Connect with Us

Enkel Demi bën për “ujë të ftohtë” Shalsin/ Ministri i Ramës kapet “mat”

Politikë

Enkel Demi bën për “ujë të ftohtë” Shalsin/ Ministri i Ramës kapet “mat”

Publikuar

-

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Abc e Mëngjesit”, me Enkel Demin.

Moderatori Enkel Demi, disa herë ka vënë “me shpatulla pas muri”, ministrin e Ramës.

Enkel Demi solli në vëmendje rastin e Agron Tufës, i cili  detyrua të ikte nga vendi dhe të kërkonte azil, për shkak të kërcënimeve me jetë, ndërsa nga qeveria nuk ka pasur asnjë reagim.

“Agron Tufa iku, kërkoi azil, ndërsa nga qeveria juaj nuk ka bërë asnjë deklaratë”-tha Enkel Demi.

Por, për Eduard Shalsin ky nuk qenka problem për shqiptarët.

“Nëse më pyet për hallet e shqiptarëve, të them 1, 2, 3, 4 apo 5”-tha Shalsi.

Ndërkohë, Demi iu përgjigj duke theksuar “Po pse ky nuk është hall i shqiptarëve?”

“Ne po merremi me hallet dhe shqetësimet e tyre. Unë nuk kam asnjë kompleks komunizmi”-tha Shalsi.

LEXO EDHE:  Shënim/Sa milionë euro na kushtojnë kapriçot e Erion Veliajt?

Por, ndërsa biseda është shoqëruar me debate të forta, moderatori Demi ka kapur sërish “mat” Eduard Shalsin.

Ndërsa ky i fundit tha se nuk bezdiset nga komunizmi, por nga kaosi dhe mungesa e institucioneve në 25 vite.

Por, Enkel Demi i kujton Shalsit se kanë shtatë vite që janë në qeveri.

“Mua nuk më bezdis dhe as kompleksohem nga komunizmi, por nga kaosi, mungesa e institucioneve në 25 vite”-tha Shalsi.

“Po keni shtatë vite në pushtet. Si mund ta thoni këtë”-iu drejtua Enkel Demi, Eduard Shalsit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ahmetaj inspekton punimet në Fushë Krujë/ “Në pranverë të 2021 nuk do ketë gjurmë të tërmetit”

Publikuar

-

Nga

Ahmetaj inspekton punimet në Fushë Krujë/ “Në pranverë të 2021 nuk do ketë gjurmë të tërmetit”

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka inspektuar punimet në një shkollë në Fushë Krujë.

Ahmetaj shprehet se e gjithë zona e dëmtuar nga tërmeti, sot është një kantier ndërtimi. Ai shton se në pranverë të vitit 2021, nuk do të ketë asnjë gjurmë të tërmetit në 11 bashki të vendit.

Ahmetaj inspektoi punimet e shkollës 9-vjecare dhe kopshtit Korb Muça në Fushë- Krujë, që po rindërtohet me financim nga Komisioni Europian dhe zbatim nga UNDP, në kuadër të programit EU4Schools.

“Një shkollë e re për 300 nxënës, me ambientet e palestrës, 10 klasa, 3 laboratorë, dhomën e psikologut e ndërkohë është dhe godina e kopshtit për 30-40 fëmijë. Një shkollë gjithashtu me standard evropian që plotëson të dyja kushtet qoftë Eurocode 8, qoftë ato të Vendimit të  Këshillit të Ministrave, siç janë ndërtuar të gjitha shkollat e Rindërtimit, pavarësisht nga financimi.

Është momenti i duhur për të falënderuar Komisionin Evropian dhe të gjithë donatorët për mbështetjen që na kanë dhënë në procesin e rindërtimit. Janë 100% e granteve nga konferenca e donatorëve të vitit të kaluar, rreth 300 milion euro grante, sot janë të gjitha në veprim, në punë, si kjo shkollë apo si shume projekte të tjera në vazhdim”, tha Ahmetaj.

Ai sqaroi më tej se qeveria shqiptare është në proces edhe për tre 3 kredi të mëdha, ku përfshihet projekti i ujësjellësit të Durrësit me vlerë 65 milion euro me qeverinë franceze.

LEXO EDHE:  Demi Lovato reagon ashpër ndaj mediave: “Mos fusni hundët dhe mos shpikni”

LEXO EDHE:  Qeveria e tatëpjetës/ Drejtorë hajdutë bëhen ministra

Banka Europiane për Investime, 100 milion euro për banesa sociale dhe infrastrukturë  komunitare si dhe me qeverinë italiane 90 milionë euro me tre shtylla kryesore, mbështetje për Agjencinë e Mbrojtjes Civile, me sektorin e bujqësisë për portet e peshkimit dhe me infrastrukturën e energjisë nëpërmjet OSHEE-së.

“E gjithë zona e dëmtuar nga tërmeti është kantier ndërtimi, 160 shkolla, kaq shumë shkolla nuk janë bërë në 30 vite në Shqipëri. Mbi 4500 njësi banimi dhe do jenë 11 mijë familje që do të përfitojnë apartamente të reja: në Tiranë, tek zona e 5 Majit, në Kombinat që tashmë ka filluar, në Durrës që tashmë ka filluar, në Manzë që fillon javës që vjen, në Thumanë, Fushë-Krujë, Krujë, Kavajë, Golem që kanë filluar, në Rrogozhinë që ka shumë kohë që ka filluar dhe ndërkohë i kemi dhënë familjeve të dëmtuara mbi 100 milion dollarë grante DS1-DS3.

Rindërtimi po ecën me shpejtësi. Është një premtim i mbajtur dhe ashtu siç kemi thënë në Prill të ’22 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Në prill të ’22 të 32 mijë familjet që janë vlerësuar të përfitojnë nga procesi i rindërtimit, do të kenë përfituar falas, do t’i trashëgojnë, do t’i shesin, do t’i japin me qira sipas dëshirës apo nevojës së tyre”, tha Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dekreton me shpallje ligjin “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”

Publikuar

-

Nga

Koncesioni i aeroportit të Rinasit/ Meta: Kuvendi është keqpërdorur për të dëmtuar interesin kombëtar

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”.

Qëllimi i këtij ligji është kryerja e disa ndryshimeve  “Për Kryqin e Kuq Shqiptar” dhe përshtatja e nevojshme e disa ndryshimeve, për ta sjellë atë në standardet e kohës, duke pasqyruar dhe realitetin e shoqatës në vend, bazuar në parimet themelore të organizatës se Kryqit të Kuq Shqiptar.

Tashmë ligji për Kryqin e Kuq Shqiptar, ka të reflektuar edhe faktin se, KKSH, është pjesë përbërëse e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, pjesë të së cilës janë dhe 192 shoqatat e Kryqit të Kuq, Gjysmëhënës së Kuqe dhe Kristalit të kuq, si dhe 7 Parimet Themelore ku mbështet veprimtarinë e saj kjo Lëvizje: Humanizmi, Pavarësia, Paanësia, Neutraliteti, Vullnetarizmi, Uniteti dhe Universaliteti, të miratuara në Konferencën Ndërkombëtare të Kryqit te Kuq në vitin 1986 në Gjenevë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministre ekonomie në qeverinë Basha?/ “Zbërthehet” Tabaku: Mua më pëlqen…

Publikuar

-

Nga

Programi ekonomik i PD/ Tabaku: Fatura e premtimeve shkon 450-500 milionë euro në vit

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur për situatën politike në vend si dhe koalicionin opozitar për zgjedhjet e 25 prillit.

Tabaku u shpreh se të gjitha partitë politike janë bërë bashkë për të larguar një të keqe të madhe për Shqipërinë.

“Fakti që të gjithë partitë janë bashkë, edhe ish aleatët e qeverisë së sotme e kanë kuptuar që e keqja më e madhe vjen nga politika e kësaj qeverisje. Ka aleatë të kryeministrit në ikje që janë në aleancë me PD që të tregojnë premtimet boshe të pambajtura, dështimet e tetë viteve të fundit, duhet të ndryshojnë”, shprehet Tabaku.

E pyetur për dorëheqjen e kreut të FRD Bamir Topi, Tabaku tha se nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë lëvizje. Gjithashtu ish deputetja u pyet nëse do të jetë ministre Ekonomie në qeverinë Basha. Ajo tha se për të nuk ra rëndësi pushteti por qeverisja sa më e mirë e vendit.

LEXO EDHE:  (FOTO)Demi, çfarë po u bën të pasmeve?!

LEXO EDHE:  Gjest i rrallë, polici i paguan dëmin e aksidentit familjes skamnore

“Nuk ka një diskutim për këtë, e mua s’ më pëlqen fjala pushtet. Mua më pëlqen qeverisja e mirë. Nuk ka rëndësi kush është ekipi që do qeverisë nesër. Opozita e bashkuar do punojë bashkë për të qenë qeveria më e mirë”, u shpreh Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE