LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Probleme fizike dhe mendore/ Jeta tragjike e Çarls Darvinit, “babait” të teorisë së evolucionit

5 Mars 2020, 07:44, Blog CNA
Probleme fizike dhe mendore/ Jeta tragjike e Çarls Darvinit,

Bota e njeh si ?babain? e teorisë së evolucionit. Shumëkush e njeh edhe si kundërshtar të fortë të fesë. Por Darvini, ishte shumë më tepër sesa thjesht një shkencëtar. Ai ishte një person kompleks, që pati me jetë të vështirë midis tragjedive, vuajtjes dhe vetë-dyshimit.

Ai nuk e paraqiti teorinë e tij të famshme plot vetëbesim. Përkundrazi, u trondit shumë nga teoritë e tij, saqë hezitoi për dekada para se të vendoste përfundimisht t?i botonte ato. Tragjedia e parë e jetës së tij, ndodhi kur ai ishte vetëm 8-vjeç. E ëma vdiq nga ?dhimbje e fortë e barkut?, nga një shkak që nuk u bë kurrë i njohur.

Disa historianë, teorizojnë që ajo vuante nga një formë e sindromës ciklike të të vjellave, e cila është një çrregullim gjenetik që shkakton episode kronike të të vjellave, pa ndonjë shkak të dukshëm. Nëna e Darvinit dhe disa nga fëmijët e saj, duket se vuanin nga një stomak i dobët.

Sindroma ciklike e të vjellave, nuk është zakonisht fatale në vetvete, por të sëmurët mund të pësojnë dehidrim të rëndë, apo ndërlikime të tjera potencialisht të rrezikshme.

Pas vdekjes së nënës së tij, për Darvinin u kujdesën morën motrat e tij më të mëdha, që ishin shumë kritike ndaj tij. Kjo sjellje e tyre, mund të ketë pasur një ndikim te Darvini. Dëshira e tij për ta mbrojtur veten nga kritika, orientoi shumë nga zgjedhjet që bëri gjatë gjithë jetës së tij, dhe luajti një rol në vonimin e botimit të veprës së tij

Në kohën e Darvinit, ishte e zakonshme që prindërit të prisnin që fëmijët e tyre të merrnin përsipër biznesin e familjes, apo të mësonin profesionin e tyre. Babai i Çarlsit ishte një mjek i suksesshëm. Ai nuk dyshonte se djali i tij nuk do të vazhdonte shkollën e mjekësisë.

Dhe në fakt, ai nisi studimet në këtë degë në Universitetin e Edinburgut, por i braktisi ato pasi nuk duronte dot teksa shihte gjakun. Pas kësaj, Darvini u diplomua në Kembrixh në përgatitje për t?u bërë prift. Robert Darvin u tmerrua nga dështimet akademike të të birit, por edhe më shumë nga fakti që Çarlsi pëlqente të koleksiononte insekte, dhe të studionte botanikën dhe gjeologjinë.

?Do të jesh një turp për veten dhe tërë familjen tënde!?- i shkruante në një letër i ati. Shkëncetari i famshëm, ishte i sëmurë për pjesën më të madhe të jetës. Përveç të vjellave ciklike të trashëguara nga e ëma, Çarlsi vuajti sidomos në pleqëri nga ekzema, vertigo, dhimbje në nyje etj. Pavarësisht sëmundjeve, ai ndërmori udhëtimin e tij të famshëm në bordin e anijes ?Beagle?. Dhe refuzoi të konsultohej më parë tek mjeku, nga frika se ai do ta këshillonte të hiqte dorë.

Por veç sëmundjeve fizike, ai vuajti edhe nga sëmundje mendore. Kur i ati Robert Darvin vdiq në vitin 1848, Çarlsi pësoi një krizë nervore. Ekspertët sot mendojnë se ai mund të ketë vuajtur edhe nga depresioni. Ndërkohë bashkëshortja e tij Ema Darvin ishte një e krishterë e devotshme.

Dhe idetë jo aq në përputhje me fenë të burrit të saj e shqetësuan.

Ajo druhej për shpirtin e burrit të saj, por kryesisht sepse nuk do të mund ta kalonte përjetësinë me të. Pasi ai do të ishte në ferr, duke ecur këmbëzbathur mbi qymyr të ndezur, ndërsa ajo do të ishte në parajsë duke luajtur në harpë dhe ngrenë ëmbëlsira ??gjithë ditën.

Duhet theksuar se Ema ishte gjithashtu kushërira e tij e parë, pra vajza e dajës. Edhe pse normat sociale të kohës, e lejonin një bashkim të tillë, Darvini nisi të kuptonte rreziqet e të pasurit fëmijë me dikë që është gjenetikisht i afërm. Pjesa më e madhe e hulumtimeve që kreu ndërsa po zhvillonte teorinë e tij të evolucionit, përfshinin kryqëzimin brenda një gjaku.

Dhe ai pa me sytë e tij, se ajo shpesh prodhonte pasardhës që ishin më të dobët se sa prindërit e tyre. Ai madje i shkroi në një rast një miku të tij, duke përmendur ndër të tjerat se fëmijët e tij nuk ishin ?shumë të fortë?. Sot është e vërtetuar se martesa me të afërm të gjakut, mund të shkaktojë anomali të dukshme gjenetike.

Fëmijët nga martesa të tilla, mund të jenë më të prirur për t?u prekur nga sëmundje infektive. Dhe në fakt, 3 nga fëmijët e Darvinit vdiqën nga sëmundjet infektive, para se të arrinin në adoleshencë. Teoria e evolucionit, është një nga idetë më të rëndësishme shkencore në histori. Por Darvinit iu deshën 20 vjet, para se të ndjehej i gatshëm që ta botonte atë para publikut. Në vitin 1858, Darvin mori një letër nga shkencëtari Alfred Uollas. Ai ishte i frymëzuar nga Darvin, dhe ndërmori një udhëtim të ngjashëm, ku do të zhvillonte në mënyrë të pavarur në teorinë e tij të përzgjedhjes natyrore.

Ai i kërkoi Darvinit këshilla se si t?i botonte idetë e tij, dhe kjo e nxiti Darvinin të nxitojë t?i botojë i pari teorinë e tij. Ajo u prit në fillim ftohtë nga shkencëtarët e tjerë, që e etiketuan madje ?të ndyrë, dhe pa baza shkencore?.

Në fakt të gjithë, dhe jo vetëm akademikët ishin të mërzitur nga pohimi indirekt i Darvinit, se ndoshta qeniet njerëzore kishin evoluar nga majmunët. Kritikat e forta e nxitën të ndryshonte shumë pjesë të teorisë. Çarls Darvin vdiq në moshën 73-vjeçare./ Grunge.com-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga