Connect with Us

Shpërthen banori i Unazës së Re/ S’ më del shpirti po nuk e pashë Ramën para drejtësisë

Lajme

Shpërthen banori i Unazës së Re/ S’ më del shpirti po nuk e pashë Ramën para drejtësisë

Publikuar

-

Banorët e Unazës së Re thonë se do të vazhdojnë të bëjnë rezistencë derisa të vendoset e drejta për ta.

Një prej banorëve të Unazës së re shprehet se Rama dhe Veliaj duhet të dalin para drejtësisë për këtë aferë korruptive.

“Ne nuk do shkulemi nga unaza. Mua personalisht nuk më del shpirit po nuk e pashë Edi Ramën para drejtësisë, ose kanunin. Kanunin e di mirë ai plehrë, ai frikacak, ai do ta paguajë, do ta ndjekim këmba këmba këmbës atë dhe Erion Velinë”, u shpreh banori.

LEXO EDHE:  Erion Veliaj show me sulmet ndaj Ilir Metës/ Zbulohet mesazhi për Ramën

Ai bëri thirrje për qytetarët, të cilët nuk duhet të braktisin vendin, por të bashkohen për të rrëzuar qeverinë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video- Helmimi në shkollë/ Drejtoresha e DAR flet para kamerës: Është shtatzënë mo, çfarë ka

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e e Drejtorisë Arsimore në Fier ka deklaruar se nxënësja e gjimnazit “Janaq Kilica”, u nis me urgjencë në spital mëngjesin e sotëm, pasi pati disa probleme ngaqë është shtatzënë.

” Të lutem a mund të të të them diçka pa kamera ty, si nënë dhe si grua? A mund të të them diçka? Me kamera do ta them, vajza është shtatzënë pati probleme dhe ne nisëm në spital. Çfarë ka mo? Po është shtatzënë”, u shpreh drejtoresha.

Kujtojmë se pas helmimit të dhjetëra nxënësve ditën e djeshme në shkollën, “Janaq Kilica” në Fier, drejtoria sot ka vendosur rifillimin normal të mësimit, por sërish nxënësit kanë shfaqur probleme shëndetësore. Mes tyre ka qenë një vajzë e cila është dërguar me urgjencë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“U deformua e vërteta”/ Avokati i Henri Çilit sulmon Ardi Veliun

Publikuar

-

Nga

Avokati i Henri Çilit, Ardian Visha ka folur sërish për arrestimin e pronarit të UET-së, ndaj të cilit janë ngritur gjashtë akuza të rënda.

Visha tha se ndaj Çilit është marrë një vendim i dhunshëm që i mori 48 orë liri. Ai e cilësoi të nxituar veprimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, i cili doli në konferencë dhe falenderoi prokurorin.  Gjithashtu, avokati ngriti akuzat se është deformuar e vërteta.

“Nga konferenca e shtypit kam vërejtje për formën dhe përmbajtjen e saj. Mbyllet Konferenca me Ardi Veliun që falenderon prokurorin, një veprim amator. Pra s’mund ta falenderojë. Nuk mund të vlerësohet për aftësi ai që është superior para teje. Më pas seanca u shit si një punë e prokurorisë së Përmetit që rezultoi nga përgjimet e këtij institucioni. Kishte deformime të së vërtetës. Deformime që që ndrojnë në çdo veprim logjik në atë që u shkrua dhe që u fol nga këta”, u shprehVishaj në studion e TV “News 24”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Zbardhen vendimet e KLP/ Prokurorja që arrestoi Rexhep Rrajën komandohet ndihmës-magjistrate në ILD

Publikuar

-

Nga

Zbardhen vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KLP ka miratuar një ndryshim në nenin 3, të pikës 3 të rregullores, e cila thotë se: “Një prokuror nuk mund të komandohet 4 herë në të njëjtin pozicion ose në një pozicion tjetër”.

Mësohet se një tjetër vendim i marë është komandimi i prokurores së Krujës, Mirela Kapo, si ndihmës-magjistrate pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë me kryetar Artur Metanin për një periudhë 5- vjeçare.

Por Kapo është një emër i njohur për botën e medias, pasi është prokurorja që kërkoi arrestimin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist, Rexhep Rraja, i cili ushtroi dhunë ndaj të dashurës Xhisiela Maloku.

LEXO EDHE:  Erion Veliaj show me sulmet ndaj Ilir Metës/ Zbulohet mesazhi për Ramën

LEXO EDHE:  “Shqipëria në dorë të shejtanëve”/ Qytetarët degjenerojnë Ramën dhe Veliajn

Ndërkohë, një tjetër vendim i marrë është mbarimi i mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë i Besnik Canit, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës. Cani u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi ngeci në vetting.

Gjithashtu, Këshilli ka hedhur shortin për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Përkohshëm, që do të shqyrtojnë arkivimin e ankimit të një shtetasi kundër një prokurori. Për shqyrtimin e kësaj kërkese, u krijua komisioni i përbërë nga Tartar Bazaj, Alfred Balla dhe Kostaq Beluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE