Connect with Us

SHBA, 8.3 miliardë dollarë për të luftuar coronavirusin

Bota

SHBA, 8.3 miliardë dollarë për të luftuar coronavirusin

Publikuar

-

Senati amerikan miratoi të enjten projektligjin emergjent për 8.3 miliardë dollarë për të luftuar virusin COVID-19.

Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi projektligjin të mërkurën. Fondi i emergjencës vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara po njoftojnë viktimën e 11 të shkaktuar nga virusi vdekjeprurës, një burrë i moshuar pranë Sakramentos në Kaliforni.

Rasti i vdekjes në Kaliforni bëri që guvernatori Gavin Newsom të deklaronte gjendjen e jashtëzakonshme në atë shtet si rezultat i mundësisë së përhapjes së virusit.

Vdekja e fundit u njoftua vetëm disa orë pasi ndërroi jetë personi i dhjetë nga koronavirusi në shtetin Uashington, ku kanë ndodhur të gjitha rastet e vdekjeve deri tani. Jeff Dunchin është zyrtar i shëndetësisë në kontenë King në Siatëll të shtetit Uashington.

“E kuptojmë stresin që sjell kjo situatë kaq e pasigurt. Ka shumë gjëra që janë të panjohura për ne dhe nuk i kuptojmë për këtë virus. Se si po shpërndahet, efektet që shkakton sëmundja dhe si transmetohet. Por po bëjmë më të mirën për të ofruar këshilla për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e komunitetit tonë dhe të personelit mjekësor që po kujdesen për pjestarët e komunitetit tonë.”

Shumë prej viktimave ishin të moshuar dhe jetonin në azilin e pleqve. Ekspertë të shëndetësisë thonë se të moshuarit janë kryesisht më të rrezikuarit.Shteti i Uashingtonit dhe ai i Floridës po ashtu kanë deklaruar gjendjen e emergjencës si rezultat i virusit.

Të enjten autoritetet bënë të ditur se numri i rasteve të personave të prekur nga koronavirusi në shtetin e Nju Jorkut është dyfishuar duke arritur në 22.

LEXO EDHE:  Rrjeti 5G/ Gjenerali amerikan jep alarmin, ja rreziku që kanoset

Sipas njoftimeve të një dite më parë nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve CDC, në Shtetet e Bashkuara raportohet për 80 raste me të infektuar nga COVID-19 në 13 shtete. CDC njofton se 24 raste janë të lidhura me udhëtimet ndërsa në 16 raste virusi është transmetuar nga një person tek tjetri.

Italia, vendi i goditur më rëndë në Evropë ka mbyllur shkollat dhe universitetet në përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet në Zvicër thonë se një grua 74 vjeçare, e infektuar nga virusi ka ndërruar jetë, duke u bërë rasti i parë i konfirmuar i vdekjes në atë vend. Deri mesditën e së mërkurës, Zvicra kishte 58 raste të konfirmuara të individëve të infektuar.

Kryeministri japonez Shinzo Abe thotë se vendi i tij do të vërë në karantinë 14 ditore të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina dhe Koreja e Jugut, ndërsa ai vend konfirmon për mbi 1 mijë raste të infektuarish./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ndërroi jetë ish kreu i OKB-së që vizitoi Shqipërinë në vitin 1990

Publikuar

-

Nga

Javier Perez de Cuellar, diplomati peruan që ndërmjetësoi shumë marrëveshje paqeje në botë gjatë mandatit të tij si sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në vitet 1980 dhe 90, ka ndërruar jetë sot, në moshën 100-vjeçare .

Ndër të tjera, sipas radios amerikane VOA, ai do të mbahet mend gjithashtu për vizitën që bëri në Shqipëri në maj të vitit 1990, kur vendi ende nuk kishte dalë nga izolimi komunist. Në atë kohë, ai ishte zyrtari i parë i lartë i huaj që vizitonte Shqipërinë prej disa dekadash.

Gjatë vizitës, Perez de Cuellar kritikoi sistemin një partiak të Shqipërisë ndërkohë që udhëheqësit e atëhershëm komunistë nuk e lejonin krijimin e partive opozitare.

Nën trysninë e zotit De Cuellar dhe atë ndërkombëtare, udhëheqësit e Shqipërisë më në fund premtuan lirimin e të burgosurve politikë dhe rihapjen e objekteve të kultit që kishin qëndruar të mbyllura nën regjimin komunist.

De Cuellar, i lindur në Peru, u zgjodh në krye të OKB-së në vitin 1981 dhe ishte latinoamerikani i parë që drejtonte organizatën botërore.

LEXO EDHE:  E pabesueshme/ Lulzim Bashës i ndodh çudia!

LEXO EDHE:  E pabesueshme/ Lulzim Bashës i ndodh çudia!

Ai ndërmjetësoi për zgjidhjen e konflikteve në Kamboxhia, Nikaragua si dhe atë në El Salvador, deri në ditën e tij të fundit në detyrë më 31 dhjetor 1991.

Sekretari i Përgjithshëm aktual i OKB-së Antonio Guterres vlerësoi paraardhësin e tij si “një burrë shteti i suksesshëm, diplomat i përkushtuar dhe një frymëzim për atë vetë.” De Cuellar, tha ai lë pas një ndikim të thellë në Kombet e Bashkuara dhe në botë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Britani, 125 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Britani. Ndërkaq, numri i të infektuarve ka shkuar në 115.

Shifrat e reja tregojnë një rritje prej 30 rastesh nga e mërkura, duke përfshirë 25 persona të tjerë në Angli, si dhe raste të raportuara më parë në Uells, Skoci dhe Irlandën Veriore.

Një total 18.083 persona janë testuar deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa zëdhënësi i Boris Johnson tha që virusi “ka të ngjarë të përhapet në mënyrë të konsiderueshme”, raporton The Guardian.

Rasti i sotëm ishte viktima e parë që shënohet brenda Biranisë, megjithëse pak ditë më parë një burrë britanik që u karantizua në një anije lundrimi në Japoni humbi jetën gjithashtu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 148 viktima, mbi 3000 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Autoritetet italiane kanë publikuar të dhënat e fundit zyrtare mbi epideminë e koronavirusit.

Numri i viktimave ka shkuar në 148, ndërsa deri më sot janë regjistruar 3858 raste personash të infektuar.

Sipas mediave vendase, vetëm brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 41 persona.

Rajoni i Lombardisë mbetet territori më i prekur nga virusi me 2251 raste e 98 viktima, më pas vjen rajoni i Emilia Romagna me 698 persona të infektuar e 30 viktima e rajoni Venetos me 407 raste e 10 viktima./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Kërkoni të punësoheni në SHBA?/ Kujdes! Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Ekonomia do përcaktojë triumfin ose disfatën e Trump në presidencialet e nëntorit

 

 

LEXO TE PLOTE