje ka qenë një prej diskutimeve të sotme me gjithë drejtuesit e qarqeve”, u shpreh Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prezantohet programi i LSI/ Kryemadhi: Synimi ynë punësimi me paga të larta!

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot programin e saj politik, teksa na ndajnë tre muaj nga zgjedgjet e 25 prillit.

Kryetarja Monika Kryemadhi tha se ky program ka synim punësimin me paga të larta. Ajo u shpreh se ka rënë dakord me aleatët opozitarë të PD-së për taksën e sheshtë me 9%.

“Në këto 4 vite, shqiptarët jetojnë më keq se më parë. Të rinjtë kanë humbur shpresën ndaj sot lind nevoja për besim dhe ngjallje të shpresës. Kjo mund të arrihet vetëm me një program të qartë. Kemi një program që ka në synim punësim me paga të larta. Është koha për ndryshim. Ne prezantojmë prioritetet tona. LSI ka hartuar politika specifike për të ulur koston e jetesës dhe për të rritur standartin. Politikat e LSI janë të drejtëpërdrejta. Punësimi dhe ekonomia është prioritet i panegociuseshëm për ne. Të gjithë e mbajnë mend premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës (premtim i PS). Ne synojmë punësimin e të rinjve dhe profesionistëve. Kemi rënë dakord me taksën e sheshtë 9% me PD-në. E kemi parë formalizimin e ekonomisë si një bashkëpunim me biznesit dhe shtetit” – tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE