Connect with Us

Yuri Kim takon ministren e Kulturës/ 800 mijë $ për riparimin e dëmeve nga tërmeti të objekteve kulturore

Politikë

Yuri Kim takon ministren e Kulturës/ 800 mijë $ për riparimin e dëmeve nga tërmeti të objekteve kulturore

Publikuar

-

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Në takim është diskutuar, ndihma e SHBA për riparimin e dëmeve nga tërmeti në vendet historike.

Ambasadorja Kim theksoi se SHBA do të akordojë 800 mijë dollarë për riparimin e dëmeve në Kalanë e Krujës, Kalanë e Prezës dhe vendet historike në Durrës.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rama të japë dorëheqjen”/ Ngjela: Meta nuk e çon deri në fund mandatin presidencial

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka bërë sërish deklarata kundër presidentit Ilir Meta, teksa foli për protestën e organizuar nga Kreu i Shtetit dhe veprimet e këtij të fundit.

Ngjela deklaroi me bindje se Meta nuk e çon deri në fund mandatin presidencial.  Sipas avokatit, Presidenti ende nuk ka vepër penale, por ka shkelje të rëndë kushtetuese.

Ngjela nuk ka kursyer as kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha në emisionin “45 minuta” se duhet të japë dorëheqjen.

LEXO EDHE:  Lëvizje sizmike në Mars/ Tërmetet kapërcejnë planetin Tokë

LEXO EDHE:  Shifra zyrtare e faturës së dëmeve nga tërmeti/ Vjen reagimi i parë nga PD

“Rama duhet të japë dorëheqjen. Është shefi i mazhorancës dhe mazhoranca ka ligje. Duhet të ketë një qeveri të pranueshme, e cila nuk ka pikëpyetje korruptive”, nënvizoi Ngjela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi i ambasadores së SHBA me Kryemadhin/ LSI zbulon detaje

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zbuluar detaje nga takimi i kryetares Monika Kryemadhi me ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

LSI bën me dije se takimi zgjati rreth 1 orë e gjysmë dhe ashtu si u raportua edhe më parë në media, në fokus ishte Reforma Zgjedhore.

Mësohet se të dyja palët kanë ndarë angazhimin e përbashkët për realizimin e Reformës Zgjedhore brenda datës 15 mars 2020, si datë e përcaktuar në marrëveshjen e dakordësuar mes opozitës së bashkuar dhe mazhorancës.

LEXO EDHE:  Video-Finalizohet mega-operacioni/ Prangosen 19 persona, 7 në kërkim

LEXO EDHE:  Lëvizje sizmike në Mars/ Tërmetet kapërcejnë planetin Tokë

“Kryemadhi konfirmoi vullnetin e palëkundur të LSI dhe opozitës së bashkuar për ta përmbyllur këtë reformë dhe njëherazi për t’i hapur rrugë zbatimit të saj ashtu sikurse përcaktohet edhe nga Bundestagu Gjerman”, thuhet në deklaratën e LSI./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat për lobim kundër integrimit të Shqipërisë/ Meta publikon letrën që i ka dërguar komisionerit

Publikuar

-

Nga

Pas akuzave të maxhorancës se presidenti Ilir Meta po kërkon të bllokojë hapjen e negociatave, ka ardhur edhe reagimi i Kreut të shtetit.

Meta ka publikuar letrën e plotë që i ka dërguar Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe ka mohuar akuzat se po lobon kundër integrimit të Shqipërisë tek krerët e vendeve të BE-së.

Presidenti deklaron se është detyruar ta publikojë letrën, për të shmangur interpretimet dashakeqëse.

LEXO EDHE:  Bie sërish tërmet në Durrës dhe Fushë-Krujë

LEXO EDHE:  Shifra zyrtare e faturës së dëmeve nga tërmeti/ Vjen reagimi i parë nga PD

“Të dashur gazetarë,
Meqenëse burime nga mazhoranca kanë servirur për një televizion, letrën zyrtare të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta drejtuar Komisionerit për Zgjerimin, për të krijuar keqkuptime, po detyrohemi ta publikojmë të plotë për të shmangur çdo interpretim dashakeq”, shkruan Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE