Connect with Us

“Harrohet” tërmeti, në janar më pak sigurim prone/ Kompanitë paguan 3.3 milionë euro për dëmet

Ekonomi

“Harrohet” tërmeti, në janar më pak sigurim prone/ Kompanitë paguan 3.3 milionë euro për dëmet

Publikuar

-

Me kalimin e muajve pas tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit duket se është zbehur frika e shqiptarëve për të siguruar pronën. Janari i këtij viti është mbyllur me një rënie të primeve të shkruara buro në raport me janarin e vitit 2019. Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se në vlerë primet e shkruara bruto për klasën e sigurimit nga zjarri, dhe forcat e natyrës u tkurrën me 1.45 për qind duke kapur nivelin 114.8 milionë lekë nga 116 milionë që ishin janarin e 2019-ës. Si pjesë e totalit ky prim zë në portofolin e sigurimeve 8.89 për qind ndërsa një vit më parë zinte 10.04 për qind. Por AMF raportoi se sa i takon kontratave numri ka qenë më i lartë. Kjo do të thotë që vlera e pronave që është siguruar është më e ulët se ajo e një viti më parë por numri i tyre më i lartë.

“Vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 62.76%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësi të përgjithshme civile me 27.75% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë janarit 2020, vihet re një ulje prej 1.45% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 22.40% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janarin 2019” thuhet në njoftimin e AMF.

Një zbehje të interesit për sigurimin e pronës raportojnë edhe operatorët e tregut të cilët shprehen se interesi ishte vetëm pak ditë pas ngjarjeve të tërmeteve të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit për tja lënë më pas vendin indiferencës. Aktualisht qeveria ka në sirtarët e saj një draft që synon të ngrejë një mekanizëm pagese sigurimi të detyrueshëm për pronën nga tërmetet por që ende nuk është diskutuar gjerësisht.

E teksa ka rënie të vlerës së pronës së siguruar e kundërta ka ndodhur me kompanitë  që këtë herë kanë zhvendosur pagesat nga dëmet motorrike ku ka mbizotëruar tendenca historikisht, tek dëmet për sigurimin e pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës.

LEXO EDHE:  Pasojat e tërmetit, nga çmimet deri te normat e interesit

Nga totali prej 752 milionë lekë të paguara vetëm në janar vetëm për sigurimin e pronës janë paguar 57.8 për qind e kësaj vlere çka korrespondon me 406 milionë lekë. Një vit më parë për këtë kategori dëmesh ishin paguar vetëm 14 milionë lekë sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Duke qenë se fokusi ka qenë tek pagesat e dëmeve të pronës ajo që vihet re është rënia e pagesave tek grupi i dëmeve motorike. Për përgjegjësi motorike ndaj palëve të treta  është paguar vlera 141 milionë lekë apo rreth 25 për qind e totalit të gjithë vlerës së dëmeve të paguara në muajin e parë të vitit. Kjo shifër është me një rënie 34.27 për qind në raport me janarin e vitit 2019.

Rënie ka qenë evidente në pagesën e dëmeve në raport me janarin 2019 në të trija kategoritë që përfshin përgjegjësia motorike ndaj palëve të treta nga MTPL-ja tek kartoni jeshil e deri tek kufitare./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Ulja e papunësisë mashtrim statistikor”/ Ekonomisti “nxjerr zbuluar” Ramën, leksion për kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, në datën 1 mars, ndërsa iu drejtua të rinjve socialist, deklaroi se papunësia në Shqipëri është në nivelet më te ulëta historike.

“Në fakt Shqipëria sot ka nivelin më të ulët të papunësisë. Shumë njerëz thonë se.. po se kanë ikur. Po në fakt matja e papunësisë … nuk nxirret në bazë të njerëzve që janë këtu sot, por mbi shumën e përgjithshme të popullsisë”-tha Rama.

 

                                            Dritan Shano

Ndërkohë, ekonomisti Dritan Shano, në një prononcim për CNA.al hodhi poshtë pretendimet e Ramës, ndërsa theksoi se nuk bëhet fjalë për ulje të papunësisë, por për ulje të popullsisë. Sipas tij, mbi 500.000 njerëz kanë ikur nga Shqipëria gjatë qeverisjes së socialistëve.

“Norma e papunësisë së një vendi llogaritet si raport i të papunëve ndaj numrit të popullsisë aktive për punë – grupmosha 16-64 vjeç. Ajo nuk llogaritet mbi “shumën e përgjithshme të popullsisë”. Nga Shqipëria në vitet e qeverisjes socialiste janë larguar nga Shqipëria mbi 500.000 njerëz, kryesisht nën moshën 35 vjeç, kështu që nuk mund të bëhet fjalë për ulje të papunësisë, por për ulje të “popullsisë”. Popullsisë së aftë për punë. E cila vazhdon të ikë nga Shqipëria në çdo formë e mënyre. Prandaj këtyre tipave që i bëjnë hesapet me rregull treshi i rezulton të jetë ulur papunësia. Ky është një mashtrim statistikor.”-tha Dritan Shano.

Më tej, ai theksoi se burimet kryesore të uljes së papunësise janë rritja ekonomike, rritja e eksporteve, rritja e investimeve private dhe publike, rritja e kreditimit të ekonomisë.

Po ashtu, Dritan Shano i jep një leksion të fortë kryeministrit, ndërsa shprehet se “Rritja ekonomike në vitet e fundit është rishikuar gjithnjë me ulje dhe mbetet ne nivelet e 2+%; dhe kur rritet i dedikohet më shumë rreshjeve dhe prodhimit të energjisë sesa ndonjë arsyeje tjetër, qoftë kjo strukturore apo sektoriale. Qe kjo rritje ekonomike të ndikojë në uljen e papunësisë do duhet të ishte mjaft më e lartë. Dikush t’i shpjegoje kryeministrit ligjin e Okun si bazë fillestare e arsyetimit.”.

LEXO EDHE:  Çim Peka “lan duart” nga skandali/ Braktis gazetarin, sulmon Ramën nga nëna

LEXO EDHE:  Ish kreu i PDK-së "justifikohet"/ "Nuk e përkëdhelëm politikisht Ramën, ja pse i dhamë hapësirë..."

Sipas ekonomistit Shano, eksportet në 2019 janë 8,6% më të ulëta se në 2018, ato janë tkurrur ndjeshëm, pra nuk duket se kanë mundur të ulin papunësinë, por me gjasë për shkak të kësaj tkurrje, papunësia është rritur edhe më.

“Kredia për ekonominë ka ngrirë në 5 vitet e fundit, rritja e saj është e papërfillshme, ndërsa investimet publike nuk realizohen sipas parashikimeve buxhetore, pasi janë ato të parat shpenzime që shkurtohen rregullisht nga qeveria për të ruajtur defiçitin. Po ashtu, në vitet e fundit investime të huaja nuk ka patur.

Këto burime të rëndësishme të uljes së papunësisë që përmendëm janë si ato rrëketë e thara, të bëra zhur, ku nuk rrjedh ujë prej një kohe të gjatë.

Nuk po marr parasysh në këtë arsyetim, rritjen e korrupsionit, përkeqësimin e klimës së biznesit, nervozizmin shprehur të dhomave të tregtisë, braktisjen e shkollës etj.

Kështu që, kujtdo që i vjen të thotë se është ulur papunësia, më vjen t’i them, shiko së të është ulur popullsia. Ajo aktive për punë.”-tha për Dritan Shano për CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Selami Xhepa ngre alarmin/ “Emigrimi masiv i shqiptarëve po dëmton ekonominë”

Publikuar

-

Nga

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se popullsia e Shqipërisë po tkurret ndjeshëm. Kjo për shkak të emigrimit, i cili pesë vitet e fundit po njeh rritje të vazhdueshme. Profesor Selami Xhepa, i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi tha se ritmet e larta të emigrimit kanë filluar të prodhojnë efektet e para negative në ekonominë e vendit.

“ Problemi i emigrimit të shtuar dhe masiv të popullsisë në një farë mase që po çon drejt depopullimit të vendit pa asnjë dyshim efektin thelbesor do ta ketë në dimensionin e vet të ekonomisë. Unë mendoj që tani shenjat kanë filluar që të jepen. Ekonomia është një matematikë shumë e thjeshtë. Numër njerëzish shumëzim për të ardhura, baraz konsumi. Nëse baza e popullisisë bie, konsumi, efektivisht tregon që ekonomia do të fillojë drejt denatyrimit. E dyta jemi në proces që të ardhurat e shoqërisë kanë patur rritje stanjative, pothuajse inekzistente. Madhësia e ekonomisë ka filluar që të tkurret, problemi i tkurrjes së madhesisë së ekonomisë sjell efektet e tjera zinxhir. E para me skemën e sigurimeve shoqërore, në veçanti. Dhe nqs këto prirje demografike do të vazhdojnë që të thellojnë reduktimin e numrit të popullsisë që efektivisht do të thote numri i atyre që do të kontribojnë në sistem atëherë skema e pensioneve në Shqipëri, edhe tani në fakt është e falimentuar sepse vetëm gjysma e fondit garantohet nga kontributi. 500 milionë euro ccdo vit shkojnë përmes sitemit të taksave për të mbuluar skemën e pensioneve.“ – theksoi Xhepa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Nga Klodian Tomorri/ Të panjohurat e amnistisë

Publikuar

-

Nga

* Ne vitin 2011, teksa ekonomia kishte hyre ne dallget e krizes dhe fondamentet e financave publike ishin tronditur, qeveria e Sali Berishes shpalli nje amnisti te pergjithshme fiskale. Ridvan Bode, ne ate kohe minister i financave kishte gati nje vit qe pergatiste terrenin duke zhvilluar nje sera seancash konsultimi me biznesin, por edhe nderkombetaret. Por opozita nuk e dha asnjehere konsensusin politik duke e kundershtuar aministine si nje mase te demshme per ekonomine. Deshtimi i amnistise se pare fiskale ne Shqiperi ishte vulosur qe ne nisje.

Konsensusi politik eshte jetik per amnistite e taksave. Jo vetem per ta bere faljen moralisht me te pranueshme ne syte e publikut, por edhe sepse pa opoziten amnistite nuk kane garanci ligjore. Ndonese ligjet per faljen e detyrimeve fiskal miratohen me shumice te thjeshte, fshehja e taksave eshte veper e parashikuar ne Kodin Penal. Ne nenin 180 te Kodit thuhet shprehimisht: Fshehja e te ardhurave pse deklarimi i rreme perben veper penale qe denohet deri ne 3 vjet burg.

Kodi Penal prevalon mbi ligjin. Dhe per te ndryshuar Kodin duhen 84 vota ne Parlament, perndryshe nese nje biznes deklaron te ardhurat e fshehura tek Tatimet, diten tjeter prokuroria mund t’i trokase ne dere dhe ta dergoje per tre vjet pas hekurave. Kjo ishte arsyeja se pse deshtoi amnistia e Berishes.

Por te rikthehemi tek amnistia e Rames. Ende nuk dihet se cili do te jete pozicionini i opozites parlamentare. A i ka Edi Rama 84 votat per te ndryshuar Kodin Penal? Kjo eshte e panjohura e pare e amnistise. E dyta, eshte qendrimi i nderkombetareve.

Rritja galopante e trafikut te droges nga Shqiperia i ka shqetesuar jo pak vendet e Bashkimit Europian. Qeverite nuk kane qejf kur parate dalin jashte vendeve te tyre. Jo rastesisht, ne vitin 2018 Keshilli i Europes e futi Shqiperine ne listen gri te vendeve per pastrimin e parave. Nje amnisti fiskale ne kete kohe do te ashpersoje edhe me shume qendrimin e Bashkimit Europian ndaj qeverise, gje qe Rama e di fort mire.

Komisioni Europian mund te kercenoje me refuzimin per hapjen e negociatave, apo dhe terheqjen e donacioneve. Ndersa Task Forca per Veprimin Financiar FATF mund te pershkallezoje sanksionet duke e futur Shqiperine ne listen e zeze te pastrimit te parave bashke me Iranin dhe Korene e Veriut.

Nga ana tjeter Fondi Monetar Nderkombetar, armiku i perhershem i amnistive do te rrise presionin mbi qeverine. Dhe kur FMN perdor levat e presionit financiar qe ka ne dore, zakonisht qeverive u ndodhin gjera te keqija. A do te jete Rama kaq i forte sa ta shtyje perpara projektin perballe ketij presioni potencial? Kjo mbetet per t’u pare.

Ne aspektin ekonomik, argumentat pro apo kunder amnistise jane te pafundme. Shqiperia eshte nje vend ku 35-50 per qind e aktivitetit ekonomik eshte informal. Informaliteti kaq i madh per nje kohe te gjate ka krijuar presione te jashtezakonshme mbi biznesin dhe individet ne raport me ligjin. Dhe palogjshmeria do te vazhdoje te prodhoje me shume paligjshmeri duke e mbajtur vendin nen kthetrat e informalitetit.

LEXO EDHE:  Qytetari denoncon rastin abuzues/ Berisha: Kush është kryebashkiaku i PS që shpërdoron ndihmat

LEXO EDHE:  Qytetari denoncon rastin abuzues/ Berisha: Kush është kryebashkiaku i PS që shpërdoron ndihmat

Paralelisht ekonomia ka nevoje per kapital te fresket, qe te financojne investime te reja, ndersa arka e shtetit eshte ne veshtiresi per para. Amnistia mund te jete nje burim ne kushtet e nje ambienti te veshtire ekonomik si te brenshem ashtu dhe te jashtem, pasi edhe Europa eshte duke u zhytur ne recesion. Keto jane dy argumenta qe shkojne ne favor te amnistise. Por shume te tjere shkojne kunder saj.

Se pari amnistite fiskale cenohne drejtesine sociale. Qeveria fal taksat e atyre qe kane bere evazion, duke ndeshkuar bizneset dhe individet e ndershem qe kane qene korrekt dhe kane shkyer detyrimet e tyre ne raport me ligjin.

Se dyti, faljet fiskale dekurajojne pagesen vullnetare te taksave duke inkurajuar informalitetin. Bizneset mund te vazhdojne te fshehin detyrimet duke pritur aministine e radhes.

Se treti dhe me e rendesishmja, amnistite mund te krijojne shtigje per te ligjeruar parate e krimit dhe korrupsionit. Edhe pse formalisht amnistia e perjashton ligjerimin e parave qe vijne nga droga, prostitucioni apo korrupsioni i zyrtareve, ne praktike kjo eshte e veshtire. Si dhe kush e verifikon nese parate e legalizuara vijne nga evazioni apo aktivitetet kriminale?

Edhe pse qeveria ka ne dore te ashtuquajturin mekanizem Anti KCK, i cili perjashton automatikisht nga aministia personat e denuar apo te dyshuar per aktivitet kriminal, pyetja qe shtrohet eshte si pengohet legalizimi i parave te tyre permes personave te trete? Apo si pengohet legalizimi i parave te korrupsionit te politikaneve permes personave te tjere? Praktikisht kjo eshte shume e veshtire edhe nese qeveria do te kete me te vertete vullnetin e mire, per te mos i legalizuar prate e krimit.

Keto jane te panjohurat e projektit te amnistise, bastit te radhes te Edi Rames. Dhe kur oferta e vetme e nje qeverie per elektoratin e saj eshte amnistia, gjerat nuk jane mire.

LEXO TE PLOTE