Connect with Us

“Është i mirëritur në parlament”/ Meta mesazh Ruçit

Politikë

“Është i mirëritur në parlament”/ Meta mesazh Ruçit

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot edhe në lidhje me deklaratën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi i cili tha sot se “Mirëpres Presidentin sa herë që ai dëshiron të vizitojë parlamentin. Ose do të mirëprisja apo lexoja çdo mesazh që ai do t’i drejtonte me shkrim parlamentit”.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se “Për hir edhe të miqësisë, nuk duhej të shkonim në krizë, kur i kam kërkuar bashkëpunim.”.

LEXO EDHE:  Ktheu në Kuvend ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese/ Meta jep argumentet

Po ashtu Meta i drejtoj edhe një mesazh Ruçit, ndërsa kërkoi që të nisë hetimi për Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

“Shpresoj që Ruçi të kërkojë hetim për Gjonajn”-tha Meta.

Kërcënimi i Metës me shpërndarje parlamenti/ Reagon për herë të parë Ruçi  

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti mazhorancë-presidencë rrezikon negociatat?/ Meta: Nuk i druhem të vërtetës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Talant Balla, lidhur me letrën që i ka dërguar një ditë më parë Komisionerit për Zgjerim.

Meta sqaroi se letrën e ka nisur, si president për të ndihmuar KE-në për të qënë më i vëmendjshëm për një çështje kaq kritike siç është integriteti i Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë se mbërritja deri në Bruksel e përplasjes së tij me mazhorancën mund të rrezikojë negociatat, Meta u shpreh se “Nuk i druhem të vërtertës që kam tre vjet që e them”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Letra drejtuar KE-së/ Meta i përgjigjet “zonjës së Bilalit” dhe “Tao Tao-s”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të bërë nga kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla në lidhje me letrën që kreu i shtetit i ka drejtuar Komisonit Europian, ku pretendohet se ka hedhur baltë mbi Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, presidenti Meta tha se letra nuk ishte për t’u bërë publike, po iu bë jehonë nga “Tao Tao dhe Zonja e Bilalit”, sikur iu drejtohet ai Ballës dhe Ramës.

“Do ta kompensojmë vonesën duke iu dhënë mundësinë të bëni ndonjë pyetje. Dje dhe sot pas rrjedhjes nga qeveria në një TV në vendin tonë ku bëhet publike letra që kisha dërguar unë që gjoja ishte kundër zgjerimit të cilën e anonçoi i pari Tao Tao dhe u përforcua sot nga Zonja e Bilalit. Letra është nisur si president për të ndihmuar KE-në për të qënë më i vëmendjshëm për një çështje kaq kritike siç është integriteti i Gjykatës Kushtetuese”-tha Meta.

Më tej, ndërsa citon edhe një paragraf të letrës në fjalë, Meta tha se “Mbetem shpresë plotë që vendet anëtarë të mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave.”.

LEXO EDHE:  Meta apel Ramës/ Mos e sulmo opozitën, mund t’i zësh vendin!

LEXO EDHE:  Meta apel Ramës/ Mos e sulmo opozitën, mund t'i zësh vendin!

“Presidenti ka respektuar parashikimet ligjore që theksojnë se sipas nenit kushtetues anëtari i parë i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga presidenti.  Pastaj vazhdojë edhe saktësimet për Gjykatën Kushtetuese për radhën e emërimeve. Etja e PS kërkon ta thyejë këtë balancë për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Unë kam depozituar kallëzim penal kundër personave të përfshirë në këtë skemë. Përgjatë kësaj kohe kam qenë transparent dhe bashkëpunues.  Duhet të dini se kjo maxhorancë ka miratuar një ligj anti kushtetues ditën kur Komisioni i Venecias mbërriti në Tiranë. OJF e kanë mohuar se janë në mbështetje të këtij ligji. I vetmi aktor që nuk ka kthyer përgjigje është Euralius” Kjo është letra që presidenti i ka dërguar komisionerit për dijeni të tij, jo për ta bërë publike”, tha Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD publikon audion/ Drejtoresha: S’ka doreza, vini përparëse e merrni raki nga shtëpia!

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar sot një audio, ku pretendohet se drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 8 në Tiranë, diskuton me personelin mjekësor për masat e marra për parandalimin e koronavirusit.

Në audio duket se problemi kryesor është mungesa e dorezave mbrojtëse dhe të dezinfektantëve në qendrën shëndetësore.

“Kush ka mundësinë të bisedojë me një mjek, e kupton menjëherë se të ashtuquajturat masa të qeverisë kundër koronavirusit te ri janë vetëm propagandë. Më të pambrojturit janë mjekët. Deri kur ne bëmë publike të vërtetën se Qendrat Shëndetësore janë të papërgatitura, atje mungonin edhe masat më elementare. Video e vërteton plotësisht këtë. Për fat të keq, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.8 Blerta Berberi provoi se është një militante partiake që, në vend të shqetësohet për personelin mjekësor dhe qytetarët, u kërkon llogari mjekëve pse komunikojnë me opozitën për t’u thënë qytetarëve të vërtetën”, shkruan Bardhi.

Në bisedë personeli ngre shqetësim edhe nëse do të kenë kontakt me një person të mundshëm të infektuar me koronavirus, por drejtoresha e qendrës shëndetësore, Blerta Berberi, u thotë të vënë përparëse. Në mungesë të dezinfaktitit, që mjeket e qendrës dëgjohet t’i thonë se mungojnë edhe në farmaci, drejtoresha thotë që të marrin raki nga shtëpia.

LEXO EDHE:  Bashkëpunim me Qeverinë/ Zbardhen propozimet e Shoqërive të Basteve

LEXO EDHE:  Vlahutin pranon propozimin e Metës/ Diskutimet vetëm mbi draftin hibrid

LEXO TE PLOTE