Connect with Us

50-vjeçarja që erdhi nga Italia izolohet në karantinë/ Flet drejtori i spitalit

Sociale

50-vjeçarja që erdhi nga Italia izolohet në karantinë/ Flet drejtori i spitalit

Publikuar

-

Një 50-vjeçare nga Lushnja e cila ishte kthyer para dy ditësh nga Italia, është izoluar në karantinë në QSUTpasi dyshohet për koronavirus.

Lidhur me këtë rast ka reaguar drejtori i Spitalit të Lushnjës Pjerin Vogli.

Për media tai është shprehur se gruaja ishte paraqitur sot në spitalin e Lushnjës, pasi kishte shfaqur temperaturë. Po ashtu drejtori Vogli tha se pas ekzaminimit nga ana e mjekëve, duke qenë se gruaja kishte pasur temperaturë dhe se vinte nga një zonë e prekur e Italisë, nga Padova, spitali ndoqi protokollin, duke e transferuar rastin në QSUT.

Sipas tij, ka dyshime se gruaja është prekur nga një grip i zakonshëm dhe jo nga koronavirusi.

LEXO EDHE:  Blen miellin, gruaja merr "surprizën" e jetës/Nuk do ta besoni

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Dyshohet me koronavirus, pasi u kthye nga Italia/ Gruaja nga Lushnja izolohet në karantinë

Publikuar

-

Nga

Një grua e  ardhur prej dy ditësh nga Italia, është izoluar  në QSUT, pasi ka shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin.

Gruaja që jetonte në Padova ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

Gruaja fillimisht është ekzaminuar në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas është izoluar në karantinën e këtij spitali. Më pas e kanë transportuar me urgjencë në QSUT, pas dyshimeve se mund të jetë prekur nga koronavirusi. Ajo i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme dhe pritet që Instituti i Shëndetit Publik të konfirmojë nëse është apo jo mbartëse e virusit vdekjeprurës.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Asnjë rast i konfirmuar/ Shqipëria bëhet manual studimi për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se në Shqipëri, deri më tani nuk është verifikuar asnjë person i prekur nga koronavirus.

Drejtori i zyrës së OMS në Tiranë, Raul Gonzales ka sqaruar se me studime të thelluara po përpiqen të kuptojnë motivin e këtij fakti, raporton gazeta Dita.

Sipas tij në Shqipëri po kryhen kontrolle të vazhdueshme e ndër personat e dyshuar të gjithë kanë rezultuar negativë nga virusi.

Sidoqoftë , kontrollet vazhdojnë jo vetëm për ata që hyjnë rregullisht në Shqipëri, por edhe kundër emigrantëve të paligjshëm.

LEXO EDHE:  Tragjike në Lushnje/Goditet me sqepar nga bashkëshorti, gruaja ndërron jetë

LEXO EDHE:  Bie nga kati i katërt i pallatit/ Ndërron jetë 40 vjeçarja

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë vazhdon t’u rekomandojë të gjitha bashkive kontrollin, si dhe masa për higjenën sepse kjo konsiderohet masa e parë për të luftuar virusin.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 197 viktima, rreth 4000 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Është rënduar bilanci sipasojë e epidemisë së koronavirusit në Itali.

Sipas mediave vendase numri i viktimave ka shkuar në 197, ndërsa deri më sot janë regjistruar 3916 raste personash të infektuar.

Vetëm në Lombardi janë 2 mijë e 612 të prekur teksa dy rajonet e tjera problematike mbete Emilia- Romagna si dhe Veneto.

Italia është vendi me më shumë të prekur dhe me më shumë viktima në Europë nga koronavirusi teksa në gjithë botën mban vendin e katërt pas Kinës, Koresë së Jugut dhe Irait.

LEXO EDHE:  Pamje të rënda/I vranë burrin për qiranë në Durrës, gruaja publikon fotot e masakrimit

LEXO EDHE:  Tragjike në Lushnje/Goditet me sqepar nga bashkëshorti, gruaja ndërron jetë

Masa drastike janë marrë nga autoritetet italiane teksa në rajonet më të prekura nga koronavirusi është shpallur gjendja e emergjencës, shkollat janë mbyllur si dhe ndeshjet e futbollit luhen pa tifozë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE