Connect with Us

“Besa shahini jep dorëheqjen!”/ Krimet seksuale në shkollat publike trondisin Shqipërinë    

Sociale

“Besa shahini jep dorëheqjen!”/ Krimet seksuale në shkollat publike trondisin Shqipërinë    

Publikuar

-

CRCA/ECPAT Shqipëri ka zhvilluar sot një protestë kundër krimeve seksuale në shkolla.

CRCA/ECPAT shprehet se arsimi publik në Shqipëri ka hyrë në ditët e tij më të errta, ndërsa thekson se Qeveria dhe Ministria duhet të japin urgjentisht llogari për dhunën seksuale institucionale në shkolla.

“Po bëhet tashmë java e katërt që shoqëria civile po proteston në lidhje me krimet seksuale të ndodhura kundër vajzave në shkollat e arsimit publik parauniversitar në Shqipëri! Përtej mungesës totale të dialogut midis Ministrisë së Arsimit dhe organizatave të shoqërisë civile, këto javë kanë treguar sesa e papërgatitur është Ministria dhe Qeveria shqiptare për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga dhuna seksuale në arsimin publik.

Deri më sot Ministria e Arsimit dhe Qeveria shqiptare kanë preferuar të heshtin përpara 5 rasteve të dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në 5 shkolla publike, pavarësisht se të gjitha rastet klasifikohen si dhunë institucionale seksuale, pasi disa nga ato kanë ndodhur nga persona të punësuar dhe të paguar nga buxheti i shtetit gjatë orarit të punës në institucionet arsimore!

Sikur të mos mjaftonte mos-llogaridhënia dhe mos-marrja e përgjegjësisë qytetare dhe politike si nga Ministria ashtu edhe Qeveria, sot mediat përcollën dy ngjarje të tjera të rënda, që në qendër të tyre kanë dhunën seksuale dhe dhunën institucionale që ushtrohet mbi nxënësit. Në një gjimnaz të Fierit një nxënëse e ekspozuar para mediave dhe publikut si “shtatëzënë”, nga drejtoresha e shkollës, ndërsa në Këlcyrë, një vajzë është dhunuar dhe shfrytëzuar seksualisht, nga të rinj të cilët më parë i kishin bërë asaj edhe një video me natyrë pornografike.

Në të gjitha rastet e denoncuara deri më tani dhuna seksuale ka patur në qendër të saj fëmijët vajza, ku viktimat janë ekspozuar jo vetëm ndaj marrëdhënieve seksuale të padëshiruara, por edhe shfrytëzimit seksual, kërcënimit, trajtimit çnjerëzor, pornografisë etj. Të gjitha këto ngjarje, të cilat kanë tronditur rëndë opinion publik, po tregojnë faktin se grabitqarët seksualë të fëmijëve kanë hedhur thellë rrënjët e tyre në arsimin publik në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Basha rikthehet në Unazë/ "Ky projekt ka vdekur"

Së bashku me të gjitha organizatat tona partnere, do të vijojmë të protestojmë për të kërkuar drejtësi për të gjitha vajzat e dhunuara seksualisht në institucionet shtetërore! Heshtja që vazhdon të mbizotërojë nga ana e institucioneve publike, bën përgjegjës kryesor Qeverinë Shqiptare!

Deri kur do të heshtë Qeveria përpara dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në shkollat tona?

Ne kërkojmë sot publikisht: Dilni jepni llogari!

Fëmijët viktima të dhunës seksuale institucionale kërkojnë drejtësi! Besa shahini jep dorëheqjen!”-thuhet në deklaratë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Koronavirusi!/ Brenda 24 orëve janë testuar 3 raste të dyshuara

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se Shqipëria mbetet ende e paprekur nga koronavirusi.

Përfaqësuesja e Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për COVID-19, Eugena Tomini, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3 raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë.

“Në 24 orët e fundit kemi pasur vetëm 3 raste të dyshuar, të cilët rezultuan negativë. 53 raste në total janë dyshuar, por kanë rezultuar të gjithë negativë. Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare kanë hyrë mbi 17 mijë udhëtarë, ku është monitoruar temperatura për të gjithë. Ministria e Shëndetësisë rekomandon udhëtarët, që kanë pasur kontakte me persona të infektuar, të vetëkarintohen për 14 ditë”, tha Tomini./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm/ Si mund të përfitoni bursë në SHBA

Publikuar

-

Nga

Ambasada Amerikane në Tiranë, fton profesionistë nga Shqipëria të aplikojnë për një bursë 42 ditore në SHBA.

Në një postim në faqen zyrtare në rrjetet sociale, ambasada shkruan se për të përfituar një bursë duhet të jesh i përfshirë në programe që lidhjen me pjesëmarrjen qytetare, organizata, aktivistë apo komunitete të margjinalizuara.

“Ftojmë profesionistë nga Shqipëria të aplikojnë në një bursë 42 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse jeni të përfshirë në mënyrë aktive në programe që lidhen me pjesëmarrjen qytetare dhe advokacinë (OJQ/Zhvillimin e Shoqërisë Civile), organizata për edukimin qytetar, grupe për mbrojtjen e qytetarëve, aktivistë dhe/ose organizatorë komunitetesh që punojnë me komunitete të margjinalizuara apo rurale, aplikoni sot për programin e Bursistëve Profesionalë”, -thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Vasili: Protesta e 27 janarit, jo si të tjerat sepse…

LEXO EDHE:  Vasili: Protesta e 27 janarit, jo si të tjerat sepse…

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shiu nuk po na ndahet/ Bëhuni gati për rrebeshe dhe shtrëngata

Publikuar

-

Nga

Për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Sipas SHMU, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin (pa përjashtuar orët e pakta me diell kryesisht në zonën e qendrës).

Në orët e para të mëngjesit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe zonën e jugut. Më pas reshjet gradualisht shtrihen në të gjithë territorin me intensitet të ulët dhe mesatar.

Prej orëve të pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet do jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga -3ºC në zonat malore deri në 4ºC në ato të ulta dhe bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat parashikohen nga 10ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta e bregdetare.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Meta bën reagimin surprizues

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Miti fallco i dëmeve nga protestat e opozitës

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim juglindje – jugperëndim duke u shoqëruar me valëzim të forcës 6-7 ballë.

LEXO TE PLOTE