Connect with Us

Banorët e Matit kundër ndërtimit të HEC-it/ Vendosin arkivol në oborrin e bashkisë

Lajme

Banorët e Matit kundër ndërtimit të HEC-it/ Vendosin arkivol në oborrin e bashkisë

Publikuar

-

Banorët e Zall-Gjoçaj, Melth dhe fshatrave të Matit kanë protestuar para Bashkisë së Matit kundër ngritjes së HEC-eve.

Banorët kanë vendosur në oborrin e bashkisë një arkivol për të treguar se me marrjen e ujit, zona atje do të jetë e vdekur.

“Nuk pranojmë shqiptar dhe kriminela. Largoni duart e pista. Nuk kemi ujë për tokat e italianit. Ai ujë të burojë në çezmat tona dhe për zhvillimin e Matit, jo në tubat e italianit. Merreni arkuvilin ta gëzoni, futini projektet në arkivol”, tha disa nga banorët.

LEXO EDHE:  Protestë/ Duka: Prezenca juaj tregon se qeveria është tallur

Banorët e fshatit Zall Gjoçaj janë ngritur në protestë prej muajsh kundër ndërtimit të një hidrocentrali, i cili sipas tyre do të marrë ujin që iu nevojitet për punët e tyre në bujqësi dhe vajitjen e tokave.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Skandali me gjyqtaren/ Kërkon pagë pa qenë në punë, “fiton” gjyqin me kolegët në kohë rekord

Publikuar

-

Nga

Në fillim të muajit shtator 2017, gjyqtarja e Gjykatës Administrative, Fjoralba Prifti është ftuar nga Shkolla e Magjistraturës për të nënshkruar një marrëveshje mes Shkollës së Magjistraturës, Ambasadës Franceze dhe Këshillit të Shtetit të Republikës Franceze marrëveshje, e cila konsistonte në ndjekjen e një stazhi 8 javor kryesisht pranë Gjykatës Administrative të Melunit, Francë, por edhe në gjykata të tjera administrative franceze.

Prifti ka paraqitur kërkesë për leje pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kjo leje u aprovua nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Fjoralba Prifti, gjatë periudhës 1 tetor 2017 deri në 1 dhjetor të po këtij viti ka qenë më leje për të ndjekur një stazhin profesional në Gjykatën Administrative të Melunit në Francë dhe për rrjedhojë nuk ka kryer asnjë punë në gjykatën Administrative Tiranë.
Pasi është kthyer në Shqipëri, Prifti ka vënë re se zyra e financës pranë Gjykatës Administrative te Apelit nuk i ka paguar në llogarinë bankare pagën e muajit tetor 2017.

Burime për CNA.al bëjnë me dije se Prifti ka çuar fillimisht çështjen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.

Padia është regjistruar në shkallën e parë në datën 26 korrik të 2018-ës dhe vendimi është marrë në daten 08, tetor 2018, pra pas tre muajsh.
Çështja e rrogës së Fjoralba Priftit u gjykua nga kolegët e saj dhe gjyqtarja fitoi gjyqin.
Pasi fitoi gjyqin atje, me një shpëjtësi skëterrë, çështja e saj shkon në Apel dhe shqyrtohet në një kohë shumë të shkurtër.

Çështja është regjistruar në Apel në datën 14 nëntor 2018 dhe vendimi është marrë pas dy muajsh, në daten 17 janar 2019.
Relatori i çështjes, ku gjykatësja administrative e Apelit kishte paditur gjykatën ku punonte vetë, bashkë më kolegët e saj për t’i kthyer rrogat, ishte Artur Malaj.
Gjykata vendosi pranimin e kërkesë padisë dhe detyrimin e palës së paditur të paguajë pagën dhe kontributet e detyrueshme mbi të për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore si dhe kontributet për pension suplementar, për muajt Tetor 2017 dhe Nëntor 2017 për paditësen Fjoralba Prifti.

LEXO EDHE:  Punëtorët e Uzinës së naftës ngrihen në protestë/ Kërkojnë pagat e prapambetura dhe sigurimet

LEXO EDHE:  Unaza e Re/ Banorët kërkojnë arrestimin e Gjiknurit

Është për tu habitur fakti që çështja e gjyqtares ka filluar në korrik 2018 dhe ka përfunduar janar 2019, një kohë mjaft e shkurtër kjo në krahasim me çështjet e tjera që presin me vite të tëra.

Nëse sot Gjykata Administrative e Apelit ka pa shqyrtuar dosje prej 2 apo 3 vjetësh, çështja e gjyqtares u mbyll në një hark të shkurtër kohor duke mos respektuar radhën e dosjeve të tjera që presin të shqyrtohen.
Ndërkohë që në këtë Gjykatë rrinë me qindra dosje me dy apo tre vjet, çështja e Priftit u shqyrtua me shpejtësi skëterrë.

Në Gjykatën Administrative të Apelit, ka ende dosje të vitit 2016 pa shqyrtuar ndërsa zonja Prifti e fillon çështjen e saj në 2018 e mbyll pas 6 muajsh.
Nëse një qytetari i thjeshtë çon një çështje në Gjykatën e Apelit duhet një peridhë shumë e gjatë që kjo çështje të shqyrtohet, ndërsa çështja e gjyqtares u shqyrtua pas asnjë vonesë duke fituar kështu rrogën e dy muajve, koha kur ajo kryente stazhin në Francë.

Këto janë rastet kur zyrtari shfrytëzon postin e tij për interesat e veta. Si shpjegohet se kur një qytetar i thjeshtë, i drejtohet Apelit për një çështje të caktuar, procesi zgjat 2-3 vjet, ndërsa çështja e gjyqtares zgjati 2 apo 3 muaj?/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Qeveria miraton fondin 8.7 mld lekë/ Ahmetaj: Gati ndërtimi i 3400 shtëpive individuale

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj tha se është gati ndërtimi i 3400 shtëpive individuale.

Gjatë një deklarate për shtyp, Ahmetaj ka prezantuar shifrat zyrtare për modelet dhe përmasat e banesave që ai tha se do të rindërtohen.

Ahmetaj u shpreh se nga fondi prej 8.7 miliardë lekësh që ka miratuar qeveria, 2.2 miliardë do i kalojnë Bashkisë së Tiranës për 889 njësitë e banimit që do të rindërtohen në kryeqytet.

“Jemi gati të nisim nga puna për ndërtimin e 3400 shtëpive individuale nga fundit për rindërtimit. 8.7 miliardë është lekë fondi i miratuar sot nga qeveria. Kjo shifër përballohet nga buxheti i vititi 2020. Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ketë një fond të alokuar. Janë 2500 shtëpi, banesa individuale që do të ndërtohen nga FSHZH. Për Tiranë 2.2 mld lekë. Bëhet fjalë për 889 njësi banimi individuale që do të ndërtohen nga Bashkia e Tiranës”, tha Ahmetaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Sazan Guri qetëson shqiptarët/ Gjashtë arsyet pse nuk mund të sëmureni nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ambientalisti Sazan Guri ka reaguar në lidhje me situatën e frikës që ka shkaktuar koronavirusi, tek shumë qytetarë.

E ndërsa koronavirusi në Itali ka marrë dhjetëra jetë njerëzish, si dhe mijëra të tjera janë infektuar, Sazan Guri qetëson shqiptarët, duke iu renditur disa arsye që sipas tij çojnë në mendimin se shqiptarët kanë imunitetet të fortë përballë këtij virusi.

“Nuk e di pse me pyesin pa pushim, sikur jam i mjekesise, pse shqiptaret nuk sëmuren me gripin kinez. Me aq sa di, jo si i fushes se mjekësisë, por i diturisë time (une di që sdi asgjë), mund të them, ndoshta me plot gojë se shqiptarët janë:

1. Rracë parake, që kanë formuar protoplazmat e kombeve të tjerë, që për vete ruajnë genin, farën ADN e fortë…
2. Me gjak zero negativ shumica, qe quhet ndryshe Gen shqiptar EV13,pastaj me kohen dhe me perzjerjet vijne zero pozitiv, A, B, AB, etj.
3. Me imunitet të lartë dhe me gjakun me formulën më të kompletuar, që e kanë pasur faraonët, ndaj nëse ben analizat e gjakut në egjypt e indi, infermieret të përulen deri në gjunjë.
4. Ushqehen me vitamina bio që vijnë prej përdorimit të hudhrave e qepëve, specave djegës.
5. Një studim tjetër i Cavalli-Sforza na dëften po këto rezultate, i cili shtyhet të tërheqë konkluzionin se: Shqiptarët tregojnë distancë gjenetike të konsiderueshme me të gjitha popullsitë
6. Ka edhe te tjera, por do i mbaj per vete
7. Mos harroni të merreni me mua, hahaha S.G”-shkruan Sazan Guri.

LEXO TE PLOTE