Connect with Us

Reforma Zgjedhore/ Hajdari: Nesër do të jetë ditë e madhe

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Hajdari: Nesër do të jetë ditë e madhe

Publikuar

-

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka folur lidhur me takimin që do të mbajë të premten Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.

Sipas saj, të premten do të jetë një ditë e madhe sepse do të diskutohet për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ajo u shpreh se ka disa propozime deri më tani për sistemin, ndërsa theksoi se të premten do të ketë dhe një propozim të ri nga deputetët demokratë në Kuvend, që të mbahet sistemi aktual por me korrektim kombëtar.

“Nesër do diskutojmë ndryshimet e sistemit. Është një ditë shumë e madhe për opozitën parlamentare që e ka zgjedhur këtë si një kalë beteje për misionin e saj brenda parlamentit. Ne kemi patur një propozim për ndryshimin e sistemit ku kemi mbledhur 38 firma, por dhe nga shoqëria civile kemi patur propozime. Është një numër i konsiderueshëm njerëzisht që duan ndryshimin e sistemit. Është një kauz që është e vërtetë. Ne do kemi dhe një propozim tjetër që vjen nga grupi parlamentar deputet, që propozojnë të njëjtin sistem por me korrektim kombëtar, pra proporcional rajonal por me korrektim kombëtar, duke patur dhe listat e hapura me 5 kandidatë. Kjo është një mundësi për të mos humbur votat partitë e vogla. Do ishte një zgjidhje e mirë nëse zgjidhet ky propozim”, tha Hajdari në studion e lajmeve në Rtv Ora.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha nxjerr emrin/ Kush e dha urdhërin për arrestimin e Çilit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Euronees Albania” , teksa ka folur për situatën aktuale politike në vend, ceku dhe rastin e arrestimit të botuesit Henri Çili.

Sipas Berishës, Çili është arrestuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Rasti i fundit, afera Çili tregoi që një “Katicë”, është 1 milion mbrapa. Këtu unë kam shkresën e prokurorit, dhe unë i besoj asaj që thotë prokurori. Ai thotë që është zhvilluar një takim i Çilit me një drejtues të lartë të Drejtësisë, kush janë këta, Dvorani, Metani, Sadushi dhe Llagami.

Që Henri Çili u arrestua me urdhër të Edi Ramës s’ka dyshim ajo punë. Sepse doli ministri dhe e përshëndeti, doli gjeneral hashashi. Pra ditën e parë e përshëndetën, nxorri si zëdhënës Ardi Veliun. Shërbimet inteligjente të policisë kanë bërë 56 relacione ndaj tij për trafik njerëzish dhe droge.

LEXO EDHE:  Fundjavë në SHBA/ Rudina Hajdari publikon foton e veçantë nga pushimet

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri mirëpret propozimet e opozitës

Kur Çili filloi ti kërcënojë dhe prokurori nxorri shkresën që ka qenë një drejtues i lartë i drejtësisë, këtu na ndryshoi se duhej t’i viheshin hekurat Dvoranit, Metanit dhe Sadushit. A e pe konferencën e Çilit? Ai dukej si një peng.”, u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD ta lexojë mirë mesazhin e mitingut të 2 marsit”/ Berisha tregon pse s’ishte krah Bashës në manifestim

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me marrëdheniet e tij me presidentin Ilir Meta dhe protestën e 2 marsit thirrur nga presidenti në mbrojtje të Kushtetutës.

Duke folur për marrëdhëniet e tij me Metën, Berisha u shpreh se, sot “ai është President i vendit dhe kjo është e gjitha që e lidh të ”, dhe nga ana tjetër shtoi se “është i vetmi institucion legjitim në Shqipëri”.
Për protestën e 2 marsit, ish-kryeministri tha se opozita duhet të lexoj mesazhin që dhanë qytetarët duke i dhënë mesazh kryetarit të saj, Lulzim Basha për të mbajtur në një frymë veprimet e ardhshme opozitare.

“Opozita dhe PD uroj që ta lexojnë mirë mesazhin e mitingut të 2 marsit. Tregoi një revoltë të madhe ndaj narkoshtetit dhe Edi Ramës. Qytetarët e thjeshtë janë të gatshëm t’i përvishen uroj që opozita ta lexojë mirë këtë mesazh dhe t’i përgjigjet me një frymë me veprimet e ardhshme”, theksoi Berisha në një intervistë për Euronews.

LEXO EDHE:  Tryeza për Reformën Zgjedhore/ PD publikon qëndrimin e mbajtur në Këshillin Politik

LEXO EDHE:  Mosvotimi i reformës zgjedhore/ Sonila Meço jep alarmin

I pyetur se cili ishte roli i PD në këtë tubim të thirrur nga Presidenti, Berisha ia njohu të gjithë meritën Metës.
Ndërsa lidhur me faktin se nuk ishte në krah të Bashës, Berisha tha se, preferon të qëndrojë në qoshe për shkak të rrezikut të shtypjes nga turma.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja Babale/ Basha i dërgon letër ambasadores së SHBA

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar sot një letër ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim.

Mësohet se në letër Basha ka trajtuar akuzat për përfshirjen e dy vëllezërve të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, në narko-trafik. Basha i tregon ambasadores provat që PD i ka bërë publike përmes demokratit Ervin Salianji.

Kreu i opozitës ngre akuzat se sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për shkak të presionit politik të qeverisë, mdaje shkon më tej duke thënë se kanë bërë tentativa për t’i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS.

Një tjetër shqetësim që trajtohet në letër, është gjyqi ndaj Ervin Salianjit.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri mirëpret propozimet e opozitës

LEXO EDHE:  Tryeza për Reformën Zgjedhore/ PD publikon qëndrimin e mbajtur në Këshillin Politik

“Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme”, thuhet në letrën e Bashës, ku është përfshirë edhe një material përmbledhës për ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE