LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 148 viktima, mbi 3000 të infektuar

5 Mars 2020, 17:31, Kosova & Bota CNA
Rëndohet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 148 viktima, mbi 3000

Autoritetet italiane kanë publikuar të dhënat e fundit zyrtare mbi epideminë e koronavirusit.

Numri i viktimave ka shkuar në 148, ndërsa deri më sot janë regjistruar 3858 raste personash të infektuar.

Sipas mediave vendase, vetëm brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 41 persona.

Rajoni i Lombardisë mbetet territori më i prekur nga virusi me 2251 raste e 98 viktima, më pas vjen rajoni i Emilia Romagna me 698 persona të infektuar e 30 viktima e rajoni Venetos me 407 raste e 10 viktima./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga