Connect with Us

“Kërcënimi” për shpërndarjen e Parlamentit/ Nano tregon se pse do të “smbrapset” Meta

Politikë

“Kërcënimi” për shpërndarjen e Parlamentit/ Nano tregon se pse do të “smbrapset” Meta

Publikuar

-

Analisti Mustafa Nano i ftuar në studion e lajmeve në TemA TV ka komentuar paralajmërimin e presidentit Meta për shpërndarjen e Parlamentit me 15 mars.

Sipas Nanos, Meta do të smbrapset nga vendimi i tij, pasi kjo është një shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe Meta nuk rrezikon shumë për vete.

Ndërkaq, ai ka folur dhe për qëndrimin e ambasadores Yuri Kim lidhur me përdorimin e flamurit amerikan në protestën e thirrur nga presidenti Meta tri ditë më parë.

Sipas Nanos fakti që Ambasada amerikane reagon për herë të parë, pavarësisht se flamuri amerikan është shpalosur edhe më parë në protesta, flet shumë.

“Më befasoi, sepse valëvitja e flamurit amerikan ka qenë rutinë në protesta. Nuk ka pasur asnjë reagim. Fakti që ka reagim është domethënës, përcjell një sinjal dhe i thotë Ilir Metës dhe atyre që e mbështesin, kjo është beteja juaj, po ne nuk na keni me vete. Këtë pyetje duhet të bëjë opozita: Pse faktori ndërkombëtar nuk po na mbështet?

LEXO EDHE:  “Marrëzisht budallenj”/ Meta shuplakë Bashës e Kryemadhit

Unë nuk e di, në politikën shqiptare çfarë nuk ndodh. Nuk besoj se janë në proces negociata që ne nuk i shohim. Negociata mes Ramës dhe Metës, një spekulim që nuk qëndron.

Premtimi solemn i Metës për të bërë diçka të paimagjinueshme më 15 mars është një vepër penale. Pra, që unë do të hyj me popullin në Parlament.

Nuk besoj se do ta bëjë sepse rrezikon shumë për vete. Nuk ka për të bërë as tjetrën: pra shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Nuk është kompetencë e tij. Kjo do të ishte një shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Ka politikanë që kanë pasuri përrallore sot, kjo sepse kanë abuzuar me pushtetin. Këta u dashka të bëjmë sikur s’i shohim?

Më duket pak lojë e pandershme që me kriminalizimin synohet të kryqëzohen njerëz që nuk kanë asnjë peshë në këtë vend”, tha ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Palajmëron ish këshilltari i Presidentit/ Historia dy ish-shokëve Rama- Meta do përfundojë keq

Publikuar

-

Nga

Ish këshilltari i Ilir Metës, në kohën kur ai ishte kryetar Kuvendi, Ralf Gjoni, i ftuar në Report Tv, ka folur për përplasjet Rama-Meta.

Gjoni u shpreh se kjo “luftë” do të përfundojë keq.

“Batutat i qan, shtetin nuk di ta bëj. Historia 20 vjecare e dy shokëve socialist, që herë duhen, herë urrehen me njëri-tjetrin. Shqiptarëve u kanë ardhur në majë të hundës. Kam frikë se do përfundojë keq. Historia e dy shokëvë që nuk i bën aspak mirë Shqipërisë”, tha Gjoni./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Nga “koporata” tek xhentelmeni që qeras femrat me Whisky/ Deputetët e listës Basha gajasanin Kuvendin

Publikuar

-

Nga

Majlinda Halilaj, deputetja e cila zëvendësoi Lulzim Bashën në Kuvend, pasi ky i fundit vendosi të djegë mandatin e tij, do të linte namë në Kuvend disa muaj më parë, teksa u përpoq të denonconte “Korporatën e Investimeve” .

Megjithëse me një fletë formati para, ku vetëm duhet texonte, Halilaj i referohej vazhdimisht “Korporatës” si “Koporatë”, duke mos e artikuluar si duhet.

Video do të bëhej shumë shpejt virale në rrjetet sociale, ndërsa shkaktoi shumë reagime. Vetë Basha do të shprehej duke hequr përgjegjësitë nga vetja se këta persona kanë ardhur nga fundi i listave, ku vëmendja e propozuesve të emrave ka qenë më e reduktuar.

Ndërsa dje, një tjetër deputet i listës Basha, ka gajasur Kuvendin teksa mbajti një fjalim për krimet e fundit ndaj grave. Bëhet fjalë për Kristaq Papën, deputet i qarkut Vlorë në listën Basha 2017, produkt i Republikës së Re” .

LEXO EDHE:  LSI drejt largimit nga qeveria/ Përplasjet nuk ndalen

LEXO EDHE:  Ligji për mediat/ Rama: Do miratohet duan apo jo heronjtë jashtë, e di që Meta do e kthejë

Teksa mundohej të kërkonte falje në emër të meshkujve, Papa ngatërrohet dhe bëhet çorap duke dalë në fund në përfundimin se “ishte një kohë, kur ai i jepte vajzave pranë tij më shumë Whisy dhe pije të mira sesa ujë”.

“Femrave duhet ‘u kërkojmë ndjese edhe kur kemi të drejtë. Unë di të kërkoj ndjesë për këdo, dhe aq më tepër për femrat, sepse në rininë time të gjitha femrat që më janë afruar mua, kur kisha dhe kaçurrela, por kur kisha dhe para, kanë pirë më shumë se ujë, Whisky ose pije më të mira sesa uji”, theksoi deputeti i listës Basha.

Cili është fjalimi më fantastik, ju mbetet ta vlerësoni vetë./CNA.al


 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dy dhoma një kuzhinë dhe një hale”/ Murrizi tallet keq me platformën e Bashës

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, ka ironizuar keq kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi prezantoi sot platformën e vonuar të tij për ndryshimet në Sistemin zgjedhor.

“Pershendes propozimin e Bashes dhe te gazit qe i jep doren e dyte te grafiatos pas çdo postimi ne tuiter apo deklarate te Bashes

Une “ jam dakort” qe parlamenti te mos kete vetem 1 DHOME

Por nuk jam dakort qe te kete vetem 2 DHOMA

Une mendoj qe Kuvendi Shqiptare duhet te kete:

Dy dhoma

Nje guzhine

Dhe NJE  HALE 22 metra katrore ku te qendrojne 11 fytyrat me te ndyra te politikes Shqiptare prej 30 vitesh qe kur jane ne pushtet ju duket vetja ne qiell te shtate, dhe kur jane ne opozite hiqen sikur ju digjet shpirti per POPULLIN

Ne kete HALE, nje kend i mire duhet per 4 politikane bastard qe prej 30 vitesh, nuk kane lene fjale e sharje me liber shtepie per njeri tjetrin, nuk kane le gje pa peshtyre ne surrat e ne goje njeri tjetrin, dhe pastaj kane bere pazare me njeri tjetrin

LEXO EDHE:  Ringritja e Kushtetueses thellon krizën/ DW: Meta duhej të dekretonte Arta Vorpsin si gjyqtare

LEXO EDHE:  LSI drejt largimit nga qeveria/ Përplasjet nuk ndalen

Keta qe nuk njohin as moral as dinjitet as seder burrni apo njerrzillek, e meritojne qe te jene ulur sa me afer GROPES SE HALES

Ne guzhine mendoj te rrine trastambajtesit e ketyre mender senatoreve te HALES, qe te gatuajne siç kane bere gjithe jeten per keta te babezitur qe nuk ngopen KURRE

Ne njeren DHOME mendoj qe duhet te rrine 40 mender deputet qe vijne si ish ministra, ministra, ish zv ministra, zv ministra, ish drejtor te pergjithshem dhe drejtor aktual, si dhe hajdute tenderash trafikant, tutore hajdut batanijesh dhe lloj lloj llumhaneje qe prej vitit 2009 ka qene ne Parlamen

Dhe NJE DHOME ku duhet te jene 100 DEPUTET qe te zgjidhen nga VOTA E QYTETAREVE SHQIPTARE

Shpresoj qe ky propozim te kete dakortesine e tufes se komitetit politik te mbledhur per te mos bere kurre reforme ZGJEDHORE, sepse nuk kane as surrat, as kellqe qe te votohen mga QYTETARET, ndaj shpikin lloj lloj paçavure-propozim,”shkruan Murrizi në rrjetete sociale/CNA.al

LEXO TE PLOTE