Connect with Us

“Dy dhoma një kuzhinë dhe një hale”/ Murrizi tallet keq me platformën e Bashës

Politikë

“Dy dhoma një kuzhinë dhe një hale”/ Murrizi tallet keq me platformën e Bashës

Publikuar

-

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, ka ironizuar keq kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi prezantoi sot platformën e vonuar të tij për ndryshimet në Sistemin zgjedhor.

“Pershendes propozimin e Bashes dhe te gazit qe i jep doren e dyte te grafiatos pas çdo postimi ne tuiter apo deklarate te Bashes

Une “ jam dakort” qe parlamenti te mos kete vetem 1 DHOME

Por nuk jam dakort qe te kete vetem 2 DHOMA

Une mendoj qe Kuvendi Shqiptare duhet te kete:

Dy dhoma

Nje guzhine

Dhe NJE  HALE 22 metra katrore ku te qendrojne 11 fytyrat me te ndyra te politikes Shqiptare prej 30 vitesh qe kur jane ne pushtet ju duket vetja ne qiell te shtate, dhe kur jane ne opozite hiqen sikur ju digjet shpirti per POPULLIN

Ne kete HALE, nje kend i mire duhet per 4 politikane bastard qe prej 30 vitesh, nuk kane lene fjale e sharje me liber shtepie per njeri tjetrin, nuk kane le gje pa peshtyre ne surrat e ne goje njeri tjetrin, dhe pastaj kane bere pazare me njeri tjetrin

LEXO EDHE:  “Shokon” kreu i opozitës/ Basha paralajmëron shpërthime dhe mina

Keta qe nuk njohin as moral as dinjitet as seder burrni apo njerrzillek, e meritojne qe te jene ulur sa me afer GROPES SE HALES

Ne guzhine mendoj te rrine trastambajtesit e ketyre mender senatoreve te HALES, qe te gatuajne siç kane bere gjithe jeten per keta te babezitur qe nuk ngopen KURRE

Ne njeren DHOME mendoj qe duhet te rrine 40 mender deputet qe vijne si ish ministra, ministra, ish zv ministra, zv ministra, ish drejtor te pergjithshem dhe drejtor aktual, si dhe hajdute tenderash trafikant, tutore hajdut batanijesh dhe lloj lloj llumhaneje qe prej vitit 2009 ka qene ne Parlamen

Dhe NJE DHOME ku duhet te jene 100 DEPUTET qe te zgjidhen nga VOTA E QYTETAREVE SHQIPTARE

Shpresoj qe ky propozim te kete dakortesine e tufes se komitetit politik te mbledhur per te mos bere kurre reforme ZGJEDHORE, sepse nuk kane as surrat, as kellqe qe te votohen mga QYTETARET, ndaj shpikin lloj lloj paçavure-propozim,”shkruan Murrizi në rrjetete sociale/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndryshimi i Sistemit Zgjedhor/ Analisti tregon pse nuk do të kenë sukses propozimet e Bashës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar platformën për ndryshimin e Sistemit zgjedhor.

Lidhur me ketë çështje ka folur dhe  analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ”Opinion”.

Gjermarkaj thotë se propozimi i Bashës nuk do të ketë sukses por meriton vëmendje dhe të diskutohet.

“Tani që ju përmendët datën duket që propozimi nuk do të ketë sukses por meriton vëmendje dhe të diskutohet. Në një farë mënyrë sistemi është banalizuar për arsye që i dimë, por ka dështuar në disa segmente. Hapja e debatit për re formatim të sistemit është pozitiv.

Shqipëria duhet të modernizohet, të ketë sistem më efikas dhe është propozim i dobishëm. Se sa përkon ky me datën dhe mandatin që ka kjo tryezë, është vështirë ta diskutosh por ja vlen të provokosh. Nëse nuk ndalen tek ndryshimi i sistemit atëherë do të jetë një Reformë Zgjedhore sa për të kaluar rastin.

Debati mendoj unë është i vjetër. Edhe Basha kur i propozoi kur ishte në çadër, parlamenti me dy dhoma, president nga populli. Por pas 2017 nuk u fol për të. Erdhi koha të flitet përsëri.

Të gjithë këto gjëra që kanë ndodhur me  kalimin e viteve por sidomos dobësitë e sistemit ka nevojë për riformatim. Partitë politike në Shqipëri nuk debatojnë sepse kryetari është partia. Jeta e partisë rrotullohet rreth kryetarit.

LEXO EDHE:  “Shokon” kreu i opozitës/ Basha paralajmëron shpërthime dhe mina

LEXO EDHE:  Tre shërbëtorët e Soros në Shqipëri

Është një nga 9 pikat e Bundestagut dhe në një farë mënyrë është pikë themelore për të ndërmjetësuar mes palëve për të dhënë garanci si dhe për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme. Dështimi i saj qoftë PD dhe PS do të ishte një përgjegjësi dyfishe, përballë opinionit shqiptar por edhe atij europian.

Nëse do të dështojmë këtë Reformë do të ketë përgjegjësi dhe do të ketë qëndrime të ndërkombëtarëve ndaj qeverisë dhe opozitës.

Që mos dështojë është në interesin e të gjithëve dhe duhet një kompromis jo banal por një kompromis që të marrë të gjitha për bazë problemet e infrastrukturës zgjedhore.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emërimi i anëtarëve të Kushtetueses/ Venecia afat palëve deri më 20 mars

Publikuar

-

Nga

Mësohet se data 13 mars është fati për autoritetet që të dorëzojnë komentet e tyre përfundimtare për çështjen e emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Para datës 19 mars duhet bërë përgatitja nga raportuesit për një version të rishikuar.

Data 20 mars ora 12:00 është afati për komente finale, anëtarët zëvendësues mund të komentojnë në vend të anëtarëve. Nëse nuk ka asnjë koment deri më datë 20 mars, opinioni është miratuar.

LEXO EDHE:  Deklarata e Fortë/ Dhjetëra deputetë dhe ish-deputetë i pret hetimi

LEXO EDHE:  Skandali me lobimet ruse/ SHBA i “tërheq veshin” Bashës?

Nëse deri më 20 mars ora 17:00 komentet janë marrë dhe bëhet qarkullimi nga Presidenti në emër të raportuesve mbi propozimet finale për amendamente dhe kërkesa nga Presidenti për një marrëveshje finale nga anëtarët. Raporti përfundimtar do të publikohet në 22 mars. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi për Sistemin Zgjedhor/ Topollaj i përgjigjet Bashës për platformën e vonuar të PD-së

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot platformën për ndryshimin e sistemit Zgjedhor.

Sipas Bashës plani i PD fillon me një Reformë zgjedhore tërësore që do ta forcojë demokracinë shqiptare dhe do të luftojë korrupsionin.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj shkruan se edhe pse me shumë vonesë të bëhet zemra mal kur individë apo forca poltike përafrohen me idetë e tua.

Ndërsa ka rishpërndarë dhe platformën për Sistemin zgjedhor të Bindjes Demokratike, prezantuar 6 muaj më parë.

“Edhe pse me shume vonese, te behet zemra mal kur individe, forca politike etj, perafrohen me idete e tua.
Ju ftoj ti riktheheni platformes me fiks 6 pika dhe zgjidhje konkrete te “Bindjes Demokratike” per nje reforme te thelle te sistemi zgjedhor ne Shqiperi, prezantuar me shume se 6 muaj me pare.

LEXO EDHE:  Takimi mes krerëve/ Basha i përgjigjet Ramës: Deri të martën e kam agjendën e zënë

LEXO EDHE:  Skandali me lobimet ruse/ SHBA i “tërheq veshin” Bashës?

Ndersa ata qe e kane kuptuar me ne fund, uroj qe te behen pak me konkrete. Dmth te na tregojne fiks propozimet e tyre per nje reforme te thelle zgjedhore qe te mund ti besojme se e kane me te vertete kesaj radhe./ CNA.al

PROPOZIMET E BINDJES DEMOKRATIKE PËR NJË REFORMË TË THELLË ZGJEDHORE

LEXO TE PLOTE