Connect with Us

“Reforma në Drejtësi ka dështuar”/ Berisha akuza të forta Dvoranit: Fshehu nga vettingu 100 mln lekë

Politikë

“Reforma në Drejtësi ka dështuar”/ Berisha akuza të forta Dvoranit: Fshehu nga vettingu 100 mln lekë

Publikuar

-

A do ta ngrisë Rama marrëveshjen e Zgjedhores?/ Berisha: Nga ky çfarë nuk pret

Ish kryeministri  Sali Berisha në një intervistë për Euronews Albania, tha se Reforma në Drejtësi po rezulton një dështim i plotë.

Sipas Berishës të gjithë drejtuesit e sistemit të ri janë zgjedhur në mënyrë të paligjshme, ndërsa ripërsëriti akuzat e tij ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani, teksa u shpreh se fshehu 100 milion lekë nga vettingu.

“Reforma në Drejtësi ka një dështim të plotë. Institucionet i kanë krerët në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta thotë se SPAK ngrihet jo më pak se 10 prokurorë.

LEXO EDHE:  “Aeroplani me drogë nga Dibra”/ Berisha publikon videon: Covid 19 dhe narkoflota aleatët më të mirë!

Kryetari i KLP duhet të jetë magjistrat dhe kreu i KED duhet të jetë magjistrat. Asnjëri nuk është. Dvorani ka fshehur 100 milionë dhe është mbajtur ndërsa të tjerët kanë ikur me 15 milionë të pa justifikuara”/CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Rama me qëndrim të prerë

Publikuar

-

Nga

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Rama me qëndrim të prerë

Kryeministri Edi Rama është shprehur i qartë se nuk do të ndryshojë sistemin zgjedhor, por është i gatshëm për hapjen e listave.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët për Reformën Zgjedhore, Rama tha se ne kemi sot një proporcional rajonal dhe kjo nuk preket dhe pavarësisht se nga ana e opozitës parlamentare është kërkuar kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi.

“Hapja e listave është një standard, formulat do të diskutohen. Hapja e listave nuk duhet të rrezikojë përfshirjen dhe përfaqësimin e grave në Kuvend. Thënë këto, dua të sqaroj se përse nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi (për hapjen e listave), jo opinion, por duke iu referuar kodin të praktikave të Venecias dhe një deklarate që ka bërë Venecia lidhur me mosndryshimit e legjislacionit për sistemin, ku thotë se janë tre elementët; sistemi në vetvete, ne kemi sot një proporcional rajonal dhe kjo nuk preket dhe pavarësisht se nga ana e opozitës parlamentare është kërkuar kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi.”-tha Rama.

Po ashtu, ai është shprehur i prerë se nuk do të preket as madhësia e zonave zgjedhore, por shtoi se KQZ do të preket sipas marëveshjes së arritur në 5 qershor.

“Madhësia e zonave zgjedhore, nuk preket. Dhe së treti KQZ, kjo preket, por si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit, jo prekje e sistemit që vjen jashtë konsensusit të 5 qershorit, pra produkt i kësaj. Ky është një ndryshim esencial, shumë më esencial se hapja e listave dhe derisa bëjmë këtë s’ka pengesë që të bëjmë tjetrën. Edhe kjo nuk përbën shkelje, se Venecia e sqaron se ‘nuk është absolute që jo që parathuhet, dhe pikërisht rregullimi në Kod i këtij ndryshimi është në diskrecionin e vendimmarrjes. Nga ana tjetër qoftë Venecia apo instancat e tjera cështje që lista të hapura, mbyllura, apo pragu, etj, i konsiderojnë mekanizma korrektues të një sistemi.

LEXO EDHE:  Berisha kundër Bashës/ Përgjegjës për situatën politike

LEXO EDHE:  Skandal në Ksamil/ Si po u bën ndere të pista Rama militantëve të tij

Sistemi nuk preket, mekanizimi korrektues është në funksion të asaj që palët gjykojnë si përmirësim. Dhe e fundit që kam, lidhja e këtij procesi dhe vënia e kunjës se duke u prishur marrëveshja e 5 qershorit është krejtsisht e pabazë. Marrëveshja e 5 qershorit nuk mund të preket nga ne dhe këtu është ngërci i vetëm që kemi me opozitën parlamentare dhe ne do të kërkojmë deri në fund që të mos insistojnë në ndërhyrje për administrimin e zgjedhjeve, ky është problemi i tyre, ata janë kundër që të kryhet nga partitë. Kundër kam qenë edhe unë.”-u shpreh Edi Rama.

Sa i takon akuzave të opozitës jashtë parlamentare, Rama i cilësoi si marëzi, pasi sipas tij hapja e listave nuk prish marëveshjen.

“Kështu opozita jashtë parlamentare ka zero alibi për të kërkuar apo pretenduar garancitë, se është pjesëmarrje në proces. Ideja se hapja e listave prish marrëveshjen është një çmenduri. Kërcënimet nuk e ndihmojnë procesin, peng PS-në dhe Kuvendin nuk e merr dot askush nga jashtë kuvendit, as me forcë as me shantazhe. Rrugët e padenja për të garantuar shumica për ta cuar sistemin drejt ndonjë ndryshimi që do të prodhonte rënie të cilësisë së demokracisë, por që të diskutosh si problem hapjen e listave dhe ta konsiderosh cenim të integrimit është marrëzi” tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju qofshi si jeni kaq naivë”/ Thirrja e fortë e deputetit: Tenderi 15 milion euro nuk ndryshon asgjë për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës parlamentare, Arlind Çarçani i ka drejtuar një apel të fortë kolegëve të tij, në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Çarçani thekson se ajo që po kërkohet të votohet nuk është reformë, por marëveshje, e cila në thelb nuk ndryshon asgjë për shqiptarët.

Gjithashtu ai thekson se tenderi 15.5 milion euro për identifikimin elektronik, që do të jetë me kartën ID e jo me shenjë gishti. Dhe kjo, sipas tij nuk ndalon as votimin familjar, se një anëtar i familjes çekon kartat ID të gjithë familjarëve të tjerë.

“Ju qofshi si jeni kaq naivë!

Kërkoni të votojmë marrëveshje dhe jo reformë. Ju akoma nuk e kuptoni, që s’ka reformë, por një marrëveshje që një komisioner i Partisë Republikane, kalon komisioner për LSI e çfarë ndryshon këtu për shqiptarët?

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bashkë me dy komisionet ad-hoc që ngrihen, nuk sjellin asnjë ndryshim e asnjë garanci.

E dmth çfarë ndryshon këtu për shqiptarët?!

Tenderi 15.5 milion euro për identifikimin elektronik, që do të jetë me kartën ID e jo me shenjë gishti. Kjo nuk ndalon as votimin familjar, se një anëtar i familjes çekon kartat ID të gjithë familjarëve të tjerë. Venë çunat e Damjanit me 100 karta ID, dhe votojnë pa i shqetësuar njeri, dhe e kanë më të lehtë se nuk firmosin, por thjesht çekojnë. E përsëris ku është garancia për Shqiptarët?!

Ku është reforma, kur votat tona do të vazhdojnë ti numërojnë e menaxhojnë militantët? Kur deputetin e zgjedh kryetari e kur emigrantët nuk votojnë dot? E siç themi ne kolonjarët: “ku ishe, hiç gjëkundi; çfarë bëre, hiç asgjë”.-shkruan deputeti.

Më tej, ai thekson se marëveshja dëmton partitë e vogla, të cilat do të “masakrohen” nga PS, PD dhe LSI.

“Pale kur dëgjoj këta kryetarët e Partive të vogla, bien dakort që votat t’ua masakrojë PS PD LSI, kjo është akoma më qesharake.

LEXO EDHE:  Berisha: Ilir Meta pranoi krimin e tij të shëmtuar!

LEXO EDHE:  “Gjueti shtrigash në arsim”/ Pushohet mësuesja pas 38 vitesh punë

Këta na e dashkan më shumë se ne integrimin e Shqipërinë, që zbythen me një shikim shtrembur!

Deputetë që dolën dje në mbështetje të marrëveshjes së 5 qershorit, ndërkohë që ne merrnim vendime politike, për të mbështetur pa kushte Reformën në Drejtësi,ngritjen e SPAK dhe BKH ata braktisnin sallën dhe thyenin vendimet.

Atëhere, përse nuk i dëgjonit ndërkombëtarët, e sot dilni e flisni e mashtroni, se po e bëni për ta?!

Po për shqiptarët cfar po bëni? Per çfarë u zotuat kur morët mandatet? apo tani ju shkel syrin Partia, për t’iu bërë ndoshta magazinier ndërmarrje, kur të vijë në pushtet.

Si dhe një përgjigje për zotërinë, që bën presion se i paska nja 11 deputetë me vete.

Zotëri i nderuar, unë dhe kolegët e mi kemi votuar Lulzim Bashën për Kryeministër në 2017, kurse ti ke votuar dhe ke zgjedhur Ramën.

Ndaj para se të dalësh të bësh të zgjuarin në TV, dil e kërkoju ndjesë shqiptarëve, që ke zgjedhur këtë Kryeministër, pastaj dil e blej deputetë për të kaluar në Kuvend marrëveshjen.”-thekson deputeti.

Më tej, ai shprehet se nuk do të tërhiqet nga kërkesa për hapjen e listave, depolitizimin e komisioneve dhe të mundësojnë votën e emigrantëve.

“Një Zot e di, se kujt i shërben ti e s’të ka ngelur parti pa aderuar.

Ndaj të nderuar, qytetarë Shqiptarë ne jemi të vendosur: të hapim listat, të depolitizojmë komisionet, të mundësojmë votën e emigrantëve, e po nuk patëm kohë i bëjmë zgjedhjet në vjeshtë se nuk na shtrëngon gjë për 3 muaj.

Për ju që do thoni, se po kërkon shtyrjen, për të zgjatur jetëgjatësinë në Kuvend, ju informoj se sipas Kushtetutës, kurdo të mbahen zgjedhjet mandati i deputetit mbaron në Shtator.

Ndaj të bëjmë reformë e hajdeni ta votojmë që edhe OSBE e ODHIR mos lodhen të bëjnë raporte me problematika në Zgjedhjet e 2021.

Pavarësisht merkatos, ne jemi të vendosur që të bëjmë reformë.”-përfundon deklarata.

LEXO TE PLOTE

Politikë

PS mbështet hapjen e listave/ Nuk preket pakti me PD dhe LSI

Publikuar

-

Nga

PS mbështet hapjen e listave/ Nuk preket pakti me PD dhe LSI

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me median lidhur me reformën zgjedhore.

Gjatë këtij takimi, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh se mazhoranca socialiste e mbështet hapjen e listave, por kjo është nismë e pavarur, që nuk prek draftin e marrëveshjes së 5 qershorit me PD-LSI.

“Na rezulton se shqiptarët duan që të shprehin një votë jo vetëm për kryetarin e partisë, por edhe një votë për njërin për kandidatët në listën e secilës prej partive që marrin pjesë në zgjedhje. Ne e mbështesim në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare. Ky është një hap i rëndësishëm për një demokratizim më të plotë të jetës politike në vend. PS-ja ka qenë refleksion i asaj që do shumica dhe në këtë këndvështrim, mbështesim një hapje të listave, që mund të garantojë garancitë e përfaqësimit të drejtë gjinor, që të mos kemi vetëm burra në parlament. Procesi për hapjen e listave ecën në mënyrë të pavarur nga drafti i 5 qershorit. Në kodin zgjedhor është depozituar në 1 korrik, në 15 korrik komisioni i ligjeve do i diskutojë dhe nuk do të preket asnjë prej atyre. Janë dy procese që ecin në mënyrë të pavarur nga njëra tjera” tha ai.

LEXO EDHE:  “Nëntë orë në pritje”/ Kompania ajrore tallet me pasagjerët

LEXO EDHE:  Berisha kundër Bashës/ Përgjegjës për situatën politike

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se “Është momenti për të deklaruar një qëndrim të formësuar pas një procesi të gjatë dhe të vonuar për hir të së vërtetës për reformën zgjedhore. Arsyet e vonesave ju i dini dhe kur në Kuvend ka hyrë në proces sipas të gjithave rregullave qoftë pasqyrimi pikë për pikë i marrëveshjes me opozitën jashtë parlamentare, qoftë edhe nisma e opozitës parlamentare”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE