Connect with Us

Deputeti sfidon publikisht Ramën/ Thirri në shesh, shqiptarët do të braktisin

Politikë

Deputeti sfidon publikisht Ramën/ Thirri në shesh, shqiptarët do të braktisin

Publikuar

-

Deputeti Lefter Maliqi, ndërsa komenton protestën e dy marsit, të thirrur nga presidenti Meta, deklaroi se kjo protestë tregoi dallimin mes dy “besëlidhjeve”, asaj për demokracinë dhe asaj me bandat dhe krimin.

“Qindra mijëra shqiptarë dolën në shesh pa organizim, në përgjigje të thirrjes së presidentit për të mbrojtur demokracinë dhe Kushtetutën. Kjo protestë tregoi dallimin mes dy “Besëlidhjeve”. Besëlidhja e shqiptarëve, e datës 2 mars, ku uragani popullor dhe qytetarët e Tiranës thyen heshtjen dhe dolën në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës dhe një besëlidhje tjetër mes bandave e krimit.”-tha Lefter Maliqi.

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela zbulon emrin e politikanit që do e rrëzonte sërish Lulzim Bashën

Po ashtu, ai sfidoi publikisht Ramën, ndërsa tha se “Dallimi është i qartë. Aktori i pështirë, mashtruesi i shqiptarëve, nëse iu bën thirrje nesër qytetarëve të dalin në shesh, pa marrë pjesë administrata e shtetit, do të shohim sesi do të braktiset nga shqiptarët, do vijnë vetëm deputetët dhe kryebashkiakë, banditë dhe oligarkë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandaloze/ Genc Pollo filmon hapur votën

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Genc Pollo ka filmuar hapur votën e tij në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike… vijon

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet për kreun e ri/ Goxhaj: Farsë elektorale, Basha është spiun për të mbajtur Ramën në pushtet

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet për kreun e ri/ Goxhaj: Farsë elektorale, Basha është spiun për të mbajtur Ramën në pushtet

Avokati Altin Goxhaj ka komentuar procesin zgjedhor për kreun e ri të Partisë Demokratike, ndërsa ka sulmuar kreun aktual të kësaj partie, duke deklaruar se ai është një spiun i sjellë në Shqipëri për të mbajtur në pushtet PS.

Në një intervistë për Fax News, Goxhaj u shpreh  se Basha është npersoni që shiti zgjedhjet te Rama, ndërsa shtoi se në Shqipëri sot nuk ka zgjedhje, por një farsë elektorale.

“Sot nuk ka pasur zgjedhje. Sot ka pasur një farsë elektorale që është më e shëmtuar se ajo që ka ndodhur në 25 prill. Akoma më e shëmtuar se të gjitha zgjedhjet në Shqipëri. Sot ndodh farsa më e nevëritshme se të gjitha zgjedhjet që ka parë Shqipëria në 30 vite. 

Kandidati që do vjedhë karrigen e kryetarit, është diskretituar si tradhëtari. Personi që shiti zgjedhjet te Rama. Dhe taksisti që po vija sot, ishte i bindur te teza jonë që ai është një spiun i sjellë në Shqipëri për të shkatërruar PD dhe për të mbajtur në pushtet PS-në”, tha Goxhaj.

Avokati kishte sjellë në studio një kuti shahu. Duke bërë deklaratën e fortë që zgjedhjet brenda PD-së janë farsa më e madhe në këto 30 vite në vendin tonë, avokati bëri deklaratën e papritur që mbreti i zi të cilin hëngri Basha ditën e djeshme ne tortën e ditëlindjes ishte Sali berisha.

LEXO EDHE:  Vendimi i Ramës/ Kështu reagon kreu i LSI

LEXO EDHE:  LETRA/ Siguria e rrjetit në fokusin e SHBA, ONE Telecommunication iu bashkua e para nismës që pasoi falënderimin e posaçëm të Trump

“Kam këtu një fushë shahu. Dua të improvizoj diccka, rreth 24 orë pasi Basha kishte një tortë për ditëlindje me fushë shahu dhe hëngri mbretin e zi. Unë mendoj se këto zgjedhje sot janë një farsë e një loje shahu e trukuar nga palët për të na trukuar ne të tjerëve që shohim lojën.

Unë jam këtu për t’ja bërë të qartë publikut. Sipas të gjithave rregullave të lopjës së shahut fillon i bardhi. Kështu fillon ccdo lojë shahu. Unëe jam te të zinjtë. Qëllimi im është të ha ty mbretin. Dhe për të ngrënë ty mbretin unë bëj të gjitha lëvizjet e mundshme. A ka mundësi njeri të më shpjegojë perse unë filloj duke ngrënë mbretin e zi. Dje Luli me thikë në dorë hëngri mbretin e zi, Berishën. E filloi lojën duke mbyllur lojën”, theksoi Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gara në PD/ Kandidati për deputet në Tiranë nuk figuron në listën e votuesve

Publikuar

-

Nga

Vijon procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike. Në listën e votuesve mungojnë emra që janë anëtarë të partisë. Pas denoncimit që bëri Edvin Kulluri, një tjetër emër nuk figuron në listën e kandidatëve. Deputeti në listën e Tiranës Ethem Aga nuk figon në listën e anëtarëve të oartisë, dhe si i tillë nuk ka të drejtë të votojë.

Vijon procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike.

Në listën e votuesve mungojnë emra që janë anëtarë të partisë. Pas denoncimit që bëri Edvin Kulluri, një tjetër emër nuk figuron në listën e votuesve.

Deputeti në listën e Tiranës Ethem Aga nuk e ka emrin në listën e anëtarëve të partisë, dhe si i tillë nuk ka të drejtë të votojë./CNA.al 

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela zbulon emrin e politikanit që do e rrëzonte sërish Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  “Basha në shesh dhe Meta në tribunë”/ Peza: Opozita sot është me dy koka

 

 

LEXO TE PLOTE