Connect with Us

Koronavirusi/ A do jetë mes nesh për një kohë të gjatë?

Blog

Koronavirusi/ A do jetë mes nesh për një kohë të gjatë?

Publikuar

-

* Rastet e infeksionit me koronavirus po shtohen çdo ditë. Dhe “marshimi” i koronavirusit të ri, duket të jetë i pandalshëm. Gjithsesi, vlen gjithmonë duhet të theksohet, se shkalla e tij e vdekshmërisë  mbetet e ulët. Por sipas disa ekspertëve, koronavirusi do të vazhdojë që të përhapet, dhe me siguri neve do të na duhet të mësojmë që të jetojmë me të. Por pa u trembur prej tij.

Sipas epidemiologëve, ne do të arrijmë në pikën kur frazës së famshme “po vjen gripi sezonal”, do të duhet t’i shtojmë frazën “bashku me Covid-19”. Arsyeja? Le t’ja fillojmë me një krahasim, atë me rastin e parë të gripit të shpendëve, kur në majin e vitit 1997 u regjistrua viktima e parë: një djalë 3-vjeçar që jetonte në Hong Kong.

Në atë rast, kaluan disa muaj para se një laborator në SHBA, të konfirmonte se virusi se ishte një variant i gripit, H5N1, i njohur deri atëherë që infektonte vetëm zogjtë. Dhe siç mund ta mbani mend Gripi i Shpendëve, kishte një shkallë vdekshmërie rreth 60 për qind.

Por, një sëmundje e rëndë si ajo e shkaktuar nga virusi H5N1, do të thotë gjithashtu që personat e infektuar mund të identifikohen dhe izolohen (ose të vdesin) shumë shpejt, duke mos lejuar që virusi të qarkullojë vërdallë, dhe për rrjedhojë të rrisë shkallën e tij të përhapjes.

Çështja është ndryshe me koronavirusin e ri, i njohur edhe si Sars-CoV-2, që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, duke shkaktuar një sëmundje të frymëmarrjes, të njohur si Covid-19, që cila ka një shkallë vdekshmërie rreth 2 për qind. Me përzierjen e fuqishme të tipareve, ky virus duket se është i ndryshëm nga të tjerët: mund të jetë fatal, por jo shumë, dhe të shkaktojë infeksione, por jo në mënyra të parashikueshme dhe të identifikueshme.

Madje ndonjëherë mund të mos shkaktojë fare simptoma. Por ndryshe nga gripi i shpendëve, bota po reagon me një shpejtësi të paparë, dhe me një mobilizim të madh të burimeve. Në fakt, virusi i ri u  identifikua shumë shpejt, gjenoma e tij u sekuencua, dhe informacioni u përhap në të gjithë botën pas disa javësh.

“Unë mendoj se ndoshta ky virus nuk do të jetë i kontrollueshëm”- tha profesori i epidemiologjisë në Universitetin e Harvardit Mar Lipsit për “The Atlantic”. Masat frenuese janë hapi i parë për të reaguar ndaj çdo epidemie. Por sipas ekspertit, në rastin e Covid-19, shanset për të parandaluar një epidemi globale dukeshin të pakta që nga janari, kur Kina nisi të izolojë zona gjithnjë e më të gjera.

LEXO EDHE:  A i bën feja njerëzit më bujarë ndaj të tjerëve?

Virusi është zbuluar deri tani në 24 vende, dhe sipas parashikimeve të Lipsit brenda vitit të ardhshëm, afro 40-70 për qind e njerëzve në të gjithë botën do të infektohen me koronavirusin e ri. Por, ai sqaron se kjo nuk do të thotë se të gjithë do të vuajnë nga sëmundje serioze.

“Shumë prej tyre, ka të ngjarë të kenë një sëmundje të butë, ose mund të mos kenë fare simptoma”- tha eksperti. Ashtu si me gripin e zakonshëm, që shpesh është i rrezikshëm për njerëzit me sëmundje kronike, dhe ata që janë shumë të moshuar, në shumicën e rasteve ai mund të kalojë pa trajtim mjekësor.

Lipsit nuk është i vetëm në bindjen e tij se koronavirusi do të vazhdojë të përhapet. “Më duket se ky virus është arratisur nga Kina, dhe po përhapet shumë shpejt. Tani unë jam shumë më pesimist, nëse ai mund të kontrollohet”- thotë epidemiologu i Universitetit të Oksfordit, Kristopher Daj për revistën “Science”.

Në fakt, sipas mendimit të një numri gjithnjë e në rritje epidemiologësh, rezultati më i mundshëm i kësaj epidemie, mund të jetë ai i një sëmundje të re sezonale, një koronavirus “endemic”. Pra, i famshmi “sezoni i gripit”, mund të bëhet “sezoni i gripit, dhe Covid-19”./ Galileonet.it- Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Probleme fizike dhe mendore/ Jeta tragjike e Çarls Darvinit, “babait” të teorisë së evolucionit

Publikuar

-

Nga

Bota e njeh si “babain” e teorisë së evolucionit. Shumëkush e njeh edhe si kundërshtar të fortë të fesë. Por Darvini, ishte shumë më tepër sesa thjesht një shkencëtar. Ai ishte një person kompleks, që pati me jetë të vështirë midis tragjedive, vuajtjes dhe vetë-dyshimit.

Ai nuk e paraqiti teorinë e tij të famshme plot vetëbesim. Përkundrazi, u trondit shumë nga teoritë e tij, saqë hezitoi për dekada para se të vendoste përfundimisht t’i botonte ato. Tragjedia e parë e jetës së tij, ndodhi kur ai ishte vetëm 8-vjeç. E ëma vdiq nga “dhimbje e fortë e barkut”, nga një shkak që nuk u bë kurrë i njohur.

Disa historianë, teorizojnë që ajo vuante nga një formë e sindromës ciklike të të vjellave, e cila është një çrregullim gjenetik që shkakton episode kronike të të vjellave, pa ndonjë shkak të dukshëm. Nëna e Darvinit dhe disa nga fëmijët e saj, duket se vuanin nga një stomak i dobët.

Sindroma ciklike e të vjellave, nuk është zakonisht fatale në vetvete, por të sëmurët mund të pësojnë dehidrim të rëndë, apo ndërlikime të tjera potencialisht të rrezikshme.

Pas vdekjes së nënës së tij, për Darvinin u kujdesën morën motrat e tij më të mëdha, që ishin shumë kritike ndaj tij. Kjo sjellje e tyre, mund të ketë pasur një ndikim te Darvini. Dëshira e tij për ta mbrojtur veten nga kritika, orientoi shumë nga zgjedhjet që bëri gjatë gjithë jetës së tij, dhe luajti një rol në vonimin e botimit të veprës së tij

Në kohën e Darvinit, ishte e zakonshme që prindërit të prisnin që fëmijët e tyre të merrnin përsipër biznesin e familjes, apo të mësonin profesionin e tyre. Babai i Çarlsit ishte një mjek i suksesshëm. Ai nuk dyshonte se djali i tij nuk do të vazhdonte shkollën e mjekësisë.

Dhe në fakt, ai nisi studimet në këtë degë në Universitetin e Edinburgut, por i braktisi ato pasi nuk duronte dot teksa shihte gjakun. Pas kësaj, Darvini u diplomua në Kembrixh në përgatitje për t’u bërë prift. Robert Darvin u tmerrua nga dështimet akademike të të birit, por edhe më shumë nga fakti që Çarlsi pëlqente të koleksiononte insekte, dhe të studionte botanikën dhe gjeologjinë.

“Do të jesh një turp për veten dhe tërë familjen tënde!”- i shkruante në një letër i ati. Shkëncetari i famshëm, ishte i sëmurë për pjesën më të madhe të jetës. Përveç të vjellave ciklike të trashëguara nga e ëma, Çarlsi vuajti sidomos në pleqëri nga ekzema, vertigo, dhimbje në nyje etj. Pavarësisht sëmundjeve, ai ndërmori udhëtimin e tij të famshëm në bordin e anijes “Beagle”. Dhe refuzoi të konsultohej më parë tek mjeku, nga frika se ai do ta këshillonte të hiqte dorë.

Por veç sëmundjeve fizike, ai vuajti edhe nga sëmundje mendore. Kur i ati Robert Darvin vdiq në vitin 1848, Çarlsi pësoi një krizë nervore. Ekspertët sot mendojnë se ai mund të ketë vuajtur edhe nga depresioni. Ndërkohë bashkëshortja e tij Ema Darvin ishte një e krishterë e devotshme.

LEXO EDHE:  Skanimet e trurit, mund të zbulojnë sa i rrezikuar është një person të vetëvritet

LEXO EDHE:  Investigimi/ Ja si Vladimir Putin tentoi të vërë nën kontroll politikën italiane

Dhe idetë jo aq në përputhje me fenë të burrit të saj e shqetësuan.

Ajo druhej për shpirtin e burrit të saj, por kryesisht sepse nuk do të mund ta kalonte përjetësinë me të. Pasi ai do të ishte në ferr, duke ecur këmbëzbathur mbi qymyr të ndezur, ndërsa ajo do të ishte në parajsë duke luajtur në harpë dhe ngrenë ëmbëlsira ​​gjithë ditën.

Duhet theksuar se Ema ishte gjithashtu kushërira e tij e parë, pra vajza e dajës. Edhe pse normat sociale të kohës, e lejonin një bashkim të tillë, Darvini nisi të kuptonte rreziqet e të pasurit fëmijë me dikë që është gjenetikisht i afërm. Pjesa më e madhe e hulumtimeve që kreu ndërsa po zhvillonte teorinë e tij të evolucionit, përfshinin kryqëzimin brenda një gjaku.

Dhe ai pa me sytë e tij, se ajo shpesh prodhonte pasardhës që ishin më të dobët se sa prindërit e tyre. Ai madje i shkroi në një rast një miku të tij, duke përmendur ndër të tjerat se fëmijët e tij nuk ishin “shumë të fortë”. Sot është e vërtetuar se martesa me të afërm të gjakut, mund të shkaktojë anomali të dukshme gjenetike.

Fëmijët nga martesa të tilla, mund të jenë më të prirur për t’u prekur nga sëmundje infektive. Dhe në fakt, 3 nga fëmijët e Darvinit vdiqën nga sëmundjet infektive, para se të arrinin në adoleshencë. Teoria e evolucionit, është një nga idetë më të rëndësishme shkencore në histori. Por Darvinit iu deshën 20 vjet, para se të ndjehej i gatshëm që ta botonte atë para publikut. Në vitin 1858, Darvin mori një letër nga shkencëtari Alfred Uollas. Ai ishte i frymëzuar nga Darvin, dhe ndërmori një udhëtim të ngjashëm, ku do të zhvillonte në mënyrë të pavarur në teorinë e tij të përzgjedhjes natyrore.

Ai i kërkoi Darvinit këshilla se si t’i botonte idetë e tij, dhe kjo e nxiti Darvinin të nxitojë t’i botojë i pari teorinë e tij. Ajo u prit në fillim ftohtë nga shkencëtarët e tjerë, që e etiketuan madje “të ndyrë, dhe pa baza shkencore”.

Në fakt të gjithë, dhe jo vetëm akademikët ishin të mërzitur nga pohimi indirekt i Darvinit, se ndoshta qeniet njerëzore kishin evoluar nga majmunët. Kritikat e forta e nxitën të ndryshonte shumë pjesë të teorisë. Çarls Darvin vdiq në moshën 73-vjeçare./ Grunge.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A e vret alkooli koronavirusin?/ Gjashtë mite të gabuara rreth “Covid-19”

Publikuar

-

Nga

Rastet e reja me Covid-19, po rriten me një rritëm të frikshëm në shumë vende të botës. Por ndërsa përhapja e virusit, vazhdon të ngjallë frikë dhe shqetësim në mendjet e të gjithëve, janë përhapur edhe shumë mite dhe gënjeshtra. Ja cilat janë disa prej tyre.

Miti nr.1: Alkooli nuk e vret koronavirusin

Duart janë një nga rrugët kryesore, përmesë së cilave viruset depërtojnë nga sipërfaqet e objekteve në sistemin tonë të frymëmarrjes. Prandaj mbajtja pastër e tyre, është një nga gjërat më efektive që mund të bëni për të penguar prekjen nga koronavirusi.

Lajini duart tërësisht me sapun dhe ujë, dhe nëse s’keni pranë një lavaman, një pastrues me bazë alkooli do të bëjë të njëjtën punë. Është e vërtetë që alkooli nuk vret dot disa viruse -si norovirusi dhe rinovirusi – por koronavirusi ka një strukturë të tillë, që alkooli mund ta dëmtojë. Dezinfektuesit e duarve, që përmbajnë më shumë se 60 përqind alkool, janë më efektive në vrasjen e mikrobeve.

Miti nr.2: Covid-19 nuk është më i rrezikshëm, se sa gripi i zakonshëm sezonal

“Pse njerëzit nuk shqetësohen në këtë mënyrë për gripin normal?” ka qenë refreni i ekspertëve të koronavirusit, qëkur sëmundja u shfaq për herë të parë në fundin e vitit 2019. Por ky konfuzion, është i gabuar për një numër arsyesh.

Së pari, Covid-19 është më vdekjeprurës sesa gripi sezonal. Gripi i zakonshëm vret rreth 0.1 për qind të të infektuarve. Por shkalla e vdekshmërisë Covid-19, është shumë më e lartë. Shifrat nga Vuhan, epiqendra e shpërthimit të epidemisë, e afrojnë pranë 2 përqindëshit, ndërsa shifrat që përfshijnë edhe të vdekurit jashtë Vuhan, janë më të ulëta.

Ndërkohë, Covid-19 duket se përhapet më lehtë sesa gripi sezonal. Infektiviteti i një sëmundjeje, përcaktohet nga një element që quhet “numri i riprodhimit”, që vlerëson se sa infeksione të reja burojnë nga secili rast i virusit. Duket se çdo person i infektuar me Covid-19, infekton mesatarisht 2.2 njerëz të tjerë, por për gripin sezonal ky numër është rreth 1.3.

LEXO EDHE:  Investigimi/ Ja si Vladimir Putin tentoi të vërë nën kontroll politikën italiane

LEXO EDHE:  Investigimi/ Ja si Vladimir Putin tentoi të vërë nën kontroll politikën italiane

Një faktor tjetër, që shkakton shqetësim mbi Covid-19, është fakti që është një virus plotësisht i ri tek njerëzit. Ne nuk kemi ende ndonjë imunitet natyror apo vaksinë kundër Covid-19. Dhe ndonëse më shumë se 80 përqind e rasteve janë të lehta, kjo gjë e bën më të predispozuar që virusi të përhapet pa u zbuluar nga autoritetet shëndetësore.

Miti nr.3: Duhet të shmangni transportin publik ose tubimet e mëdha

Jo, përveç rastit kur mund të jeni kthyer nga një vend me raste të shumta me koronavirus, apo keni qenë në kontakt të ngushtë me dikë që ka një rast të konfirmuar të Covid-19. Ekspertët nuk këshillojnë që njerëzit të shmangin përdorimin e transportit publik, përveçse nëse ekziston një shans i mirë që ata të kenë rënë në kontakt me sëmundjen.

Miti nr.4: Vaksina është thuajse gati

Edhe pse studiuesve iu deshën vetëm 10 ditë, që të zbërthenin gjenomin e koronavirusit të ri, vaksina kundër tij nuk pritet të prodhohet shpejt. Vaksina duhet të kalojnë nëpër disa faza të zhvillimit, përfshirë testet mbi kafshët dhe njerëzit, derisa të mund të përdoren gjerësisht. Dhe kjo mund të marrë rreth 1 vit kohë.

Miti nr.5: Koronavirusi, mund të prekë qentë dhe macet

Raportet se një qen në Hong Kong, kishte rezultuar pozitiv me koronavirusin. Kjo provokoi tituj bombastikë në gazeta, se kafshët shtëpiake mund të bartin Covid-19. Në fakt, nuk ka prova që qentë ose ndonjë kafshë tjetër shtëpiake, mund të sëmuren me Covid-19.

Miti nr.6: Koronavirusi, infekton vetëm njerëzit e moshuar

Njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje kronike, priren të goditen me versione më të rënda të Covid-19. Një studim mbi 138 pacientë me koronavirus në spitalin e Universitetit të Vuhanit, zbuloi se virusi ka më shumë të ngjarë të prekë burrat e moshuar me sëmundje para-ekzistuese. Por edhe të rinjtë mund të preken dhe përhapin sëmundjen, sidomos ata që janë shumë të ekspozuar, si punonjësit e shëndetësisë./ Wired.co.uk-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A po shkakton Turqia një tjetër krizë emigrantësh në Europë?

Publikuar

-

Nga

Nga Simon Waldman “The National”

* Sulmi ajror i së enjtes së shkuar që vrau 33 ushtarë turq në Idlib, shënoi një përshkallëzim të rëndësishëm në konfliktin midis forcave të mbështetura nga Turqia në Siri, dhe regjimit të Bashar Al Asadit të mbështetur nga Rusia.

Duke fajësuar këtë të fundit për sulmin, Ankaraja u hakmorr përmes një serie sulmesh vdekjeprurëse kundër bazave ushtarake të regjimit. Situata e Turqisë në Idlib, është më së paku e pasigurtë. Në vështirësi të madhe, asaj i mungon një strategji dalëse nga situata ku është futur, dhe de fakto po lufton jo vetëm kundër regjimit të Asadit, por edhe Rusisë.

Dhe kjo gjë, përkundër përpjekjes së Ankarasë vitet e fundit për të pasur marrëdhënie të ngushta me Moskën, madje edhe në dëm të lidhjeve të saj me aleatët tradicionale perëndimore. Tani, po e sheh veten të izoluar, me pak miq në bashkësinë ndërkombëtare, që ta ndihmojnë të dalë nga belaja ku e ka futur veten së fundmi në Siri.

Kjo shpjegon edhe arsyen, pse një përpjekje tjetër për të shantazhuar evropianët në këmbim të ndihmës ndaj Ankarasë në luftën e tij në Siri, Turqia deklaroi të premten se marrëveshja e saj vitit 2016 me BE-në për emigrantët sirianë kishte mbaruar, duke nxitur shumë nga 3.7 milionë refugjatët sirianë që jetojnë brenda kufijve të saj, të nisen drejt Greqisë dhe Bullgarisë.

Por, një sjellje e tillë e papërgjegjshme nga ana e Turqisë, vetëm sa do të zemërojë Evropën, dhe do të forcojë qëndrimet anti-turke në mesin e elitave evropiane. Evropa i ka forcuar kufijtë e saj me Turqinë, ndërsa ka marrë masa për të parandaluar hyrjen e emigrantëve sirianë.

Realiteti është se dëshira e Evropës për të qëndruar larg tmerreve që ndodhin në Idlib, është më e fortë se sa disa mijëra refugjatë që po depërtojnë nëpër kufijtë e saj. Ankaraja mund të marrë zemër nga reagimi fillestar i SHBA-së. Kur u pyet për një rol të mundshëm në Siri pas sulmeve,   dërguara e Uashingtonit në NATI, Kei Haçison tha se “po diskutohet çdo lloj opsioni”.

Ajo madje tha se shpreson që populli turk ta kuptojë, se SHBA-ja është “aleati i së kaluarës, por edhe i të ardhmes së tyre”. Ndërkohë, senatorja amerikane me ndikim Lindsej Graham, bëri thirrje për krijimin e një zone të ndalim-fluturimit mbi Idlib, diçka që Ankaraja e ka kërkuar prej vitesh.

Gjithsesi, Turqia nuk duhet të presë ndonjë mbështetje të konsiderueshme nga Shtetet e Bashkuara, apo fillimin e një lloj ri-afrimi me Uashingtonin. Sigurisht, SHBA-ja bashkë me NATO-n dhe Evropën, do të vazhdojnë të bëjnë deklarata në mbështetje të Turqisë.

Në një akt simbolik solidariteti, NATO mund të kryejë një ose dy fluturime zbulimi shtesë mbi Siri. Nëse administrata e Donald Trump do të jetë zemërgjerë, Turqia mund të pajiset me 1 ose 2 sisteme të lëshimit të raketave “Patriot”, në këmbim të ndonjë lloj lëshimi. Por kjo është maksimumi që ka të ngjarë të marrë Turqia.

LEXO EDHE:  Si janë vendosur dhjetëra mijëra trupat amerikane në Lindjen e Mesme

LEXO EDHE:  A i bën feja njerëzit më bujarë ndaj të tjerëve?

Përkundër mendimit të senatores Graham, ka shumë gjasa që administrata Trump të mos bjerë dakord për një zonë të ndalim-fluturimit mbi Idlib, apo të ofrojë ndonjë lloj mbështetjeje direkte ushtarake. Që të funksiononte një zonë e tillë, SHBA – vetëm ose me NATO-n – do të duhej të angazhojë forcat e saj ajrore, dhe të rrezikojë një përplasje me Rusinë, e cila më siguri nuk do të dojë të heqë dorë nga monopoli që ka mbi hapësirën ajrore mbi Idlib.

Presidenti Donald Trump, që është zotuar t’i japë fund luftërave “të kushtueshme”, dhe është gati të nisë fushatën për një mandat të dytë, padyshim që nuk do të rrezikonte të përfshihej në ngatërresa të reja të huaja. Edhe pse është përpjekur të zbusë tensionet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan gjatë muajve të fundit, ai është i interesuar të shmangë çdo lloje armiqësie të re me Rusinë.

S’ka dyshim, se Ankaraja është kryesisht fajtore për situatën në të cilën gjendet. Për vite me radhë, ajo i ka trajtuar me përbuzje aleatët e saj tradicionalë, si dhe i ka shpërfillur shqetësimet e tyre të sigurisë. Kjo përfshin edhe tolerimin e militantëve të ISIS-it, që hynë në Siri përmes Turqisë, shkeljen e Aktit të Sanksioneve Kundër Iranit të Kongresit Amerikan përmes një banke shtetërore turke, kërcënimin se do të ndalojë përdorimin nga NATO të bazave turke, blerjen e sistemit raketeror rus S-400 Rusia, megjithë paralajmërimet e përsëritura mbi rreziqet e sigurisë, si dhe refuzimin për të mbështetur planet e aleancës për mbrojtjen e vendeve balltike përpara samitit të NATO-s dhjetorin e kaluar, vetëm sa për të përmendur disa shembuj.

Izolimi i Turqisë, është pasojë e politikës idiote të Ankarasë për distancimin nga Perëndimi, ndërsa vetë është përfshirë më shumë sesa duhet në luftën e egër civile në Siri.

Pa aleatë të fortë, ajo do të ketë më pak zgjidhje në dispozicion, duke u detyruar të gëlltisë “pilulën e hidhur”, dhe të pranojë kushtet e Rusisë për një armëpushim të përkohshëm, që

do t’i shërbejë konsolidimit të arritjeve të fundit të Asadit në Idlib. Pastaj, në vend se të mburret me pronësinë e politikave të tij të pamatura, Erdogan dhe rrethi i tij i brendshëm, do ta shpallin këtë si një shembull tjetër, se Turqia po braktiset nga Perëndimi./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE