LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U arrestua pas tërmetit/ Gjykata e Durrësit liron me garanci pasurore ish- drejtorin e ALUIZNI-t

5 Mars 2020, 09:51, Kronika CNA
U arrestua pas tërmetit/ Gjykata e Durrësit liron me garanci pasurore

Gjykata e Durrësit ka liruar me garanci pasurore ish drejtorin e ALUIZNI-t në Durrës, Arben Isaku.

Ai u vendos në pranga pas arrestimeve post- tërmet në Durrës për shpërdorim detyre lidhur me legalizimet që kishin bërë zyrtarë të ALUIZNI-t me objektet e dëmtuara nga tërmeti.

Ndërkohë bëhet me dije se është lënë në qeli Klajdi Lame i cili ka qenë ish- inspektor i IKMT. Lame akuzohet për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Arben Isaku është arrestuar edhe njëherë më parë kur akuzohej se si zv.drejtor i Kadastrës në Durrës legalizoi me letra false truallin në zonën e plazhit./CNA.al

Lajmet e fundit nga