Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka akuzuar krerët e tre partive politike në vend, duke u shprehur se ata janë bashkë dhe duan të mbrojnë interesat e tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebok, Topalli ka reaguar ashpër ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, duke theksuar se ai është një gënjeshtar dhe ka hyrë në politikë për të mbrojtur interesat e tij personale dhe ekonomike.
Sipas saj, Basha është armiku më i madh i demokratëve, duke shtuar se i qëndron të gjitha deklaratave që ka bërë më herët dhe bindjes së saj se kreu i PD nuk përfaqëson asnjë gjë në tregun shqiptar.
“Kur nxjerr Jozefinen ne instagram ka hallin e tij. Kur del ne RTV ka hallin e te treve! Ata jane bashke. Te tre jane bashke! Qe Lul Basha eshte genjeshtar, kete tashme nuk ka shqiptar qe nuk e ka kuptu!
Qe Lul Basha ka ardhur qe diten e pare me agjende ekonomike personale, kete e kam patur bindje qe diten e pare qe e kam njoft! Qe Lul Basha eshte armiku me i madh i demokrateve per shkak te asaj qe ben, por edhe mediokritetit te atyre qe arrin te artikuloje publikisht, kete nuk ka mbetur meme pa e zberthyer! I kam thene, u qendroj dhe do i qendroj çdo sekonde, bindjes sime për çka perfaqeson Luli Basha ne tregun shqiptar”, shkruan Topalli.
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim rikujtoi deklaratën e pak ditëve më parë që ajo bëri për përgatitjen e Dushkut 2021, duke theksuar se Rama e ka nxjerrë në Instagram pasi ka hallin e vet dhe ka lënë vetëm sekuencat që janë thënë për Bashën.
Për Topallin, Rama, Basha dhe Meta janë bashkë dhe po përgatiten që të manipulojnë zgjedhjet e 25 prillit.
“Por vini re me kujdes. Diten qe Jozefina Topalli akuzon treshen per pergatitjen e Dushkut2021, kryeministri zgjedh te zgjedhë per instagramin e vet veç sekuenca te asaj qe ka thene Jozefina Topalli per Lulzim Bashen.
Une keto dite argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kesaj rradhe opozitar) qe synon manipulimin e zgjedhjeve nepermjet deformimit te dispozitave te Kodit Zgjedhor. Argumentova pse dhe shpjegova se si kjo mund te ndalet sot në KQZ, nëpermjet KQZ dhe nga tavolinat e KQZ. Une thashe sic kam thene gjithmone qe ATA TË TRE JANE BASHKË.
Qe ata te tre jane bashke e kam thene edhe ne ate interviste te cilen e paska degjuar Zoti Rama (derisa i paska pelqyer çka un kam thene e perseritur aty per Luli Bashen). Ajo interviste eshte dhene kohe me pare e nuk i paska shpetuar vemendjes e as qenka fshire nga kujtesa e Kryeministrit”, shkruan Topalli.
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim shtoi më tej se kryeministri Edi Rama ka bërë investimin më të mirë kundër demokratëve dhe për të qëndruar në pushte, duke zgjedhur Bashën.
“Rama e gjeti dhe zgjodhi qe ta publikonte si sekuence ne instagramin e vet, tamam diten kur une zgjodha te flas publikisht per Dushkun2021! Sepse kur Rama zgjedh te dashur miq, di cfare zgjedh! Rama ka zgjedhur! Rama zgjedh Luli Bashen!
I duhet Lul Basha, sepse Luli Basha eshte investimi me i mire i Rames kundra demokrateve. Te dashur miq demokratë dhe shqiptare te mire kudo ku jetoni! Mos e keqkuptoni Ramen kur “zgjedh” t’ju bëjë te degjoni Jozefina Topallin nga instagrami i tij, nuk e ben ngaqe vlereson Jozefina Topallin. Nuk e ben per ju”, tha ajo.
Topalli tha se nën qeverisjen e Ramës Bashës i janë shtuar vilat dhe i kanë lulëzuar bizneset e kunatit të tij, duke shtuar se kryeministri po bën atopolantin e saj pasi ka hallin e vet.
“Kunati i Shokut Xhemal, Lulëzoi “bizneset” ne kohen e Rames. Me ndihmen e Rames dhe nen vezhgimin e sigurte te Rames kane Lulëzuar vilat e tij me gjith kunat. “Opozita” e lulezimit sponsorizohet rregullisht nga maxhoranca Rama!
Ndaj kujdes! Nuk e ben per ju, kur zgjedh qe instagrami i vet, te flase me zerin dhe imazhin e Jozefina Topallit. Kuptojeni mire! Kur ben altoparlantin e Jozefines, ka veç hallin e vet.
Per hallet e treshes, ka RTV. Atje del rregullisht dhe i ve ata dy tjeret qe te shohin vete dhe degjojne live, se si gjithe ministrat i raportojne e shpjegojne se sa mire po u ecin investimet. Ata te tre jane bashke”, shkruan Topalli./CNA.al