Connect with Us

OFL ndalet në Berat/ 48 orë kohë për dy “të fortët” e radhës

Kronika

OFL ndalet në Berat/ 48 orë kohë për dy “të fortët” e radhës

Publikuar

-

Vijon Operacioni Forca e Ligjit.

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.
Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
E. G., banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
L. G., banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

LEXO EDHE:  “Nuk bëhet ky vend”/ Lubonja: OFL spektakël, nuk godet “kriminelët” pranë qeverisë

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkodra shpall moskopetencë/ Dosja “Bajri” sërish në SPAK

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Shkodrës ka shpallur moskompetencë në lidhje me dosjen “Bajri”, duke rikthyer kështu në SPAK.

Kjo gjykatë mësohet se ka kthyer sërish në SPAK materialin voluminoz, duke i lënë detyra prokurorisë së posaçme.

Dosja hetimore në ngarkim të Behar Bajrit, Enver Bajrit, Safet Rustemit, Ilir Rustemit, Emrah Plakut, Astmer Bilalit, Samet Hallunit, Ismet Idrizit, Sirjan Alija, Jorida Muratit, Senad Hallunaj, Florinë Hoxha dhe Mira Nikaj, duhet t’i kalojë sërish Prokurorisë së Posaçme në Tiranë.

Kujtojmë këtu se rreth një muaj më parë, dy prokurorët e SPAK-ut, Ened Nakuçi dhe Ervin Kondili, morën vendimin për shpalljen e moskopetencës për dosjen “Bajri”, duke çuar aktet hetimore për gjykim në Gjykatës e Shkodrës.

LEXO EDHE:  Morena Taraku, 25-vjeçarja që jeton si miliardere, misteri i pasurimit të shpejtë që s’i dihet origjina

LEXO EDHE:  Video/ Bardhi nuk ‘i ndahet’ Ramës: Pse OFL nuk bllokon makinën luksoze të vëllait tënd?

Por, mesa duket vijon “ping pongu” mes tyre, pasi Shkodra ia ka rikthyer dosjen SPAK-ut.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në Tiranë/ Plagoset rëndë një person

Publikuar

-

Nga

Një sherr ka ndodhur në zonën e “Misto Mames” në Tiranë, ku dy persona kanë goditur me mjete të mprehta një person tjetër.

Sipas njoftimit të policisë, dy shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit T. SH., 51 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim e shtetasit I. Sh., 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Ja cilët janë 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri

LEXO EDHE:  Foto/ A e vrau mafia shqiptare miliarderin britanik, Goldfinger?!

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I përfshirë në rrëmbimin e Jan Prengës/ Sekuestrohen pasuritë e Doçajt

Publikuar

-

Nga

Gjykata Speciale (GJKKO) ka konfimuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurisë së Artan Doçaj, të akuzuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës.

Sipas Report tv, nën sekuestro janë vënë një banesë dy katëshe në Shkodër, një makinë tip fuorsitradë dhe një motorr në pronësi të Doçajt.

Pasuria e Doçajve në Shkodër, u bë subjekti i OFL, ditën e dytë të punës së saj, nën akuzat si bashkëpunëtorë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit është ende në kërkim nga policia.

Policia ka gjurmuar dhe pasuritë e regjistruara në emër të familjarëve apo personave të tretë, të cilët janë të detyruar të justifikojnë ligjshmërinë e tyre, në të kundërt konfiskohen nga shteti.

LEXO EDHE:  Femra, avionë dhe makina luksoze/ Ky është 25-vjeçari miliarder që bën jetesë të shthurur

LEXO EDHE:  OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë/ Avokati i Fatjon Lazes: S’ka asgjë, jeton me qera

Me aktin normativ anti KÇK të miratuar nga mazhoranca dhe opozita parlamentare një ditë më parë, këto prona mund të përdoren nga shteti edhe në gjendje sekuestroje (ende pa u vulosur konfiskimi që kërkon një proces më të gjatë gjyqësor).

LEXO TE PLOTE