Connect with Us

“Uroj që vendet anëtare të tregohen më strategjike”/ Gjosha sulmon qeverinë për negociatat

Politikë

“Uroj që vendet anëtare të tregohen më strategjike”/ Gjosha sulmon qeverinë për negociatat

Publikuar

-

Ish-ministrja e Integrimin Klajda Gjosha ka reaguar për deklaratën e këshilltarit të CDU/CSU-së, Hans Joachim Falenski, i cili tha se ka gjasa që kushtet për Shqipërinë të shtohen.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjosha deklaron se loja me integrimin europian të vendit vazhdon ende pa u ndalur, për ata që cdo ditë punojnë për ta minuar këtë proces jetik për të gjithë ne.

Sipas ish-deputetes të LSI-së, frika nga e vërteta që fshihet pas fasadës, frika nga fallcifikimet për të kapur çdo qelizë të drejtësisë, e detyron mazhorancën që me nxitim të manipulojë opinionin publik por edhe institucionet europiane.

“Pavarësisht kushteve të paplotësuara dhe investimit të mazhorancës për të mos i çelur negociatat, unë uroj që vendet anëtare të tregohen më strategjikë në vendimin e tyre për Shqipërinë. Uroj që negociatat të çelen për shqiptarët, për t’i rikthyer atyre sado pak shpresë se Shqipëria do të bëhet, duke pasur në krah një partneritet të fortë euro-atlantik!

LEXO EDHE:  Nis "lufta" PS-LSI menjëherë pas prezantimit të qeverisë së re/Përplasja e parë

Por mos harrojmë edhe dicka të fundit… Shqipëria nuk bëhet duke fshehur të vërtetat, duke mos pranuar përgjegjësitë, Shqipëria bëhet vetëm nëse të gjithë bashkë, me një dakordësi kombëtare ndryshojmë këtë realitet të hidhur në të cilën po kalon vendi!”, shkruan ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zëri i popullit po dëgjohet fort”/ Meta nuk ndalet së falenderuari intelektualët

Publikuar

-

Nga

Të tjera pamje nga manifestimi i të hënës ka publikuar pak minuta më parë presidenti, Ilir Meta, në rrjetet sociale.

Meta falenderon artistët, që iu bashkuan dhe i siguron se zëri i tyre dhe i popullit po dëgjohet fort në të gjithë Shqipërinë.

“Në betejën tonë të pandalshme për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të Shqipërisë sonë të dashur, na janë bashkuar edhe shumë personalitete të nderuara të artit dhe kulturës shqiptare, si Bujar Kapexhiu, regjisor, skenarist, aktor i mirënjohur dhe satirist, gjithmonë në shërbim demokracisë dhe fjalës së lirë.

LEXO EDHE:  Sulmi i fortë i Berishës/ Taulant Balla palaço i Ramës

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Ndaje mendjen, o jurist!

Mirënjohje dhe falenderim të veçantë kam sot edhe për mijra qytetarë dhe intelektualë të Tiranës që kanë përqafuar pranverën kuq e zi! Jam i lumtur se zëri i popullit, me intelektualët në krye, po dëgjohet fort në të gjithë Shqipërinë, dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike”, shkruan Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kushtet për negociatat mund të shtohen në 11”/ Bardhi “i përvishet” Ramës

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së këshilltarit të CDU/CSU-së, Hans Joachim Falenski, i cili tha se ka gjasa që kushtet për Shqipërinë të shtohen në fund të marsit.

Bardhi i kërkon kryeministrit, Edi Rama, të mos hedhë baltë mbi opozitarët dhe Presidentin, por të shikojë kuushtet që po shtohen.

Demokrati pretendon se me Ramën kryeministër nuk ka lajme të mira për Shqipërinë, pasi, sipas tij, vendet anëtare të BE nuk gënjehen nga deklaratat pompoze dhe ligjet në letër.

“Sa shpik “armiq” të rinj, të brendshëm e të jashtëm, Edi Rama bën mirë të lexojë kushtet e partnerëve europianë që shtohen çdo herë, për shkak të keqqeverisjes së tij. Nga 9, kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian mund të bëhen 10 apo 11. Me Edi Ramën kryeministër nuk ka lajme të mira për Shqipërinë.

LEXO EDHE:  “Meta të dalë para drejtësisë”/ Basha hesht akuzat për vrasje deputetësh

LEXO EDHE:  PD akuzon Veliajn se mashtroi me punësimin e grave

Vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk gënjehen nga deklaratat pompoze dhe ligjet në letër. Ata duan veprime konkrete, por Edi Rama është i pafuqishëm të luftojë seriozisht krimin e organizuar. Pushteti i tij i ka rrënjët tek krimi dhe jo tek vota e lirë, prandaj Edi Rama është e keqja më e madhe e vendit, është imazhi më i keq i Shqipërisë në Europë. Shqipërisë i duhet ndryshimi për të bërë Shqipërinë si Europa!”, nënvizon Bardhi në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votohet në Parlament paketa “Anti-KÇK”/ Merr shumicën e votave

Publikuar

-

Nga

Është miratuar në Parlament paketa ligjore Anti-KÇK që synon të forcojë luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. 89 deputetë votuan pro, 3 abstenim dhe 17 kundër.

Ligji për sekuestrim dhe konfiskim të pronave është votuar me 86 vota pro, 17 kundër dhe 4 abstenim.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe projekt-ligjin për administrimin e pronave të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit.

LEXO TE PLOTE