LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kam qënë viktimë e dhunës”/ Rudina Hajdari zbulon pse vendosi të tregojë historinë e saj

6 Mars 2020, 11:05, Politikë CNA
“Kam qënë viktimë e dhunës”/ Rudina Hajdari

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari disa ditë më parë, deklaroi në foltoren e Kuvendit, se edhe ajo ka qënë viktimë e dhunës.

Ndërkohë, e ftuar në A2CNN, deputetja shpjegoi pse vendosi ta bënte një zbulim të tillë.

?Jeta ime personale nuk njihet shumë nga publiku sepse kështu kam dashur vetë, që të mbroj veten. Familja duhet të ishte goxha e fortë në atë kohë, rreth vitit 1998. Unë isha vetëm 11 vjeç dhe kishim goxha vëmendje në atë kohë. Në atë periudhë vinin shumë njerëz në shtëpinë tonë, për 3 vite rresht. Familja kishte tensionet e veta dhe më pas u largova për në SHBA. U rrita shumë shpejt sepse m?u desh të përballesha me jetën. Amerika ka sfidat e veta. Sapo u njohën me historinë time, ata donin që të shkoja te psikologu, ndërsa unë refuzoja. Në atë kohë ka pasur shumë vajza që kanë përjetuar dhunë, por edhe sot po jetojmë një model të frikshëm?, deklaroi Hajdari.

Kur u pyet nëse merret seriozisht dhuna ndaj gruas në kuvendin shqiptar, Hajdari deklaroi: ?Ka deputetë që e marrin seriozisht, por duhet të vazhdojmë ndërgjegjësimin e shoqërisë për këtë fenomen që po ndodh. Vetëm kështu mund të edukohen njerëzit?.

Lajmet e fundit nga