LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në shkolla ndodh gjithçka nga ngacmimi seksual te hashashi/ Rilindja një “KÇK” që mbron punët e pista

6 Mars 2020, 13:52, Politikë CNA
Në shkolla ndodh gjithçka nga ngacmimi seksual te hashashi/ Rilindja

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, foli për helmimin masiv të nxënësve në gjimnazin ?Janaq Kilica?, në Fier.

Në rubrikën ?Opinion?, në News24, Baçi akuzoi mazhorancën se po bën show, pasi sipas tij në shkollat e Fierit ka problematika të shumta, që nga ngacmimet seksuale, te përdorimi i cigareve dhe hashashit e deri te ngjarja e përsëritur e helmimit, që ka krijuar jo pak panik te nxënësit, prindërit dhe mësuesit.

?Është një rrëmujë totale e këtij shteti. Në Fier kemi problematika të shumta, që me skandalet seksuale. Për rastin konkret do thoja se është për të ardhur keq. Është një rast që përsëritet në të njëjtën shkollë dhe është përplasje e individëve, grupeve brenda Rilindjes, mes kryetarit të bashkisë, ish-nënkryetares së bashkisë dhe ish-nënkryetares së PS, që është hequr, dhe mësuesve që merren me drejtimin e arsimit në Fier. Pas mbërritjes së ministres së Arsimit pardje ka nisur një inspektim i befasishëm, jashtë çdo rregulli, me qëllimin e vetëm për të goditur mësues të ndryshëm si organizatorë të ngjarjes. Deklaratat e tyre kërkojnë të mbulojnë punën e pistë të tyre, luftën e tyre të brendshme për pushtet.?-tha Baçi.

Po ashtu ai akuzoi kryetarin e Bashkisë së Fierit, Drejtoreshën e Shkollës dhe Drejtoreshën e Spitalit, që sipas tij, janë bërë bashkë për të fshehur ngjarjen.

?Tentativa e tyre për të fshehur çdo gjë, për ta nxjerrë situatën sikur është e stisur nga opozita lë shumë për të dëshiruar. Bie në këtë batak edhe ministria e Arsimit, që nuk ja ka idenë çfarë ndodh. Bën deklarata bombastike dhe të dala boje, që e etiketon opozitën si ?KÇK?. Në Fier kanë nxjerrë edhe ?Jap ca të japësh JQJ?. Drejtuesit e arsimit të Fierit duhet të kishin dhënë dorëheqjen, por ministrja e Arsimit shkoi dhe i mori në mbrojtje. Është fatkeqësi të kemi një ministre të tillë.

Drejtoresha e Arsimit arriti dhe nxori fjalë të papërgjegjshme, të paimagjinueshme, për një fëmijë, duke thënë se është shtatzënë dhe më pas bën lojëra fjalës se ?thashë për mësuesen?. Janë në gjendje të mjerueshme, janë të papërgjegjshëm në mënyrën si drejtojnë.?-tha Luan Baçi.

Ish-deputeti paralajmëroi edhe një video, që implikon edhe punonjësit e policisë në helmimin e nxënësve.

?Ekziston edhe një filmim tjetër i punonjësve të policisë, që kanë dashur t?iu marrin telefonat qytetarëve, që shkojnë në spital për të parë gjendjen e nxënësve. Videoja ekziston, por nuk është bërë publike?, tha Baçi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga