LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Refuzoi ta merrte në punë/ Shqiptari plagos me armë pronarin italian

5 Mars 2020, 20:42, Kronika CNA
Refuzoi ta merrte në punë/ Shqiptari plagos me armë pronarin

Policia italiane ka arrestuar një 44 vjeçar shqiptar pasi plagosi me armë zjarri punëdhënësin e tij italian.
Ngjarja u shënua në nnjë zonë në periferi të Fiuggi ku shtetasi F. Shehu e kishte takuar sipërmarrësin italian për tu sqaruar.

Bëhet me dije se synimet e punëtorit ishin të kërkonte nga sipërmarrësi një punësim të ri, por pas refuzimit, ai nxori një armë me të cilën fillimisht e kërcënoi 57-vjeçarin dhe më pas qëlloi dy herë ndaj tij.
Njëri prej plumbave e goditi në njërën këmbë, ndërsa tjetri goditi makinën e sipërmarrësit.
aas ngjarjes, shqiptari u nis në drejtim të Fiuggi Fonte.

Gjashtë patrulla të policisë u vunë në ndjekje të tij dhe pas kërkimeve e gjetën 44 vjeçarin pranë një bari në zonë.
Shqiptari do të përballet me drejtësinë italiane për akuzën e ?vrasjes së mbetur në tentative? dhe ?armëmbajtje pa leje?./CNA.al

Lajmet e fundit nga