Connect with Us

Dyshohet me koronavirus, pasi u kthye nga Italia/ Gruaja nga Lushnja izolohet në karantinë

Sociale

Dyshohet me koronavirus, pasi u kthye nga Italia/ Gruaja nga Lushnja izolohet në karantinë

Publikuar

-

Një grua e  ardhur prej dy ditësh nga Italia, është izoluar  në QSUT, pasi ka shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin.

Gruaja që jetonte në Padova ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

Gruaja fillimisht është ekzaminuar në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas është izoluar në karantinën e këtij spitali. Më pas e kanë transportuar me urgjencë në QSUT, pas dyshimeve se mund të jetë prekur nga koronavirusi. Ajo i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme dhe pritet që Instituti i Shëndetit Publik të konfirmojë nëse është apo jo mbartëse e virusit vdekjeprurës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Asnjë rast i konfirmuar/ Shqipëria bëhet manual studimi për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se në Shqipëri, deri më tani nuk është verifikuar asnjë person i prekur nga koronavirus.

Drejtori i zyrës së OMS në Tiranë, Raul Gonzales ka sqaruar se me studime të thelluara po përpiqen të kuptojnë motivin e këtij fakti, raporton gazeta Dita.

Sipas tij në Shqipëri po kryhen kontrolle të vazhdueshme e ndër personat e dyshuar të gjithë kanë rezultuar negativë nga virusi.

Sidoqoftë , kontrollet vazhdojnë jo vetëm për ata që hyjnë rregullisht në Shqipëri, por edhe kundër emigrantëve të paligjshëm.

LEXO EDHE:  Ngacmuan seksualisht adoleshenten pa ndjenja në QSUT, 1 vit burg për dy të rinjtë

LEXO EDHE:  Gruaja shtatzënë, e fiksuar pas ngrënies së shkëmbinjve

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë vazhdon t’u rekomandojë të gjitha bashkive kontrollin, si dhe masa për higjenën sepse kjo konsiderohet masa e parë për të luftuar virusin.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 197 viktima, rreth 4000 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Është rënduar bilanci sipasojë e epidemisë së koronavirusit në Itali.

Sipas mediave vendase numri i viktimave ka shkuar në 197, ndërsa deri më sot janë regjistruar 3916 raste personash të infektuar.

Vetëm në Lombardi janë 2 mijë e 612 të prekur teksa dy rajonet e tjera problematike mbete Emilia- Romagna si dhe Veneto.

Italia është vendi me më shumë të prekur dhe me më shumë viktima në Europë nga koronavirusi teksa në gjithë botën mban vendin e katërt pas Kinës, Koresë së Jugut dhe Irait.

LEXO EDHE:  Lushnje/ Lëvizte me armë, arrestohet ish anëtari i bandës së Durrësit

LEXO EDHE:  Vetvritet 30-vjeçarja/ Dyshimet e para

Masa drastike janë marrë nga autoritetet italiane teksa në rajonet më të prekura nga koronavirusi është shpallur gjendja e emergjencës, shkollat janë mbyllur si dhe ndeshjet e futbollit luhen pa tifozë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi/ Manastirliu inspekton masat e marra në Portin e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar masat e marra për parandalimin dhe kontrollin e koronavirusit COVID-19 në Portin e Durrësit. Manastirliu ka deklaruar se duhet të rritet vigjilenca akoma më shumë në pikat kufitare.

“Është shumë e rëndësishme jo vetëm të kryhet monitorimi i temperaturës por edhe plotësimi I skedës së udhëtarëve që vijnë nga vendet me shpërthime komunitare, që na jep mundësinë për të ndjekur rastin nga epidemiologët nëse do të jetë e nevojshme. Nëse ka shenja dyshuese, telefonohet nr 127 që bën të gjithë kooordinimin e rasteve”, tha Manastirliu gjatë inspektimit në portine Durrësit.

Manastirliu vuri theksin tek rëndësia e informacionit në kohë reale dhe vigjilencës së shtuar.
“Duhet të vijojmë të marrim masa në këtë situatë, madje me një vigjilencë të shtuar, që është shumë e rëndësishme në këto momente për verifikimin e të gjithë pasagjerëve edhe skedimin e tyre në këtë sistem që ne kemi krijuar”, tha Manastirliu.

Në pikat kufitare ajrore dhe detare, janë dyfishuar ekipet e shëndetësisë për të pasur kontroll të imtësishëm. Në vijim të masave të marra Urgjenca Kombëtare ka vendosur në dispozicion autoambulanca të dedikuara në pikat kufitare. Gjithashtu janë marrë masat për rritjen e stokut të mjeteve të mbrojtjes specifike personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore.

LEXO EDHE:  Ngacmuan seksualisht adoleshenten pa ndjenja në QSUT, 1 vit burg për dy të rinjtë

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Basha bën thirrje: Koha të flasin mjekët, mos neglizhoni asnjë shenjë gripi

Sipas raportimeve të stafit mjekësore në Portin e Durrësit nuk ka pasur raste të temperaturave të lartë dhe mesatarisht rreth 400 udhëtarë në ditë informohen dhe këshillohen. Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 17,770 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

LEXO TE PLOTE