Connect with Us

“Vazhdon pasiguria dhe rastet e alarmit në shkollë”/ Ish-deputeti publikon videon: Turp për ju

Politikë

“Vazhdon pasiguria dhe rastet e alarmit në shkollë”/ Ish-deputeti publikon videon: Turp për ju

Publikuar

-

Ish-deputeti i PD, Luan Baci deklaron se vazhdon situata alarmante në shkollën e mesme “Janaq Kilica” të qytetit të Fierit.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe një video, ku tregon çfarë po ndodh sot në atë shkollë, ish-deputeti hedh akuza në drejtim të maxhorancës.

Luan Baci thotë se qeveria është e paaftë, ndërsa shton se hetimet për rastin duhet të vazhdojnë.

“Vazhdon pa siguria dhe rastet e alarimit ne shkollen Janaq Kilica, ambulanca, e urgjences e spitalit te Fierit po transporton nje nxenese.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me opozitën/Një skaner mbi situatën e vërtetë të PD, nga jugu në veri

Çfar ndodh ne kete shkolle ?

A dolen analiziat e helmimit te djeshem dhe te para nje jave ?

A jane marre masa, ashtu si tha Mimnistere Besa?

A jane shtuar masat e sigurise ?

A jane te pergjegjshem institucionet drejtuese ?

Ju jeni te gjithe te pa afte, te korruptuar, te pa pergjegjshem.

Vidjot jane te ketij momenti, sot dt, 05 , 03, 2020.

Turp per ju.

Hetimet duhet te fillojne, nga drejtuesit dhe separi te merret masat e pezullimit, per mos manipulim te ngjarjeve.”-shkruan Luan Baci në postimin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po lirohen nga burgu elementë të rrezikshëm kriminalë|/ Lleshaj pranon situatën emergjente

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar nga foltorja e Kuvendit se ndodhemi në një situatë emergjente pasi po lirohen nga burgu të dënuar me rrezikshmëri të lartë.

Ai shprehet se fakti që në Shqipëri pas zbatimit të Reformës në Drejtësi po lirohen të dënuar me rrezikshmëri kriminale është një situatë emergjente

Lleshaj argumentoi se vendi i plotëson dy kushte për të përdorur këtë akt normativ, emergjencën dhe nevojën.

Ai sqaron se përmes këtij akti normativ qeveria do të marrë përgjegjësi, për të treguar se ka vetëm një objektiv, goditjen e krimit të organizuar.

“Është konstatuar dhe është provuar nevoja e emergjencës se me fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi u krijua një situatë se shumë gjyqtarë dhe prokurorë panë se shanset për të kaluar vettingun nuk janë të larta. Ky parashikim aspak optimist për ata gjyqtarë dhe prokurorë që mbajnë përgjegjësi të mëdhaja për mos funksionimin e sistemit të drejtësisë i ka bërë ata të kenë të qartë fundin. Ndërkohë u ka dhënë një mundësi që kohën e mbetur ta shfrytëzojnë për të bërë ato gjëra që kanë bërë pa përtesë dhe papërgjegjshmëri që kanë bërë gjatë viteve të kaluara. Përmes vendimeve krejtësisht të pakuptueshme, pa përgjegjshme dhe të papranueshme është mundësuar sidomos vitin e fundit dhënia e vendimeve që janë jo vetëm përtej ligjit, por edhe përtej logjikës. Mbi 28 vendime të kësaj natyre janë regjistruar nga strukturat e policisë që provojnë këtë situatë të papranueshme. Përmes këtyre vendimeve, po lirohen elementë me rrezikshmëri të lartë kriminale, që sipas llogarive të policisë duhet të ishin në burg. Këta persona që janë liruar në mënyrë të paarsyetuar bëhen pjesë e skemës kriminale duke qenë në të njëjtën kohë në posedim të aseteve shumë të mëdha kriminale. Në këtë mënyrë kontribuojnë në rritjen e kriminalitetit në vend, në frenimin e reformave dhe ne rritjen e risqeve që ndikojnë në sigurinë e vendit. Për këtë arsye ne besojmë se kemi një situatë emergjence që duhet adresuar në kushte emergjence përmes një akti normative”, u shpreh Lleshaj nha foltorja e Kuvendit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi zbulon “peshqit e mëdhenj”/ Do ta shohim kush është në “xhepin” e mazhorancës

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka folur me tone mjaft të forta sot në foltoren e Kuvendit, në lidhje me të ashtuquajturin akti normatin Anti-KÇK.

Murrizi tha se akti bie ndesh me të drejtat e njeriut dhe deklaroi votën e tij kundër.

Po ashtu, ai tha se edhe “peshqit e mëdhenj” i kemi këtu, duke iu referuar kështu deputetëve në Kuvend.

“Peshqit e mëdhenj i keni këtu. Këtu fillojnë të gjitha, telfonatat tenderat, këtu kanë filluar të vjedhin. Gjithçka fillon këtu. Aktin normativ unë nuk e shoh as entuziast as bindës sa ju tentoni. Unë nuk e jap votën time. Balla tha kemi opozitën, por do ta shohim se kush është në “xhepin” e mazhorancës. Unë nuk kam ardhur këtu vetëm për një rrogë”-tha ndër të tjera Myslim Murrizi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lleshaj mbron aktin normativ Anti-KÇK/ Synon vetëm një fjalë: Parandalim të krimit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka tentuar të mbrojë aktin normativ Anti-KÇK.

Sipas tij, akti u krijua në kushte emergjence, pasi me zbatimin e reformës në drejtësi, shumë gjyqtarë panë se shanset për të kaluar vetingun janë të ulëta, ndaj edhe morën vendimi skandaloze duke liruar kriminelë nga burgu.

Lleshaj tha se akti normativ ka vetëm një objektiv, shkatërrimin përfundimtar të krimit.

“U bënë vite që flitet për krimin, por ende ka shumëpër të bërë. Në fillim vitet 90 liria u përkthye si mungesë e ligjit dhe aoj që rezultoi ishte anarkia dhe një keqkuptim i lirisë. Jemi dëshmitarë se c’ka përjetuar vendi në fushën e mossundimit të ligjit. Që nga ndërtimi pa leje, zaptimi i pronës, më tej kolapsi, përpjekja për ta legalizuar, urbanizuar e me radhë. Është krijuar një model i papranueshëm që ligji ndjek njerëzit dhe jo e kundërta, dhe kjo ka sjellë pasoja.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me opozitën/Një skaner mbi situatën e vërtetë të PD, nga jugu në veri

LEXO EDHE:  Ministria i pezulloi licencën/ “Udha e shkronjave” njofton nxënësit: Nesër do fillojmë mësimin

Kemi përjetuar anarkitë e Fan Nolit, dhe sot jemi rezultojmë në një shoqëri ku kemi të rinj analfabetë por milionerë, të ditur po varfanjakë. Të rinj që janë futur në rrugë kriminale, perandori ekonomike të ndërtuara mbi krim, që ka shkatërruar shumë biznese të ndershme, për sa kohë lulëzojnë biznese të tilla. E gjithë shoqëria është para një sfide të madhe. E sic ndodh në këtë qerthull, vjen etja për pushtet, prestigj e krijohen modele toksike për shoqërinë. Ne beosjmë se ka ardhur momenti për kthesë serioze. Vendi ka nevojë për të adresuar këto cështje. Për këtë kemi miratuar aktin normativ, jo se e kërkon BE, por se e kërkon e ardhmja jonë e fëmijëve tanë. Ndaj është marrë ky vendim unik, që synon të vendosë drejtësi, në një vend ku ajo ka munguar.

Akti synon vetëm një fjalë: Parandalim të krimit.”-tha Lleshaj.

LEXO TE PLOTE