LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi/ Mbyllen shkollat, universitetet dhe ambientet publike

5 Mars 2020, 07:59, Kosova & Bota CNA
Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi/ Mbyllen

Numri i personave të prekur nga koronavirusi vijon të rritet edhe në Greqi, ku mësohet se 10 persona janë konfirmuar të prekur nga ky virus.

Sipas mediave greke, alarmi nga koronavirusi, ka çuar në mbylljen e shkollave, universiteteve, teatrove si dhe ambientet publike argëtuese në Patra dhe zonën e Achia, Ilia, dhe ishullin Zakynthos, deri më 6 mars.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Italia, e cila është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirus, ku deri më tani janë shënuar mbi 100 viktima dhe mbi 1 mijë të infektuar.

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë, në fund të muajit dhjetor 2019, duke shënuar deri më tani mbi 3 mijë viktima në mbarë botën e mbi 80 të infektuar.

Lajmet e fundit nga