Connect with Us

“Fiks Fare” sjell personazhin e rrallë/ “Hoxha” të bën deputet me kripë dhe sheqer

Denoncim

“Fiks Fare” sjell personazhin e rrallë/ “Hoxha” të bën deputet me kripë dhe sheqer

Publikuar

-

Pranë redaksisë së “Fiks Fare,” mbërriti një denoncim se një grua e vetëquajtur “hoxhë” zgjidhte çdo lloj problemi kundrejt shumave të majme të parave.

Menjëherë pas denoncimit gazetarja e “Fiks”-it i shkon hoxhës në shtëpi. Ditën e parë gazetarja i hiqet sikur ka shqetësime me të fejuarin, pasi e ka lënë pas dore se merrej me politikë. Hoxha pasi e dëgjon i kërkon që të lutem  pasi pretendonte se fliste me vetë Allahun. Me gjuhën e vet ajo i drejtohet Allahut dhe i tregon gazetares shqetësime të shumta që ka me shëndetin e saj.  Kur gazetarja i thotë që t’i ndihmoj të fejuarin, fallxhoja shprehet “nëse do dish të punosh me mua do e çoj lart e më lart”.

Më pas i thotë gazetares së Fiksit se  i fejuari  kishte shumë magji.  Por që fallxhorja do e ndihmonte që ta bënte atë deputet madje edhe në poste më të larta në politikë. E  vetmja gjë që duhet të bënte gazetarja ishte përpikmëria e gjërave që fallxhoja do i jepte të bënte në ditët në vazhdim. Më pas gazetarja e pyet se sa lekë duhet t’i jap dhe fallxhorja shprehet se sa t’i lind asaj në zemër, pasi atë e kishte futur brenda në shtëpi, sepse ia kishte kërkuar Allahu. Më pas ajo i shpjegon se magjinë do e heqë me gjëra shtëpiake siç janë kripa dhe sheqeri.

Pasi gazetarja largohet nga fallxhorja në telefonin e saj i vjen një mesazh nga kjo e  fundit ku i shpjegon se çfarë duhet të bëjë.  Fillimisht i kërkon që sa të shkoj në shtëpi të  fus pak sheqer në gojë,  më pas të marri çorapet e bardha që fallxhorja i kishte dhënë dhe ti lidhte pa folur e t’i fuste në gjoks. Mbas dy orësh  duhet t’i hiqte dhe t’i vishte pa folur e të flinte me to. Në mëngjes çorapet e bardha do i hidhte te rrobat e palara. Ketë procedurë duhet ta kryente disa ditë rresht, por çorapet duhet t’i ndërronte me çorapet ngjyrë të zezë. Pra një natë të bardhat e një natë të zezat, një herë të hante sheqer dhe një herë tjetër kripë.

LEXO EDHE:  Denoncimi në "Fiks Fare"/ Mjekimi i gabuar në spitalin privat, 25-vjeçarja rrezikon paralizimin

Në takimin e dytë  fallxhorja  shprehet se sheh ndryshime tek vajza si në aspektin e shëndetit por edhe të fejuarit karshi saj. Ai ka filluar t’i kushtojë vëmendje dhe dashuri më të madhe. Pasi flet sërish me Allahun fallxhorja shprehet se i fejuari i gazetares do të ngrihej në detyrë.

Gazetarja e Fiksit e ngacmon fallxhoren duke i thënë se një ditë pas mitingut që u zhvillua në 2 mars  së shpejti parlamenti do të shpërbëhej dhe donte që i fejuari i saj të behej në deputet duke ia kërkuar këtë fallxhores nëse mund t’ia arrinte. Ajo  shumë qetësisht i thotë ” Biri me ta fut në parlament është shumë pak, unë them ta ngrej në detyrë mirë fare”.

Gazetarja tregohet pak mosbesuese, por  fallxhorja shprehet se ka fuqi të mbinatyrshme  dhe që mund të bëj gjithçka. Më pas i kërkon që të marrë dy palë çorape të bardha. Ajo i thotë se duhet t’i lidhi  dhe t’i fus në gjoks më pas të flejë me to . Më pas fallxhorja i kërkon të mos flasë dhe vazhdon ritualin e saj me kripë e sheqer. Më pas i thotë gazetares se i fejuari i saj do ia dalë dhe jo vetëm ai por edhe partia ku ai bën pjesë.  Në fund kur gazetarja largohet fallxhorja i kërkon të paguaj 2000 lekë për çorapet, pasi nuk është mirë po mos t’i paguajë./Top Channel

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Spitali i Burrelit pa mjek gjinekolog/ Gratë lindin në Lezhë ose Tiranë

Publikuar

-

Nga

Spitali i Burrelit pa mjek gjinekolog/ Gratë lindin në Lezhë ose Tiranë

Materniteti i Burrelit prej një muaji është pa mjek gjinekolog dhe gratë detyrohen që lindjet t’i bëjnë në Tiranë ose në Lezhë.

Mjeku që ka qenë në këtë spital i ka përfunduar kontrata 2 vjeçare dhe kërkesa për ta rinovuar atë, ende nuk ka marrë miratim nga Ministria e Shëndetësisë.

Erion Tusha nga fshati Koms i Burrelit ankohet në Fiks Fare pasi gruaja e tij 8 muajshe shtatzënë nuk e merr dot shërbimin në maternitetin e Burrelit.

Ai shpjegon se ajo ka një shtatzëni të vështirë dhe për këtë i duhen vizita dhe mjekime të shpeshta, dhe prej 10 ditësh ai i është drejtuar maternitetit të Burrelit, por e vetmja përgjigje që merr është se nuk ka mjek dhe duhet që gruan ta çojë në Lezhë ose në Tiranë. Në maternitet janë vetëm infermieret dhe sanitaret dhe ato i tregojnë se mjeku ka ikur që në dt 28-29 dhjetor se i ka mbaruar kontrata. Zgjidhje të vetme ka drejtimin në dy qytetet e sipërpërmendura.

Edhe në bisedën e qytetarit Tusha me mjeken neanatologe Ëngjëllushe Gjoka konfirmohet se mjekut Halit Karanxha nga Malisheva e Kosovës i ka përfunduar kontrata dy vjeçare. Në këto kushte të gjitha gratë e Burrelit, por edhe të zonave përreth kur paraqiten për lindje, i dërgojnë me ambulancë drejt Lezhës apo Tiranës .

Qyteti i Burrelit aktualisht ka një gjinekolog i cili ka dalë në pension, por ai punon në klinikën e tij private dhe shumica e grave që presin fëmijë ekot dhe mjekimet e nevojshme i marrin pranë klinikës së tij. Por Erion Tusha shprehet se nuk i ka mundësitë ekonomike që të shoqen ta ndjek në një klinikë private, por me të drejtë kërkon që shërbimin ta marri në institucionin shëndetësor publik.
Fiksi iu drejtua edhe drejtorisë së Spitalit Rajonal Burrel, ku drejtori Roland Meta i emëruar vetëm para një muaji në këtë post, shpjegon mungesën e mjekut gjinekolog për shkak të përfundimit të kontratës.

LEXO EDHE:  Pendohet kandidati i Bashës/ Ndryshova mendje, dua të bëhem deputet

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/ Drejtoresha “dhunon” mësuesen e lë dhe pa orë mësimi

Ai shpjegon se kanë bërë kërkesë pranë Ministrisë së Shëndetësisë, por që ende nuk është miratuar dhe firmosur nga ministria. Ndërkohë pyetjes së gazetarëve se si trajtohen gtarë shtatzëna që kanë urgjencë, ai shpjegon se ato duhet të paraqiten pranë urgjencës së spitalit dhe më pas organizohet nga spitali transferimi drejt qytetit të Lezhës apo Tiranës me ambulancë.

Menjëherë pas interesimit të Fiks Fare, Ministria e Shëndetësisë rinovoi kontratën e mjekut gjinekolog nga Malisheva, z Halit Karanxha.
Mjeku Karanxha prej 2-3 ditësh ka filluar shërbimin pranë spitalit Rajonal të Burrelit dhe të gjitha gratë e zonës së Matit nuk do t’u duhet të udhëtojnë drejt spitaleve të Lezhës apo të Tiranës për të marrrë shërbimin mjeksor./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Jetojnë në kontenier se tërmeti iu prishi shtëpinë/ Djali i familjes: Shokët më tallin se jam i varfër e pa shtëpi!

Publikuar

-

Nga

Jetojnë në kontenier se tërmeti iu prishi shtëpinë/ Djali i familjes: Shokët më tallin se jam i varfër e pa shtëpi!

Në Fiks Fare mbërriti një denoncim i veçantë nga një djalë 9- vjeçar i cili ankohej se tallej nga shokët e tij të shkollës, pasi ishte i varfër dhe pa shtëpi.

Në të vërtet historia ishte edhe më e dhimbshme. Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ua kishte shkatërruar shtëpinë në Jubë të Durrësit dhe që prej një viti familja Llyçi jetonin në një kontenier dhe në një barake. Bashkia asokohe ua kishte vlerësuar DS 2 dëmin dhe u kishte akorduar një fond prej 2, 5 milion lekësh të vjetra.

Fiks Fare pa nga afër gjendjen e kësaj familje me 6 persona, ku tre prej te cilëve ishin fëmijë minorenë. Shtëpinë grupi i parë i ekspertëve ua kishte nxjerrë të pabanueshme dhe Edison Llyçi kryefamiljari shprehet se të jatit të tij Palit, që tashmë nuk jeton më ia kishin vlerësuar DS 4. ” Babai i cili është larguar nga jeta para 3 javësh, kishte shkuar në njësinë administrative dhe ka firmosur letrat, por me idenë për DS4. Pas disa ditësh unë lexoj letrat dhe shoh që kishte firmosur për dëm DS2 dhe me përfitim 2. 5 milion lekë të vjetra” shprehet Edisoni” po ju e shihni situatën çfarë të bëj unë me 2.5 milion të vjetra si ta rregulloj këtë shtëpi kur në fakt me kaq lekë as çatia nuk rregullohet”.

Ai tregon se ka trokitur në shumë dyer dhe nuk ka gjetur zgjidhje kështu me ato të ardhura bënë një barake ku flinin prindërit e tij, kurse ai me bashkëshorten dhe tre fëmijët flenë në një kontenier që ua ka dhuruar Karitasi. Pas vdekjes së të atit i biri i tij që bëri edhe denoncimin në Fiks Fare ishte zhvendosur nga kontenieri dhe flinte në baraken plot lagështi bashkë me gjyshen.

Kushtet ishin të mjerueshme të familjes Llyçi dhe kësaj i shtohej edhe papunësia e kryefamiljarit dhe sëmundjet e të shoqes dhe të fëmijëve.
Fiksi iu drejtua Njësisë Administrative Sukth ku kryetari i kësaj njësie i takoi personalisht dhe shpjegoi se vlerësimi i dëmeve është bërë nga disa grupe. Edhe pse grupi i parë që ishin përfaqësues nga Kosova dhe Sllovenia e kishte nxjerrë shtëpinë e pabanueshme DS4, grupi i dytë me inxhinier nga Bashkia Durrës e kishte vlerësuar dëmin në DS2.

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/ Drejtoresha “dhunon” mësuesen e lë dhe pa orë mësimi

LEXO EDHE:  Fiks Fare/Shkolla e Buhalit të Përmetit është kthyer në depo kashte

Dhe vlerësimi i grupit të dytë ishte marrë për bazë dhe më pas ishte bërë edhe dëmshpërblimi për familjen. Por nuk iu përgjigj dot pyetjes së Edisonit kur i tha se i ati nuk ishtë vënë në dijeni se për çfarë po firmoste, pasi ai kishte firmosur për DS4 ndërkohë që në letra shkruhej DS2. Kryetari shpjegon se në njësi nuk kanë dokumentacion për ekspertizën e parë që ëdhtë bërë nga kosovarët dhe sllovenët, por që Edisoni duhet t’i drejtohej me një kërkesë për ekspërtizë të re të shtëpisë zyrës së Rindërtimit në Bashkinë Durrës.

Edison Llyçi bashkë me gazetaren e Fiksit iu drejtuan Bashkisë Durrës, ku zëdhënësi i saj shpjegoi se vlerësimi është bërë nga inxhinierë dhe nuk mund të fliste në lidhje me këtë, pasi çdo inxhinier që ka hedhur firmën mban përgjegjësi ligjore. Ai shpjegoi ankuesin se me dokumentat që zotëron të bëj një ankesë drejtuar Institutit të Ndërtimit për një rivlerësim të banesës, pasi vetëm ky institucion ka të drejtën për ta bërë. Në bazë të ekspertizës se re do vazhdohet edhe më tej për dëmshperblimin.

Edison  falenderoi Fiks Fare, pasi kishte një vit që sorollatej nëpër zyrat e shtetit dhe nuk kishte mundur të merrte një pergjigje./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Mblodhi 800 € për fëmijët e sëmurë/ Mashtruesi që hiqej si Florian Marku i merr paratë

Publikuar

-

Nga

Mblodhi 800 € për fëmijët e sëmurë/ Mashtruesi që hiqej si Florian Marku i merr paratë

Emisioni “Stop” mbrëmjen e së premtes ka trajtuar një rast mashtrimi, që i është bërë një familjeje të varfër me dy fëmijë, që vuajnë nga sëmundje kronike. Për shkak të pamundësisë së jetesës gruaja e familjes, Silvana Kanani, bëri një apel në rrjetet sociale për ndihmë dhe u mblodhën rreth 800 Euro kontribute nga qytetarët e sensibilizuar.

Pikërisht në këtë moment kjo familje bie pre e një mashtrimi nga një person, i cili fillimisht u hoq si Florian Marku, boksieri i njohur.

“Stop” shkoi pranë familjes dhe ka folur me Mimoza Kananin, e cila ka treguar të gjithë historinë. “Kam bërë një postim në rrjetet sociale, kam bërë një apel për ndihmë. Burri më është vrarë me biçikletë dhe nuk mundet të punojë. Fëmijët kërkonin bukë dhe unë bëra një apel për ndihmë”, thotë Silvana.

Më tej Kanani tregon se  kur njerëzit filluan ta ndihmonin, e kontaktoi një person me emrin Florian Marku dhe i kishte premtuar se do ta ndihmonte por i mori 800 Euro.

Më tha që do të gjente punë për burrin. Më tha që do vinte një djalë që do merrte 150 Euro për një sobë, por ai erdhi mori lekët dhe nuk erdhi më. Më pas mora djalin që hiqet si Florian Marku dhe i thash se kur do vinte soba, ai më tha që të prisja se soba do vinte me gjithë drutë”, shton ajo.

LEXO EDHE:  Pendohet kandidati i Bashës/ Ndryshova mendje, dua të bëhem deputet

LEXO EDHE:  Fiks Fare/Shkolla e Buhalit të Përmetit është kthyer në depo kashte

Por Silvana shton se ajo u kishte nisur dhe para të tjera për qiranë e shtëpisë dhe kur u kishte dërguar 750 Euro, ata i kishin bërë bllok në mediat sociale dhe nuk i hapnin më telefonit. Në fund ajo ka mësuar se paratë e saj janë përdorur nga Ervin Mecani, i cili e kishte mashtruar.

Të gjitha lekët që i janë marrë nënës me fëmijë të sëmurë ishin përdorur për të blerë syze të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë nga Ervin Mecani në Maqedoninë e Veriut.

“Stop” ka siguruar shumë të dhëna dhe rezulton, se bëhet fjalë për dy persona, njëri që njeh familjen, që ra viktimë dhe tjetri në Strugë të Maqedonisë, ku janë transferuar shumat në tre transferta. Çështja e mashtrimit është tashmë në prokurorinë e Tiranës./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE