Connect with Us

Grabitet farmacia e bashkëshortes së këngëtarit shqiptar

Kronika

Grabitet farmacia e bashkëshortes së këngëtarit shqiptar

Publikuar

-

Një farmaci ka rënë pre e grabitje në Paper të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, por vetëm sot është bërë e ditur nga policia.

Farmacia mësohet se është në pronësi të bashkëshortes së këngëtarit të njohur, Ylli Baka ku persona të paidentifikuar, kanë vjedhur të gjithë medikamentet e farmacisë, vlera e të cilës kap shifrën 2.5  milion lekë.

“Elbasan – Në pergjigje te interesit te disa mediave, lidhur me lajmin për vjedhjen e një farmacie, informojmë se: Në datë 26.02.2020, në fshatin Papër, Elbasan, gjatë natës është vjedhur një farmaci ku janë marrë medikamente me vlerë rreth 2.5 milion lekë.

LEXO EDHE:  Grabitet argjendaria në Lushnjë/ Zhduken miliona lekë mall

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. Vijon intensivisht puna për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Njoftimi eshte publikuar ne faqen zyrtare te Policise se Shtetit.”, njofton policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në autostradë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autrostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një këmbësorë është përplasur për vdekje nga një automjet.

Viktima identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është një burrë i moshës rreth 50 vjeç.

Ndërkaq, policia ndërkohë ka devijuar qarkullimin në rrugën dytësore.

“Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Grabitja në pikën e dhënies së kredive në Tiranë/ Publikohen pamjet, arrestohet i riu

LEXO EDHE:  Grabitësit i hynë në shtëpi dhe i bëjnë "kërdinë"/ Pronari arrin të njohë njërin prej tyre

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 892 mijë paketa cigare kontrabandë në Hanin e Hotit

Publikuar

-

Nga

Një sasi prej 892 mijë paketa cigare kontrabandë janë kapur ditën e sotme në doganën e Hanit të Hotit në Shkodër.

E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimit doganor që duhej të paguhej kap shifrën e 140 milion lekë.

E gjithë sasia u sekuestrua  dhe rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkodra shpall moskopetencë/ Dosja “Bajri” sërish në SPAK

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Shkodrës ka shpallur moskompetencë në lidhje me dosjen “Bajri”, duke rikthyer kështu në SPAK. Kjo gjykatë mësohet se ka kthyer sërish në SPAK materialin voluminoz, duke i lënë detyra prokurorisë së posaçme.

Dosja hetimore në ngarkim të Behar Bajrit, Enver Bajrit, Safet Rustemit, Ilir Rustemit, Emrah Plakut, Astmer Bilalit, Samet Hallunit, Ismet Idrizit, Sirjan Alija, Jorida Muratit, Senad Hallunaj, Florinë Hoxha dhe Mira Nikaj, duhet t’i kalojë sërish Prokurorisë së Posaçme në Tiranë.

Kujtojmë këtu se rreth një muaj më parë, dy prokurorët e SPAK-ut, Ened Nakuçi dhe Ervin Kondili, morën vendimin për shpalljen e moskopetencës për dosjen “Bajri”, duke çuar aktet hetimore për gjykim në Gjykatës e Shkodrës. Por, mesa duket vijon “ping pongu” mes tyre, pasi Shkodra ia ka rikthyer dosjen SPAK-ut.

Kujtojmë këtu se Behar Bajri, akuzohet nga prokuroria për vrasjen me dashje në dëm të bashkëjetueses së tij Fabiola Hyseni. Kjo ngjarje ka ndodhur në 29 qershor 2002, kur 15-vjeçarja është raportuar si e vetëvrarë me tre plumba në shtëpinë e Bajrit. Njërin nga plumbat 15-vjeçarja e ka marrë pothuajse pas shpine. Behar Bajri, i arrestuari kryesor për këtë ngjarje dhe i dyshuari nga prokuroria si personi autor për këtë vrasje, ka mohuar në mënyrë kategorike se e ka kryer këtë krim. Por nga ana tjetër, prokuroria ka krijuar bindjen e fortë, tashmë të mbështetur jo vetëm tek sekuestrimi i armës, por dhe në një akt-ekspertim grafik të shkrimit të poezive të gjetura në vendngjarje,duke ngritur dyshime të forta se autor i dyshuar është pikërisht Behar Bajri, njëri prej personave më të përfolur në botën e krimit në Shkodër.

LEXO TE PLOTE