Connect with Us

Basha propozon reformë redikale të sistemit zgjedhor/ Ja sesi do ta realizojmë

Politikë

Basha propozon reformë redikale të sistemit zgjedhor/ Ja sesi do ta realizojmë

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar platformën për ndryshimin e Sistemit zgjedhor.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thekson se plani i PD, fillon me një Reformë zgjedhore tërësore që do ta forcojë demokracinë shqiptare dhe do të luftojë korrupsionin.

“Alternativa e Edi Ramës ka qenë dhe mbetet ndërtimi i shtetit privat, që nuk ndihmon dhe nuk punon për njerëzit.

Beteja jonë për demokracinë është beteja për ndëtimin e një shteti që punon për njerëzit dhe për këtë na duhet ndryshime të thella. Plani ynë fillon me një Reformë Zgjedhore tërësore që do ta forcojë demokracinë shqiptare dhe do të luftojë korrupsionin, do të hedhë themelet për një ekonomi të fortë e të qëndrueshme dhe do të shtrojë rrugën për integrimin europian.

Vizioni dhe alternativa jonë është e thjeshtë dhe e mundur!
Ja sesi do ta realizojmë.”-thekson Basha.

“Zgjedhjet në Shqipëri janë prishur. Vota jonë nuk ka vlerë për shkak të paracaktimit të rezultatit. Është koha të ndryshojmë rregullat. Ndryshimi i parë, kontroll të plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, që të jenë të pastër dhe me integritet. Kontrolli të bëhet nga një organizëm i pavarur. Ndryshimi i dytë, tolerancë zero për ata që përfshihen në shitblerjen e votës. Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg. Ndryshimi i tretë, financimi i partive, që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre. Kush financon partitë, përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë. Ndryshimi i katërt, identifikim, votim dhe numërim elektronik. Do t’i bëjë zgjedhjet më të ndershme dhe rezultatin më të shpejtë. Ndryshimi i pestë, sistemi. Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë”, theksoi Basha.

Ai deklaroi se sistemi zgjedhor duhet të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë.

Basha propozoi ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë duke kërkuar që 40 anëtarët e Senatit të zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit.

Pikat e propozuara:

1. Basha në takim me të rinj dhe intelektualë prezanton platformën për reformimin e sistemit. Sistemi zgjedhor jo vendim i partive politike, por i popullit.

2. Zgjedhjet në Shqipëri janë prishur. Vota jonë nuk ka vlerë për shkak të paracaktimit të rezultatit. Është koha të ndryshojmë rregullat.

LEXO EDHE:  Letra e gjashtë për Bashën/ Rama kërkon një tjetër marrëveshje

3. Ndryshimi i parë, kontroll të plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, që të jenë të pastër dhe me integritet. Kontrolli të bëhet nga një organizëm i pavarur.

4. Ndryshimi i dytë, tolerancë zero për ata që përfshihen në shitblerjen e votës. Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg.

5. Ndryshimi i tretë, financimi i partive, që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre.

6. Kush financon partitë, përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë.

7. Ndryshimi i katërt, identifikim, votim dhe numërim elektronik. Do t’i bëjë zgjedhjet më të ndershme dhe rezultatin më të shpejtë.

8. Ndryshimi i pestë, sistemi. Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë.

9. Basha për sistemin zgjedhor: Vendimi për sistemin duhet t’u takojë të gjithë qytetarëve, jo vetëm partive politike.

10. Sistemi zgjedhor të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë.

11. Basha propozon ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë. 40 anëtarët e Senatit zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit.

12. Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive.

13. Arroganca dhe presioni i qeverisë nuk do të funksionojnë më për një parlament të fuqizuar me dy dhoma. Qeveria duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat.

14. Basha sjell shembujt e vendeve më të zhvilluara me Senat: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia vende me parlament me dy dhoma.

15. Derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, 100 ditë para zgjedhjeve shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë.

16. Basha i vendosur për reformën zgjedhore. Shitblerja e votës shuan zërin e qytetarëve dhe i jep kontrollin një grushti politikanësh, biznesmenësh dhe kriminelësh të fuqishëm.

17. Reforma zgjedhore është hapi i parë për t’i dhënë fund korrupsionit, për një ekonomi më të fortë dhe anëtarësim në BE.

18. Mënyra e zhvillimit dhe rezultati i zgjedhjeve ndikon direkt në jetën tonë. Me një rezultat të ndershëm përfitojnë të gjithë shqiptarët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Emërimi i anëtarëve të Kushtetueses/ Venecia afat palëve deri më 20 mars

Publikuar

-

Nga

Mësohet se data 13 mars është fati për autoritetet që të dorëzojnë komentet e tyre përfundimtare për çështjen e emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Para datës 19 mars duhet bërë përgatitja nga raportuesit për një version të rishikuar.

Data 20 mars ora 12:00 është afati për komente finale, anëtarët zëvendësues mund të komentojnë në vend të anëtarëve. Nëse nuk ka asnjë koment deri më datë 20 mars, opinioni është miratuar.

LEXO EDHE:  Kokëdhima zbulon marrëveshjen Rama-Basha

LEXO EDHE:  Kokëdhima zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Nëse deri më 20 mars ora 17:00 komentet janë marrë dhe bëhet qarkullimi nga presidenti në emër të raportuesve mbi propozimet finale për amendamente dhe kërkesa nga presidenti për një marrëveshje finale nga anëtarët. Raporti përfundimtar do të publikohet në 22 mars. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi për Sistemin Zgjedhor/ Topollaj i përgjigjet Bashës për platformën e vonuar të PD-së

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot platformën për ndryshimin e sistemit Zgjedhor.

Sipas Bashës plani i PD, fillon me një Reformë Zgjedhore tërësore që do ta forcojë demokracinë shqiptare dhe do të luftojë korrupsionin.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj shkruan se edhe pse me shumë vonesë, të bëhet zemra mal kur individë apo forca poltike, përafrohen me idetë e tua.

Ndërsa ka rishpërndarë dhe platformën për Sistemin Zgjedhor të Bindjes Demokratike, prezantuar 6 muaj më parë.

“Edhe pse me shume vonese, te behet zemra mal kur individe, forca politike etj, perafrohen me idete e tua.
Ju ftoj ti riktheheni platformes me fiks 6 pika dhe zgjidhje konkrete te “Bindjes Demokratike” per nje reforme te thelle te sistemi zgjedhor ne Shqiperi, prezantuar me shume se 6 muaj me pare.

LEXO EDHE:  Gjobaxhiu i Tiranës/ Vjehrri i Bashës, tmerri i tregtarëve

LEXO EDHE:  Drejtimi i PD-së nga Basha/ Patozi komenton situatën brenda së djathtës

Ndersa ata qe e kane kuptuar me ne fund, uroj qe te behen pak me konkrete. Dmth te na tregojne fiks propozimet e tyre per nje reforme te thelle zgjedhore qe te mund ti besojme se e kane me te vertete kesaj radhe./ CNA.al

PROPOZIMET E BINDJES DEMOKRATIKE PËR NJË REFORMË TË THELLË ZGJEDHORE

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili publikon videon/ ‘Për një copë kryetar qarku Rama bllokoi marrjen e statusit kandidat’

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video në rrjetet sociale, që sipas tij tregon sesi Rama bllokoi për tre vjet integrimin dhe marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë  për një “copë kryetar në Qarkun e Fierit”.

“Rama njeriu anti-integrim!(VIDEO).

A Keni degjuar Ramen, qe sa here shkel Kushtetuten apo ben gati Koncesionin e radhes fillon e flet per Integrimin Europian dhe per Negociatatat?

Fillon zbulon armiqte dhe miqte e Integrimit.

Po kush me mire se Rama mund ta beje kete?

Si njeriu me antiintegrim Rama nuk ka rivale.

Per te freskuar memorjen e te gjitheve ndiqeni VIDEON, qe tregon se si Rama bllokoi per tre vjet Integrimin dhe marrjen e Statusit te vendi Kantidat te Shqiperise vetem e vetem per nje cope Kryetar Qarku ne Fier.”/CNA.al

Edi rama bllokoi integrimin

Edi Rama njeriu antiintegrim!(VIDEO).A Keni degjuar Ramen, qe sa here shkel Kushtetuten apo ben gati Koncesionin e radhes fillon e flet per Integrimin Europian dhe per Negociatatat?Fillon zbulon armiqte dhe miqte e Integrimit.Po kush me mire se Rama mund ta beje kete?Si njeriu me antiintegrim Rama nuk ka rivale.Per te freskuar memorjen e te gjitheve ndiqeni VIDEON, qe tregon se si Rama bllokoi per tre vjet Integrimin dhe marrjen e Statusit te vendi Kantidat te Shqiperise vetem e vetem per nje cope Kryetar Qarku ne Fier.

Gepostet von Petrit Vasili am Freitag, 6. März 2020

 

LEXO TE PLOTE