Connect with Us

Viktimë e një procesi politik?/ Henri Çili: Nuk kam asnjë informacion, do e tregojë SPAK

Lajme

Viktimë e një procesi politik?/ Henri Çili: Nuk kam asnjë informacion, do e tregojë SPAK

Publikuar

-

Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili po mban një konferencë për mediat në lidhje me ngjarjet e e fundit ku ai u arrestua dhe më tej u la në masë “detyrimi paraqitje” nga Gjykata e Përmetit, për hetimet që vijojnë për një grup me mbi 30 të arrestuar në operacionin “Mezhgorani”.

Henri Çili dha versionin e tij të ngjarjes, ndërsa theksoi mes të tjerash se do të ishte më mirë që të të ishte hetuar në gjendje të lirë, pasi nuk është person i rrezikshëm.

Ndërkohë, Çili është pyetur nga gazetarët edhe nëse ai është “viktimë e një procesi politik”.

Çili tha se nuk ka informacion në lidhje me këtë, ndërsa shtoi se ka besim që SPAK do tregojë të vërtetën.

LEXO EDHE:  Ne kemi nevojë për një SPAK që të na sjellë besimin tek drejtësia!

“Unë nuk e kam këtë informacion, nëse jam viktimë e një procesi politik. Nuk kam asnjë informacion për këtë dhe nuk mund të them të kundërten. Është mirë që çështja  ka ardhur në SPAK. Kemi besim në profesionalizmin dhe kompetencën e SPAK. Unë jam i bindur në pafajësinë time”.-tha Henri Çili.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Do apeloj vendimin e Gjykatës”/ Çili kërkon pafajësi dhe dëmshpërblim pas arrestimit

Publikuar

-

Nga

Pronari i UET, Henri Çili ka bërë me dije se do të apelojë vendimin e Gjykatës për masën e dhënë ndaj tij “detyrim paraqitje”.

Në një konferencë për shtyp, Çili u shpreh se do të kërkojë pafajësinë si dhe dëmshpërblimin përkatës.

“Do apeloj vendimin e Gjykatës, do kërkoj pafajësi e do kërkoj dëmshpërblimin përkatës. Nuk mendoj se jam viktimë e ndonjë procesi politik, kjo është çështje e interoretuar politikisht. Kjo çështje nuk shëprben si bilanc i luftës ndaj krimit”, u shpreh Çili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gjashtë akuzat e prokurorisë/ Henri Çili thyen heshtjen për mediat

Publikuar

-

Nga

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka folur në lidhje me arrestimin dhe më pas lirimin e tij nga Gjykata, e cila i dha masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Henri Çili, e cilësoi të pajustifikuar arrestimin e tij, ndërsa theksoi se si ai dhe dy punonjësit e tij ishin persona pa precedentë të mëparshëm penal dhe nuk paaraqisnin rrezikshmëri.

“Media është mbushur me versionin e policisë dhe prokurorisë. Jam akuzuar se kam shkelur ligjin. As unë dhe as punonjësit nuk kishim asnjë precedentë të mëparshëm penal, nuk kisha asnjë rrezikshmëri, nuk kisha asnjë mundësi të prishja provat, mosthirrja normale por arrestimi ishte i pajustufikuar”-tha Henri Çili.

Më tej, ai theksoi se “Gjykata e hodhi poshtë masën e arrestit dhe duke dhënë masën detyrim paraqitje. Unë do të përgjigjem për të gjitha akuzat…”.

Po ashtu, Henri Çili tha se nuk ka takuar asnjë gjykatës dhe asnjë anëtar të sistemit të drejtësisë.

“Unë jam i përfshirë në çështjen si ortak në firmën legale ku kam 75% të aksioneve. Kam interes të ligjshëm si ortak, kam takuar parangociuar, ndërmjetësuar me persona të ndryshëm në funksion të kontratave për shërbime juridike. Veprimi im në kuadër të kësaj studioje, kishte karakter parapërgatitur për të ndërtuar edhe vlerat e shërbimeve që do ofronin. Unë merrja përsipër fushatat e komunikimit mediatik për shkak të specifikës nga ish profesioni si gazetar.

LEXO EDHE:  KLP e la jashtë SPAK-ut/ Prokurorja e mbytur në borxhe, për apartamente

LEXO EDHE:  Fluksi i dosjeve/ KLP vihet në lëvizje pas kërkesës së SPAK, problem Vettingu

Akuza 1: Mashtrim.

Nuk kam kryer asnjë veprim të ligjshëm, nuk kam mashtruar askënd. Është marrëdhënie legale, janë bërë kontakte dhe biseda me familjarët për të arritur në një kontratë për shërbime juridike për mbrojtjen e klientëve të ndryshëm në shkallën e tretë, si rasti i dy cështjeve.

Falsifikim. Nuk kam lidhje me këtë akuzë.

Fshehja e të ardhurave: Nuk kam fshehur asgjë, sepse në dy çështjet që dyshohem, nuk kam bërë ansjë arkëtim dhe kontratë shërbimi në studion ligjore se kemi qenë në fazën e negocimit. Çështja e Feti Yzeiraj paraqiste urgjencë se duhej kapur rekursi në gjykatën e lartë

Ndikim i paligjshëm: Nuk kam takuar asnjë gjykatës, as unë dhe as avokatët. Nuk kam takuar asnjëherë në jetë asnjë gjykatës për të ndikuar në vendime.

Në funksionin tim si botues mund të takoj edhe njerëz të drejtësisë, por jo për ndikim.

Është bërë me vullnet të lirë, janë paguar taksat, mes meje dhe Fishtës. Kemi folur me zotin Fishta për të zhvilluar shkolla vere, kontakti me zotin Fishta ka marrë shkas nga lidhja miqësore me një nga klientët e mi, por nuk lidhen fare me çështjen Aliko”.”-tha Henri Çili.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Skandal i papreçedentë në shkollën e Fierit/ Drejtoresha bën deklaratën shokuese

Publikuar

-

Nga

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratën e drejtoreshë së Zyres Arsimore në Fier, Yllka Beci, e cila tha se një 16-vjeçare e dërguar në spital me shenja helmimi, ishte shtatzënë.

KSSH e cilëson këtë si një skandal tjetër në këtë shkollë, ndërsa kërkon që drejtoresha të shkarkohet menjëherë.

“Skandalet seksuale ne shkollat e Fierit e paskan “avokaten” ne Zyren Arsimore, te shkarkohet drejtoresha !

Drejtoresha e Zyres Arsimore Fier Yllka Beci mengjesin e kesaj te ejnteje ka dhene nje deklarate shokuese. Per nje nxenese 16 vjecare te shkolles se mesme Janaq Kilica qe eshte derguar sot me shenja helmimi ne spital, drejtoresha e ZA Fier, Yllka Beci,eshte shprehur se ajo ishte shtatzene.
Kjo deklarate shokuese perben nje skandal te paprecedente ne arsimin shqiptar.
Konfederata e Sindikatave te Shqiperise i kerkon qeverise shkarkimin e menjehershem te drejtoreshes se ZA Fier Yllka Beci.”-thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Nga dosja e tritolit tek rebelimi ndaj Donika Prelës / Zbardhet pasuria e “prokurorit të kokainës”

LEXO EDHE:  KLP e la jashtë SPAK-ut/ Prokurorja e mbytur në borxhe, për apartamente

Më tej, theksohet se “Vajza 16 vjecare qe eshte permendur nga drejtoresha e arsimit te merret nen kujdesin e punonjesve sociale.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE