Connect with Us

Skandal i papreçedentë në shkollën e Fierit/ Drejtoresha bën deklaratën shokuese

Lajme

Skandal i papreçedentë në shkollën e Fierit/ Drejtoresha bën deklaratën shokuese

Publikuar

-

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratën e drejtoreshë së Zyres Arsimore në Fier, Yllka Beci, e cila tha se një 16-vjeçare e dërguar në spital me shenja helmimi, ishte shtatzënë.

KSSH e cilëson këtë si një skandal tjetër në këtë shkollë, ndërsa kërkon që drejtoresha të shkarkohet menjëherë.

“Skandalet seksuale ne shkollat e Fierit e paskan “avokaten” ne Zyren Arsimore, te shkarkohet drejtoresha !

Drejtoresha e Zyres Arsimore Fier Yllka Beci mengjesin e kesaj te ejnteje ka dhene nje deklarate shokuese. Per nje nxenese 16 vjecare te shkolles se mesme Janaq Kilica qe eshte derguar sot me shenja helmimi ne spital, drejtoresha e ZA Fier, Yllka Beci,eshte shprehur se ajo ishte shtatzene.
Kjo deklarate shokuese perben nje skandal te paprecedente ne arsimin shqiptar.
Konfederata e Sindikatave te Shqiperise i kerkon qeverise shkarkimin e menjehershem te drejtoreshes se ZA Fier Yllka Beci.”-thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Skandali me ilaçet e skaduara/ Kush po i mbron trafikantët e mjekësisë?

Më tej, theksohet se “Vajza 16 vjecare qe eshte permendur nga drejtoresha e arsimit te merret nen kujdesin e punonjesve sociale.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shpërthen banori i Unazës së Re/ S’ më del shpirti po nuk e pashë Ramën para drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Banorët e Unazës së Re thonë se do të vazhdojnë të bëjnë rezistencë derisa të vendoset e drejta për ta.

Një prej banorëve të Unazës së re shprehet se Rama dhe Veliaj duhet të dalin para drejtësisë për këtë aferë korruptive.

“Ne nuk do shkulemi nga unaza. Mua personalisht nuk më del shpirit po nuk e pashë Edi Ramën para drejtësisë, ose kanunin. Kanunin e di mirë ai plehrë, ai frikacak, ai do ta paguajë, do ta ndjekim këmba këmba këmbës atë dhe Erion Velinë”, u shpreh banori.

LEXO EDHE:  Skandali i blerjes së votave/ Reagon Partia Demokratike

LEXO EDHE:  Skandali tek Unaza e Re/ Ja vendimi për administratorin e “DH Albania”

Ai bëri thirrje për qytetarët, të cilët nuk duhet të braktisin vendin, por të bashkohen për të rrëzuar qeverinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video- Helmimi në shkollë/ Drejtoresha e DAR flet para kamerës: Është shtatzënë mo, çfarë ka

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e e Drejtorisë Arsimore në Fier ka deklaruar se nxënësja e gjimnazit “Janaq Kilica”, u nis me urgjencë në spital mëngjesin e sotëm, pasi pati disa probleme ngaqë është shtatzënë.

” Të lutem a mund të të të them diçka pa kamera ty, si nënë dhe si grua? A mund të të them diçka? Me kamera do ta them, vajza është shtatzënë pati probleme dhe ne nisëm në spital. Çfarë ka mo? Po është shtatzënë”, u shpreh drejtoresha.

Kujtojmë se pas helmimit të dhjetëra nxënësve ditën e djeshme në shkollën, “Janaq Kilica” në Fier, drejtoria sot ka vendosur rifillimin normal të mësimit, por sërish nxënësit kanë shfaqur probleme shëndetësore. Mes tyre ka qenë një vajzë e cila është dërguar me urgjencë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“U deformua e vërteta”/ Avokati i Henri Çilit sulmon Ardi Veliun

Publikuar

-

Nga

Avokati i Henri Çilit, Ardian Visha ka folur sërish për arrestimin e pronarit të UET-së, ndaj të cilit janë ngritur gjashtë akuza të rënda.

Visha tha se ndaj Çilit është marrë një vendim i dhunshëm që i mori 48 orë liri. Ai e cilësoi të nxituar veprimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, i cili doli në konferencë dhe falenderoi prokurorin.  Gjithashtu, avokati ngriti akuzat se është deformuar e vërteta.

“Nga konferenca e shtypit kam vërejtje për formën dhe përmbajtjen e saj. Mbyllet Konferenca me Ardi Veliun që falenderon prokurorin, një veprim amator. Pra s’mund ta falenderojë. Nuk mund të vlerësohet për aftësi ai që është superior para teje. Më pas seanca u shit si një punë e prokurorisë së Përmetit që rezultoi nga përgjimet e këtij institucioni. Kishte deformime të së vërtetës. Deformime që që ndrojnë në çdo veprim logjik në atë që u shkrua dhe që u fol nga këta”, u shprehVishaj në studion e TV “News 24”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE