Connect with Us

Nga Armir Shkurti/ Djall a engjëll për sirianët?

Politikë

Nga Armir Shkurti/ Djall a engjëll për sirianët?

Publikuar

-

“Janë gjynah”! Përballë këtij argumenti çarmatoset çdo logjikë. Sepse logjika nuk mundet të debatojë me emocionin. “Racista! Fashista! Pa zemër! Po kur ikëm ne nga Shqipëria e na pritën në Perëndim?” e plot nga këto i ke me thasë në biseda reale e virtuale nëse shpreh shqetësim për vërshimin këtu të refugjatëve sirianë.

Mjafton një foto burri që qan në ujë me fëmijën në krah për të të rrënqethur e turbulluar gjykimin edhe kur e ke një të tillë. Palè kur nuk e ke! Aq më keq kur flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nga kushedi ç’fshat a qytet i botës, ku të ka hedhur kësmeti.

Po pse shqetësohemi ne për një vendosje masive refugjatësh lufte këtu? E para është MUNDËSIA. Kur të thonë “po ne, si na priti bota”, u thuaj se “nuk u dyndëm as në Afganistan e as në Kongo, por zbarkuam në vendet që renditeshin në krye të globit për ekonomi: Itali, Gjermani, Francë. Vajtëm edhe në Greqinë fqinje që qe vend i begatë asokohe”. Kishin nevojë për punëtorë dhe ne zumë të bëjmë kokunjur çdo punë: nga fshesa e kazma tek pelenat e të moshuarve.

Derisa ia dolëm të integrohemi SI EMIGRANTË. Pas shumë sakrificash e pune, nëpër vende që kanë 30 – 40 herë më shumë popullsi se ne dhe ekonomi aq gjigande sa që disa dhjetra mijë punëtorë treten si kripa në det e veç mirë sjellin, me punët që bëjnë. Shqipëria e sotme vazhdon të mbetet ndër më të varfërat e Europës e më të korruptuarat e Botës. Ata që presim janë refugjatë lufte. Do të thotë ti mbajmë ne e të na ndihmojë bota. Ose më shqip: të shtojmë barrën tonë e të lemë në duart e “tigrit” e hienave të tjera paratë që do të vijnë për ata të mjerët. Pra, për kë thotë “gjynah”, le ta dijë se nëse do lëshohen këtu do të jenë edhe më gjynah! Ama pas asaj shumë më gjynah do të jemi edhe ne, sepse dhjetra mijë ( në rastin më të mirë) fatkëqinj të tronditur nga lufta janë një bombë e vërtetë jo vetëm ekonomike por shumë më tepër sociale.

Sintaksa liberalo – globaliste e shoqërisë së hapur, ia ka dalë të prodhojë edhe burgun gjuhësor. Në gjuhësi ka një term që quhet “barbarizëm”. Do të thotë kur ti përdor një fjalë me një kuptim krejt tjetër nga ajo që ajo fjalë ka. Për shembull: të quash “racist” dikë që shqetësohet nga dyndja e një lumi refugjatësh lufte është barbarizëm i kulluar. Përveç rastit kur propaganda përkatëse nuk ka punuar për të devijuar mesazhin. Pra, që të mos merremi me frikën nga orteku njerëzor i refugjatëve, bëjmë sikur kemi kuptuar që “ky nuk dashka sirianët! Ky qenka kundër aziatikëve, afrikanëve” e marifete si këto, për të cilat ka mjeshtra të farkëtuar në kudhrën e PPSH-së e sot militojnë në çdo celulë propagande që gjejnë.

LEXO EDHE:  Nga Armir SHKURTI/ Dilema hamletjane për Metën

Sot Shqipëria vazhdon të zbrazet , si një zgjua bletësh i çarë dhunshëm e nga ku rrjedh ngadalë i gjithë mjalti. “Sa mirë ne ikim”? Ky është barbarizmi tjetër i ditës. Domethënë, e quaj barbarizëm për ata që e shqiptojnë nga padija apo ngarkesa emocionale. Të tjerët, në shumicë janë pjesë e strategjisë. Për të parët, meqë gjykojnë me emocion, po rrekem ta bëj më të thjeshtë: Nëse djali i shtëpisë merr trastën e ikën në kurbet se nuk ka as bukë as punë në shtëpi, a ka logjikë e moral babai ta zëvendësojë me një jabanxhi? Ta verë në shtratin bosh të të birit e ta mbajë me bukën e të birit që iku se s’ngopej?

Natyrish e bëmë një herë me zemër e me qejf me vëllanë. Kur lufta na erdhi në derë dhe ne ndamë odën dhe kafshatën me vëllanë që iku prej bombave të Serbit. Madje plot nga ne morën dhe armët e vajtën të luftojnë atje. E bëmë, sepse ajo luftë ishte e jona! Ne duam bashkimin e kombit. E kemi në kushtetutë (nëse nuk e kanë ndryshuar ende). Edhe zhvillimin. Ndërsa sot nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia albanoragjia po e çon kombin në shok. Më vend të çohemi në alarm për kthimin e atdheut në SHPREHJE GJEOGRAFIKE, si e përcaktoi para një shekulli Bismarku, kthehemi në bamirës e humanitarë të klasit të lartë sa dhe Krisht do zilepsej!

“Shoqëria e Hapur” ia ka dalë në misionin e saj të fshirjes së “vjetërsirave” të tipit “komb”, “popull”, “atdhe”. Sa më pak i çmojmë aq më lirë i shkëmbejmë a japim për bamirësi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Dy dhoma një kuzhinë dhe një hale”/ Murrizi tallet keq me platformën e Bashës

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, ka ironizuar keq kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi prezantoi sot platformën e vonuar të tij për ndryshimet në Sistemin zgjedhor.

“Pershendes propozimin e Bashes dhe te gazit qe i jep doren e dyte te grafiatos pas çdo postimi ne tuiter apo deklarate te Bashes

Une “ jam dakort” qe parlamenti te mos kete vetem 1 DHOME

Por nuk jam dakort qe te kete vetem 2 DHOMA

Une mendoj qe Kuvendi Shqiptare duhet te kete:

Dy dhoma

Nje guzhine

Dhe NJE  HALE 22 metra katrore ku te qendrojne 11 fytyrat me te ndyra te politikes Shqiptare prej 30 vitesh qe kur jane ne pushtet ju duket vetja ne qiell te shtate, dhe kur jane ne opozite hiqen sikur ju digjet shpirti per POPULLIN

Ne kete HALE, nje kend i mire duhet per 4 politikane bastard qe prej 30 vitesh, nuk kane lene fjale e sharje me liber shtepie per njeri tjetrin, nuk kane le gje pa peshtyre ne surrat e ne goje njeri tjetrin, dhe pastaj kane bere pazare me njeri tjetrin

LEXO EDHE:  Edison Ypi shpërthen kundër Ramës/ Është djall

LEXO EDHE:  Video-Zbulohet dhurata që Luli i dërgoi mbrëmë Ramës/ Investigimi i Altin Goxhajt dhe Armir Shkurtit

Keta qe nuk njohin as moral as dinjitet as seder burrni apo njerrzillek, e meritojne qe te jene ulur sa me afer GROPES SE HALES

Ne guzhine mendoj te rrine trastambajtesit e ketyre mender senatoreve te HALES, qe te gatuajne siç kane bere gjithe jeten per keta te babezitur qe nuk ngopen KURRE

Ne njeren DHOME mendoj qe duhet te rrine 40 mender deputet qe vijne si ish ministra, ministra, ish zv ministra, zv ministra, ish drejtor te pergjithshem dhe drejtor aktual, si dhe hajdute tenderash trafikant, tutore hajdut batanijesh dhe lloj lloj llumhaneje qe prej vitit 2009 ka qene ne Parlamen

Dhe NJE DHOME ku duhet te jene 100 DEPUTET qe te zgjidhen nga VOTA E QYTETAREVE SHQIPTARE

Shpresoj qe ky propozim te kete dakortesine e tufes se komitetit politik te mbledhur per te mos bere kurre reforme ZGJEDHORE, sepse nuk kane as surrat, as kellqe qe te votohen mga QYTETARET, ndaj shpikin lloj lloj paçavure-propozim,”shkruan Murrizi në rrjetete sociale/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimi i Sistemit Zgjedhor/ Analisti tregon pse nuk do të kenë sukses propozimet e Bashës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar platformën për ndryshimin e Sistemit zgjedhor.

Lidhur me ketë çështje ka folur dhe  analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ”Opinion”.

Gjermarkaj thotë se propozimi i Bashës nuk do të ketë sukses por meriton vëmendje dhe të diskutohet.

“Tani që ju përmendët datën duket që propozimi nuk do të ketë sukses por meriton vëmendje dhe të diskutohet. Në një farë mënyrë sistemi është banalizuar për arsye që i dimë, por ka dështuar në disa segmente. Hapja e debatit për re formatim të sistemit është pozitiv.

Shqipëria duhet të modernizohet, të ketë sistem më efikas dhe është propozim i dobishëm. Se sa përkon ky me datën dhe mandatin që ka kjo tryezë, është vështirë ta diskutosh por ja vlen të provokosh. Nëse nuk ndalen tek ndryshimi i sistemit atëherë do të jetë një Reformë Zgjedhore sa për të kaluar rastin.

Debati mendoj unë është i vjetër. Edhe Basha kur i propozoi kur ishte në çadër, parlamenti me dy dhoma, president nga populli. Por pas 2017 nuk u fol për të. Erdhi koha të flitet përsëri.

Të gjithë këto gjëra që kanë ndodhur me  kalimin e viteve por sidomos dobësitë e sistemit ka nevojë për riformatim. Partitë politike në Shqipëri nuk debatojnë sepse kryetari është partia. Jeta e partisë rrotullohet rreth kryetarit.

LEXO EDHE:  Duhet një b*thë për kryetar PD – je! Nga Armir SHKURTI

LEXO EDHE:  Edison Ypi shpërthen kundër Ramës/ Është djall

Është një nga 9 pikat e Bundestagut dhe në një farë mënyrë është pikë themelore për të ndërmjetësuar mes palëve për të dhënë garanci si dhe për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Dështimi i saj qoftë PD dhe PS do të ishte një përgjegjësi dyfishe, përballë opinionit shqiptar por edhe atij europian.

Nëse do të dështojmë këtë Reformë do të ketë përgjegjësi dhe do të ketë qëndrime të ndërkombëtarëve ndaj qeverisë dhe opozitës.

Që mos dështojë është në interesin e të gjithëve dhe duhet një kompromis jo banal por një kompromis që të marrë të gjitha për bazë problemet e infrastrukturës zgjedhore.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emërimi i anëtarëve të Kushtetueses/ Venecia afat palëve deri më 20 mars

Publikuar

-

Nga

Mësohet se data 13 mars është fati për autoritetet që të dorëzojnë komentet e tyre përfundimtare për çështjen e emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Para datës 19 mars duhet bërë përgatitja nga raportuesit për një version të rishikuar.

Data 20 mars ora 12:00 është afati për komente finale, anëtarët zëvendësues mund të komentojnë në vend të anëtarëve. Nëse nuk ka asnjë koment deri më datë 20 mars, opinioni është miratuar.

LEXO EDHE:  Nga Armir SHKURTI/ Ja si e ktheu në “Cosa Nostra” Tahirin sot Basha!

LEXO EDHE:  Nga Armir SHKURTI/ Dilema hamletjane për Metën

Nëse deri më 20 mars ora 17:00 komentet janë marrë dhe bëhet qarkullimi nga Presidenti në emër të raportuesve mbi propozimet finale për amendamente dhe kërkesa nga Presidenti për një marrëveshje finale nga anëtarët. Raporti përfundimtar do të publikohet në 22 mars. /CNA.al

LEXO TE PLOTE