Connect with Us

Parashikimi i motit për nesër/ Ja si pritet të jenë temperaturat

Sociale

Parashikimi i motit për nesër/ Ja si pritet të jenë temperaturat

Publikuar

-

Praditja e të premtes parashikohet e të jetë me mot të qëndrueshëm, por duke nisur nga orët e pasdites vranësirat do të shtohen duke gjeneruar në rreshje shiu me intensitet deri mesatar.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, temperaturat e ajrit do të rriten në mengjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga -1°C deri në 18°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar  dallgëzimi 6 ballë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Për dy javë zhduket koronavirusi nga planeti”/ Ruzhdi Metali tregon terapinë që duhet përdorur

Publikuar

-

Nga

Ruzhdi Metali është mjeku alternativ i cili është vënë shpesh në qendër të vëmendjes pasi pretendon se shëron sëmundje për të cilat edhe shkenca has vështirësi duke dhënë kura.

“Si të shpëtojmë ne dhe njerëzimi nga Covidi, çfarë ilaçi të përdorim?”, ka qenë një nga pyetjet e qytetarëve për Ruzhdi Metalin.

Doktori alternativ thotë se duhet të bëhet infektimi në masë i populates përveç të moshuarve.

“Vetëm për dy javë koronavirusi zhduket nga planeti po ta shërojmë ne. Unë them që të infektohen të gjithë njerëzit përveç pleqve, të marrin zink, të përdorin specin djegës pluhur. Personave që janë me Covid dhe me probleme madhore të shtruar në spital me intubim, duhet të bëjnë dializë. Unë mendoj që gjithë pleqtë për dy javë t’i mbajnë në një terapi të veçantë, ndërsa rinia të infektohen se krijon imunitet trupi. Ozono-terapia e shëron përnjëherë koronavirusin, nuk e lejon virusin në trup, shëron edhe kancerin. Ka spitale private që e bëjnë, jo në Shqipëri. Kur blini maskat, hekurosini”, tha Metali në “Zonë e Lirë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ulen temperaturat, kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Mëngjesi i kësaj të shtune do të nisë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Pas mesditës priten shtim të vranësirave por pa sjellë reshje shiu. Në të njëjtat kushte atmosferike pritet të kushtëzohet edhe nata. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur velerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti vjen me surpriza/ Pritet dëborë në ditët e fundit të nëntorit

Publikuar

-

Nga

Ditën e shtunë moti në vend do të nisë i kthjellët, por gradualisht prej mesditës vranësirat do të vijnë në dendësim në jugperëndim. Më tej, do të shtrihen drejt lindjes. Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina. Era do të fryjë juglindje-jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 ballë.

Nga ana tjetër, ditën e dielë në vend do të mbizotërojë moti i vranët me intervale të shkurtëra me diell. Prej orëve të mesditës, do të nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në jug, do të fitojnë intensitet deri mesatar.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se në zonat malore do të bjerë dëborë e dobët mbi 1500m, ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e dëborës do të përfshijnë lartësitë mbi 900m në verilindje. E pranishme do të bëhet mjegulla e mjegullina në lugina. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare dhe hera herës e vrullshme, duke u pasuar nga valëzim i forcës 5 dhe 6 ballë në brigjet e Jonit, ndërsa temperaturat do të pësojnë luhatje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE